Shqiptarët ortodoks të viseve shqiptare të Kosovës, Malit të Zi, Serbisë dhe Maqedonisë, na mbetën si të ndarë dhe ne i quajtëm shkije! Falë shkizmës. Mirëpo, a e merituan ata këtë veçim? Kush ishte shkaku që ata mbetën të ndarë nga trungu shqiptar? Dhe me kalimin e kohës ata (por jo të gjithë) e gjetën veten diku tjetër, me të njëjtën fe por me një gjuhë tjetër. Ndërrime shumë të mëdha ndodhën në kombin tonë. Pse ata (shkijet -shqiptarët ortodoks, të viseve të përmendura më lartë) me lehtë e kishin për të jetuar nëse e flasin një gjuhë tjetër se sa të ishin ortodoks dhe të flisnin shqip? Kush e favorizoj këtë gjendje? Dhe, kush përfitoi nga kjo? Nëse e përcjellim me vëmendje historinë e përtëhuajsimit tonë, në këtë rast të shqiptarëve ortodoks, do të shohim se një rol të madh e luante fakti pse të tanët nuk e krijuan më herët dhe shumë më herët Kishën Ortodokse Autoqefale Shqiptare.
Deri me ardhjen e turkut e gjerë në shekullin XV-të, nuk kishte shtet serb, nuk kishte organizim të një shteti të mirëfilltë serb. Vladimir Çoroviq, në historian serb shkruan: “Dushani e krijoi një principatë e cila nuk ishte serbe, por e përzier, e përbërë nga Serbët, Helenët dhe Arbanasit (Shqiptarët). Qëllimi tij ishte që të pushtonte Konstantinopolin dhe të bëhet trashëgimtarë i Imperatorisë së kohës. Car dhe si i tillë, sundimtar i Ballkanit dhe i serbëve të tij (?) (në atë kohë serbët ishin në pakicë e Car Dushani- arbanas ortodoks.)”. Ndërsa studiuesi tjetër serb Lazo Kostiq shton: “ Nemanasit (Nemanjiqët-sipas atij) kishin mundur të sundojnë Bizantin, por jo serbët” (Sepse nuk kishte Serbi). Historia serbe flet ndryshe, flet ndryshe dhe e gënjen historinë ndryshe. ( për me shumë lexojeni . “Kush janë shkijet (2 )” nga Fahri Xharra)
Por, shtrembërimet historike nga të tjerët për ( se nuk kishim gojë për të folur !!!) e katandisen jo vetëm historinë por edhe popullin tonë si mos më keq.Me miliona shqipëtar u bën turq , boshnjak sepse e kishin të lehtë se ishin musliman , e në anën tjetër u sllavizuan dhe u grerqizuan si ishin të fesë ortodokse. Fatkeqësia është edhe më e madhe ,që edhe në ditet e sotme kur “ mësuam shkrim –lexim “ na dalin shtembëruesit tjerë autokton ,shqiptarë me fytyra të dyfshta dhe flasin e shkruajnë jo për në por për ata që na sollën në këtë gjendje. Nje fare profesori (Prof. Nexhat Ibrahimi nga Prizreni , i edukuar në frymën e Alija Izetbegoviqit në Sarajevë ) e mbeshtjellë token tonë me një histori e cila nuk qëndron “as në tokë e as në qiell:: “(1) Pushtimi romak i trojeve ilirike bëri që një pjesë e popullit vendas, veçan qendrat, herët të bien nën ndikimin politik e ekonomik, e më pastaj edhe religjioz, kulturor e shoqëror.
Ky proces quhet romanizim. Më vonë, duke filluar nga shekulli IV, filloi, nëpërmjet pushtuesve romakë, edhe kristianizimi i trojeve tona. Mirëpo, që në fillim një pjesë e popullsisë vendase i bëri rezistencë të madhe pushtuesit të huaj, duke refuzuar njëkohësisht edhe romanizimin edhe kristianizimin. Kjo pjesë e popullsisë, mjaft e konsiderueshme, qoftë tërësisht duke e refuzuar romanizimin e kristianizimin, qoftë vetëm formalisht duke e pranuar atë, sa për t’iu shmangur zhdukjes fizike, u përballoi vështirësive kohore dhe në shekullin VIII e më vonë u ndesh me kulturën arabo-islame.
Kjo ishte realitet sidomos në pjesën lindore të Dardanisë, d.m.th. në Kosovën e sotme, në pjesët lindore të Serbisë së sotme dhe në një pjesë të Maqedonisë. (Prof. Nexhat Ibrahimi ) (2) Me keqardhje duhet konstatuar se hulumtimet në këtë fushë janë nën çdo nivel, ndaj shkencëtarët e painformuar injorojnë realitetin historik se një pjesë e trojeve dardane dhe ilire përgjithësisht, më herët është islamizuar se që është kristianizuar. Shembulli i peçenegëve, muslimanëve në mbretërinë bullgare, i turqve vardarianë dhe i pranisë muslimane në bregdetin ilir më se një shekull e gjysmë, është i qartë dhe kërkon studime më të hollësishme në të gjitha segmentet e mundshme. Në anën tjetër, me këtë realitet, deri tash të heshtur, të parëve tanë muslimanë do t’u bëhet e padrejtë duke thënë se kanë qenë katolikë, por Turqia i bëri me dhunë muslimanë! Parullat e tilla, si duket, do t’i përdorin vetëm mediokrët dhe sharlatanët shkencorë, por jo edhe shkencëtarët e mirëfilltë. ( Prof Nexhat Ibrahimi ) Pra ?
