Sa të vjetër që jemi ! Perandoria Hitite në Azinë e Vogël

Kjo është harta e Azisë së Vogël ( një pjesëje të saj ) ku sot shtrihet Turkia më shumë gjerë se gjatë. Në këto toka janë shtrirë të parët tanë ; në këto toka janë thyer epokat e historisë së lashtë me të mira dhe të këqijat e saja Mbi këto toka janë ngritur dhe çthurrë mbretëri e perandori , njëra pas tjetrës me epokat e tyre të shkëlqimit dhe ngrysjes . Historia e pa mëshirshme i ka gërryer gjurmët e saja mbi kurrizin tanë e fatbardhësisht sa do që mohohet ajo ishte e jona e ne jemi trashëgimtarët e saj të pa kontestueshëm. Me ne dhe mbi ne u krijuan popuj dhe civilizime ; u bënë ndërrime të mëdha historike, por gjeografia që nga përmbytjet e mëdha nuk ka ndryshuar dhe kah do që të ecim e gjejmë vetveten.

Ja edhe Yazilkaya -ja e sotme në Anatolinë Qendrore ishte dikur një qendër e madhe e civilizuar . vendi i shenjt i kryeqytetit të Perandorisë Hitite , Hattusa. ( ndër ne , ende vajzat tona quhen Hatushë, Hatushe)
 Ky ishte vendi i shenjt i Hititëve i ndërtuar mbi shkëmbinjtë e Hatuses. Këtu ishte panteoni i perëndive Hititë . Jemi në shekullin e 16-të para Kr. dhe shkrimi flet për Hititët e deri të shekullit 12-të . Kur u shuan Hititët me te gjitha mrekullitë e tyre , zinxhiri pellazg nuk u ndërpre – u ngritën Frigjët , dhe kështu me radhë deri tek Aleksandri i Madh ..por vazhdimësia pellazge u ndërpre me ardhjen e selgjukëve .
 

Hatusha historike ende shihet në rrënojat e Yazilkajasë ; vendi i shenjt i Hititëve nga gdhendje në shkëmb.’ dy dhomat e mëdha e pa mbulojë ku kryheshin zakonet e kohës .

 Reliefi në shkëmb , 12 perënditë nëntokësore hitite , dhoma B

 

16.03.17
Gjakove

 

Shperndaje ne
Updated: 16 Mars, 2017 — 10:57

The Author

Fahri Xharra

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.