Ndërgjegjësimi Kombëtar dhe thyerja e propagandës sllavo-turko-greke,problemet madhore të Shqiptarëve dhe Shqiptarisë

per shkriminSajmiri_ndrecaj01Shkruan: Sajmir Ndrecaj

Problematikat tona janë nga më të ndryshmet,por ato më madhoret e më urgjentet për tu zgjidhur(për çështjen Kombëtare) janë me siguri ndërgjegjësimi Kombëtar dhe thyerja e propagandës sllavo-turko-greke ne sytë e botës kurvë e “naive”.

Ndërgjegjësimi Kombëtar është ai më i rëndësishmi,para se ti tregojmë të tjerëve se cilët jemi,duhet më parë të mësojmë të vërtetën tonë…Për aq kohë sa bijtë e këtij Kombi jetojnë me ndjenjën e të qënit inferior ndaj të tjerëve,është e kotë të kërkosh një krenari Kombëtare,për aq kohë sa bijve të këtij Kombi nuk i vlon gjaku,nuk i rreh fort zemra e nuk i bëhet mishi kokërr kur e ndëgjojnë himnin Kombëtar apo çfarëdo lloj vargjesh të tjera që lidhen me Kombin,të shkruar nga mendjendriturit tanë kohë pas kohe,është e kotë te pretendosh për një atdhedashuri mbarëpopullore.Për aq kohë sa prindërit tanë nuk na e mësojnë gjuhën e ëmbël e hyjnore që në djep,e nuk na e ushqejnë dashurinë për lirinë e popullit dhe atdheut,është e kotë tëe pretendosh se je bir i Shqipes.Për aq kohë sa i gjith populli ynë nuk bindet për prejardhjen e stërlashtë Pellazgo-Yllire(Ilire) e atë Arbërore,i gjith gjaku i dëshmorëve tanë shkon më kot,pasi ata luftuan për liri,por edhe për mos asimilim,për gjuhë e kulturë,per identitetin tonë(që ditët e sotme është i shtrembëruar nga format më të ndryshme të mundshme)

Siç përmenda pak më lart,ndërgjegjësimi Kombëtar duhet të nisë që në djep,nga prindërit dhe nga gjyshërit(nëse ende jetojnë).Që në vegjëli biri dhe bija e Shqipes duhet të ndëgjojnë ninullat e famshme të nënave Shqiptare,legjendat e gjyshit,të cilat i ka ndëgjuar vet nga gjyshi i tij,dhe ia përçon nipit/mbesës bëmat e heronjve të kësaj toke,duke nisur me mitet e 12 Zotave,me qendër Dodonën(Mali i Tomorrit),krijimin e tyre,kuptmin e emrave të tyre,e më pas me bijtë e tyre,gjysëm Zotat,që u bene heronjte e banorëve të gjithë tokës së njohur deri atëheë.Vazhdojmë me Aq të Lehtin(Akilin),e rënë nga qielli,luftëtarin e pavdekshëm Pellazgo-Yllir(Ilir).Lekën e Madh,atë që leu si në ëndërr(Aleksandrin e Madh të Maqedonisë),ai djalosh i ri Yllir(Ilir) që pushtoi të gjithë botën e njohur,lindur nga dy prindër Yllirë(Ilirë).Pirron e Epirit legjendar,komandantin e zotë që bëri Romën të dridhej me ushtarët e tij Molosë,Thesprotë e Kaonë(fise Yllire-Ilire).

A thua ma kaq mbaroi?-Jo jo,vjen Gjergj Kastrioti,tmerri i Osmanlinjve,ai që për 25 vite mbajti të paprekura këto toka,këto troje të Shqipeve.Po ai trim Suliot,ai Marko Boçari,Çerçiz Topulli e Ded Gjon Luli,pushka e parë e lirisë së Dardanisë(Kosovës),Zahir Pajaziti e baca Adem Jashari.A mund të mos i mësojmë bijve tanë për bëmat e Komandant Telit,i cili prishte rradhët e ushtrisë sllavo-”maqedonase” kur ishte ne frontin e luftës.A mund të mos i mësohet bijve tanë për legjendën e Gjergj Elez Alisë,i cili me 9 plagë e mbrojti nderin e familjes,apo atë të Kostandinit,që e mban Besën Shqiptare dhe pas vdekjes,kreshnikët Mujin e Halilin e shum e shum të tjera.

Kemi shumë për ti dhënë kësaj toke,shumë për ti lën trashëgim bijve e nipave tanë,shumë për ç’ka te mburremi,shumë per ç’ka të jemi krenarë,shumë për të vazhduar luftën për një ideal e qëllim madhor,mosasimilim në diçka tjetër që s’ka lidhje me Kombin tonë hyjnor e Bashkimin Kombëtar.

Është e domosdoshme që dhe pas djepit,në bankat shkollore mësuesit të jenë të aftë ti përçojnë nxënësve tanë dijen e duhur,bashkë me atë dije,dashurinë për atdheun,për familjen,për lirinë e krenarinë e të qënit Shqiptar.Shoqëria jonë duhet të formohet në mënyrë që të kuptojë në kohë propagandat e të distancohet prej tyre.Kemi shumë gjera të mbetura peng,shumë amanete për të çuar në vend,e hapi i parë për të qenë të qetë me veten,e heronjtë tanë të prehen në paqe,është ndërgjegjësimi mbarëpopullor Kombëtar.Të jemi sërish ne bijtë e Shqipes ata Pellazgë,ata Ylirë(Ilirë) ata Arbërorë,të “mposhtur” e të “nënshtruar” nga historia e propaganda,por gjithmonë krenarë,krenarë e besnikë,mikpritës e trima,të etur për liri e të lirë për t’ia marrë këngës së bukur në gjuhën Shqipe!