Kemi edhe Historian të tjerë të cilët përkundër vlerave të tyre që i kanë, në disa raste “ rrëshqasin” dhe padashtas ( apo me dashje krijojnë huti në opinionin e interesuar shqiptar ) dhe i mohojnë apo as që i cekin disa periudha të cilat i dalin në mbrojtje të qenjes sonë shqiptare në këto toka, Jahja Dranqolli , prof .dr. Historiani Drancolli me kete bisede tregoi se eshte perfaqesues i denje i shkolles nacional-historike serbe. Nuk eshte cudi pse ky me ekipin e “historianeve” kosovar ia falen trashegemine kulturore e me kete edhe te drejten historike te Kosoves shtetit serb qe ndodhi permes Pakos se Ahtisarit. Me kete te drejte false, te cilen ia dhuruan ekipi i “eksperve”, ku mori pjese edhe ky historian, shteti i Kosoves ne te ardhmen mund te kontestohet ne planin historik dhe te trajtohet si nje sajese artificiale. Pos pergjegjsise shkencore e morale (si kinse intelektual) keta mbajne edhe pergjegjesi politike per lojen me te ardhmen e shtetit te Kosoves. Shih burimet historike, jo propagandë. Shkenca nuk është çfare dëshirojme ne te ndodhte, por çfarë ka ndodh në të vertetë.- thot Nikollë Loka , historian . Eshtë e pranuar se trojet shqiptare per shkaqe gjeopolitike u perfshinë në sferen lindore dhe ndikimi i botës ortodokse qe më i madh dhe më i drejtperdrejtë. Mos të harrojmë se : “Deri me ardhjen e turkut e gjerë në shekullin XV-të, nuk kishte shtet serb, nuk kishte organizim të një shteti të mirëfilltë serb. Vladimir Çoroviq, në historian serb shkruan: “Dushani e krijoi një principatë e cila nuk ishte serbe, por e përzier, e përbërë nga Serbët, Helenët dhe Arbanasit (Shqiptarët).(fxh)”
Pra shqiptarët ortodoks falë ndarjes së kishes lindore nga ajo perendimorja , falë Shikzmës ( 1047 ) i quajtëm shki, shkije. Kjo ndoshi 400 vjet para ardhjes së turkut në këto anë . Nëpër publikimet serbe i gjeta fotot origjinale nga ajo kohë, atherë kur shqiptarët katolikë nuk kishin asnjë përkrahje , e shqipatarët musliman i besonin “ dumëbabës” Shkenca e historisë nuk është çfare dëshirojme ne te ndodhte, por çfarë ka ndodh në të vertetë.
Fahri Xharra, 24.06.15 Gjakovë
Po po esht e vertet shkie nuk esht ky i vetmi rast ket dosllaki bashkallak me shkie serb edhe sod po e lozin shum komb i mier ja me shkie ja me grek eee qa po doni me than me kto studime po del qe ata shqiptar qe kan pranue fen muslimane i kan luftue me shkie ban me grek po me rom po a me turq nuk po bajka…. ee nonstop turqit na kan faj… pse su ban musliman shqiptar po u banen shkie grek …. kur dihet se shqiptart nuk ishin as katolik as ortodoks e as musliman… por pagan e qa jini kunder muslimanve ka logjik kjo ska… mos kritikoni shumicen realiteti esht jem shumic kot e kini….
Po de po sherrin me te madhin e kemi prej Turqiv ….!
Shkrim i mire nga ,Fahri Xharra.Ky shkrim flet per ,Shqietaret ,Ordokose ,Shqiptare e pranan kte sa per te mbijetuar por ata u skllavizuane duke qene ,Shkije dhe jo Ortodkose te verete ,Shqiptare.Pajtohem plosisht me ty dhe kete shkrime shume te mire ,Fahri Xharra.
Si i cilesoni, pra, Profesor i nderuar, Arbereshet te cilet jane ortodokse (bizantin) lidhur me Romen?
Më ngadalë…, së duke shkrojtur sipas oreksit dhe simpative personale, ju po na largoni edhe keq, pasi i nxorrët ortodoksët grek&serb !
Kuptoj kush në pamundësi ( për shkak të çensurës për ata që jetuan jasht Shqipëria ) ,
Por nuk i falet atyre që njohin historinë e 100 viteve të fundit, për kontributin dhe sakrificën që dha komuniteti shqiptar ortodoks, si për gjuhën, shtetformimin, por edhe identitetin shqiptar.
Kjo është edhe prova që ; -pse shqiptarët sot janë të ndarë, kur gjithë të tjerët janë të bashkuar….
Deri kur ti emërtoni shqiptarët ortodoks me nofka, nuk kemi për tu bërë kurrë!