Letërsi Shqiptare: Kasam ShAQIRVELA- SIÇ NUK MA DO SHPIRTI

ASHTU SIÇ NUK E DOJA

© Kasam ShAQIRVELA

E…kotë,..
Në kthimin tim
Të shumpritur
Për t’u gëzuar,
Nuk më priste Djelli
Si më parë
Dhe u mërzita fort
Se të gjeta të shkretuar
Ashtu si nuk e doja

Të të shoh kurrë…
Çati të rëna…

Me bedena të thyer
Oxhaqesh të tymosura
Nga vatra të fikura
Në djegien e pasosur
Magje përmbys të kthyera
Kushedi me sa mynxyra
Nga bukëshkalët…dhe
Sa shpresa të thyera
Përherë për ne,
Të përvalët…
Me sagën e gjatë…
Hedhur përmbi shpinë
Aq sa e kishte bërë loja
Për lirinë e prangosur
Në shenjë feste tek ne
Qëkur na bëhet ploja
Mes nesh, ne të inatosur!
Përse vallë..?
Kujt t’ia lëmë,
Trashëgim hasmëritë… dhe
Krimbat që po na e hanë palcën?!

© Kasam ShAQIRVELA

Shperndaje ne
Updated: 5 Janar, 2022 — 15:22

The Author

Kasam SHAQIRVELA

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.