Nëse problemi i parë realizohet në një masë të konsiderueshme,atëherë është e nevojshme që dhe problemi i dyë të zgjidhet,të thyhet ai mendim i botës për ne(i ardhur nga propagandat e shumta slla-turko-greke).

Ai mendim që personalisht jam shokuar sa her kam të bej në komunitete ndërkombëtare në rrjetet sociale.Dikush na quan turq,dikush tjetër vrasës,grabitës,por edhe trafikantë drogërash por edhe të organeve njerëzore,e shum epitete të tjera na kane vendosur.

Ne nuk jemi perfekte,populli ynë i mençur ka thënë “Nuk ka pyll pa derra” ,dhe ne si çdo shoqëri tjetër i kemi elementët negativë që plotësojnë njeriun në tërësi,por (pa dashur të justfifikohem) edhe Amerika i ka ato elementë,edhe Gjermania,Italia,Franca apo kushdo shtet tjetër i botës.Problemi nuk qëndron tek Shqiptarët,por tek problemet sociale globale,që kanë përfshirë të gjithë rruzullin tokësor,por le ti mësojmë botës disa gjera interesante…

Në luftën e dytë botërore,pas kapitullimit të Italisë,në Shqipëri erdhi një pushtues i ri,Gjermania naziste,dhe çdo ushtar i mbetur Italian kërkohej për tu marrë në dorëzim nga ushtria Gjermane.Çfar bën Shqiptarët?!Edhe pse Italianët pak kohë më parë i kishin vrarë,djegur e plaçkitur,sërish i morën në shtëpi,i dhan strehim,ushqim e veshmbathje,por mbi te gjitha i dhan Besën e i shpëtuan jetën,pa menduar të hakmerreshin,por shikuan tek to disa njerëz të pambrojtur në mëshirë të fatit.

Jemi sërish në të njëjtën periudhë,masakrat e mëdha që Gjermanët nazistë kryen kundrejt Hebrenjvë(Çifutevë),kush ishin ata qe i dhan ndihmën më të madhe atyre njerëzve të pafajshëm,të paarmatosur e të braktisur nga fati?!A shikuam ne përkatesinë etnike apo fetare të tyren?!-Jo mor jo,ne,Shqiptarët i mbrojtëm,në disa raste dhe me jetën tonë,pasi mikpritja Shqiptare është e shenjtë,Besa e Shqiptarit është akt që jepet e kurrë nuk kthehet.A duhet të flasim për minoritetet?!Ku Shqipëria është ndër vendet e para në botë që ruan e respekton çdo të drejtë të minoriteteve,në bazë të ligjeve e konventave ndërkombëtare.

A duhet të flasim për Nënëe Terezen?Ajo qe me dashurinë e saj për jetën dha një nga kontributet më të mëdhenj humanë për njerëzimin.

Atëherë pse bota na sheh ndryshe?!

Pse makina propaganduese sllavo-turko-greke ka aq efekt në botë?!

Ata(sllavo-turko-greket) kanë potencialin e mundshëm ekonomiko-politik,por ne kemi të drejtën,e një ditë e drejta do dalë në dritë e do mbizotërojë,me punë,me djersë,me pendë e pushkë(nëse është nevoja,gjë që nuk e dëshiroj,pasi nënat tona kanë vuajtur mjaftueshëm).

Çfar na duhet?!-Kemi nevojë për një Akademi Shkencash Kombëtare që të punojë për të mirën e Kombit e popullit tonë,të hulumtojë,e të paraqesë të vërtetën bazuar në fakte,dorëshkrime,gjetje arkeologjike e prova ADN-je.Kemi nevojë për historianë e shkencëtare të zotë,por mbi të gjitha patriotë(jo nacionalistë,s’duhen ngatërruar këto dy terma).Kemi nevojë për një media e gazetari profesioniste që të ndihmojë në mirinformimin e populit..Një brez i ri patriotësh politikanë(sido që të jetë puna,përfshirja ne politikë të jep fuqi zëri,rëndësi ka mos tradhtia e idealeve),që me anë të grupeve diplomatike të mund ti pasqyrojnë botës Shqiptarët e vërtetë,ata humanët,trimat,besnikët e mikpritësit,ata Shqiptarët që i dhanë qytetërimin e lirinë shum vëndeve te Europës,Azisë e Afrikës,ata që jetojnë për një ëndërr,e ëndërrojnë një të ardhme,Shqipërine Natyrale,ashtu siç Zoti e fali dhe e krijoi…me fustanellën Çame,xhamadanin Malsor,brezin Arbëror,opingën Labe e plisin Dardan…

Shqiptarisë i duhem unë, Shqiptarisë i duhesh ti, Shqiptarisë i duhemi të gjithë, pa dallim feje, krahine, partie a ideje…Shqiptarisë i duhen Shqiptarët!

NDËRGJEGJËSOHU!

Nga Preveza në Tivar, jam krenar që jam Shqiptar!

Shperndaje ne
Updated: 17 Qershor, 2015 — 05:35

The Author

Sajmir Ndrecaj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.