Histori e hidhur e Dardanisë . Krimet e Sulltan Mehmet Fatih (II)

11150313_1572346283016563_8582128705028506867_n

12342574_582804735200631_3031144433704580826_n

Shkruan : Brilant Gashi


Historia , Ah kjo shkencë që sa herë t’a kujtojmë sa i përket popullit tonë , fillon një dhimbje e madhe në zemër sepse e dimë se populli ynë ka kaluar në shumë faza të rënda dhe në pushtime shumë shekullore . Edhe pse i kemi 2000 vjet që jemi këtu , neve kurrë nuk i harrojmë të vërtetat tona historike .
 
Nuk mund t’i harrojmë të këqijat , që na bënë për vite të tëra e
shekuj të tërë , nuk mund t’i harrojmë masakrimet e shumta , nuk mund t’i harrojmë plagët e marra . Nuk mund të harrojmë për të gjitha këto të këqija që i kanë bërë tek populli shqiptar .
 
Tani populli ynë me presionin e madh për të ditur të vërtetat historike , duhet t’i nxjerrë ajo në pah këto të vërteta , që populli duhet t’i dijë patjetër dhe këtë duhet t’a dijë gjithkush .
 

Një histori e hidhur e Dardanisë … Masakrat e Sulltan Mehmet Fatih II . Këtë e ka shkruar Tursun Beu i cili ishte historian i Sulltan Mehmedit të Dytë dhe ishte prezent gjatë pushtimit të Shqipërisë . Lexoni se cili ishte Mehmet Fatihu , xhamia e të cilit sot gjendet në mes Prishtinës .

 

Kronikani Qemal Pashë-Zade shkruan se “me urdhër të padishahut u vra pa mëshirë , cilido që u zu gjallë , vendi u plaçkit tmerrësisht , gratë dhe fëmijët u morën robër .” Kronisti bizantin i kalif Fatihut , Kritobuli nga Imbrosi , që e vëzhgoi së afërmi këtë luftë , thotë se “shqiptaret preferonin më mirë vdekjen se sa të binin në duart e turqve .” “Disa ilirianë” shkruan Kritobuli , “duke parë se ndiqeshin nga turqit dhe pasi nuk gjetën asnjë vend për t’u strehuar , u hodhën poshtë që nga shkëmbinjtë , në hapësirën e përrejve dhe u vranë .”
 
I zemëruar për disfatën , kalifi Fatih largohet nga Kruja . Gjatë rrugës prej Elbasanit në Dibër , ai rrethon qytetin e Kidhnës , afër Drinit , ku janë strehuar rreth 20 mijë gra , pleq e fëmijë , të larguar nga krahinat fushore për t’i shpëtuar masakrave islamike . Thotë kongresmeni amerikan me origjinë arbëreshe Joseph Dioguardi : “Metodat ç’njerëzore dhe masakrat që i shohim tek ISIS nuk janë gjëra të reja , të njëjtat metoda përdori edhe Perandoria Osmane gjatë pushtimit të trojeve Shqiptare .”
 
Nën thirrjet ‘vdekje shqiptarëve’ dhe ‘allahu akbar’ , osmano-islamikët sulmojnë qytetin . Pasi e pushtojnë atë , kalifi islamik Fatihu i masakron të gjithë barbarisht në emër të allahut “mëshirëmadh .” Vetëm në këtë qytet humbën 20 mijë shpirtra të pafajshëm . U masakruan nën klithmat ogurzeza ‘allahu akbar’ .
 

“Shkodër . Viti 1478 : 

“Kështjella e Shkodrës rrethohet nga ushtritë osmane . Turqit sulmojnë pareshtur por mbrojtësit nuk dorëzohen dhe i zmbrapsin me sukses sulmet e barbarëve . Mehmet Fatihu që e drejtonte vetë fushatën , vendos zbatimin e një tjetër taktike për të terrorizuar mbrojtësit e qytetit . Ai sulmon dhe pushton kështjellat Zhabjakut , Drishtit e Lezhës .”

 

Pasi i rrafshon ato , banorët e marrë robër i sjell përpara mureve të Shkodrës . Disa mijëra gra , burra , pleq e fëmijë masakrohen në mënyrën më mizore pranë mureve të kështjellës . Me këto skena makabre , kryekrimineli islamik Fatih ka si qëllim të ligështojë mbrojtësit e kështjellës , dhe t’i detyrojë ato të dorëzohen . Kjo taktikë dështon . Më vonë qyteti dorëzohet sipas një traktati midis Venedikut dhe sulltanit .

Shperndaje ne

The Author

Brilant Gashi

Përgjithmonë Shqiptar ...

6 Comments

Add a Comment
  1. Shipëtar dhe popull i zgjuar me respekt po flas për lashtësin e kombit shqiptar ka ardhur ora që ne të hedhim tradhëtin e vëndit ton posht.. qe kaq vite po na mban në erësirë dhe nuk dim të vërteten e kombit …të bashkoemi siç ishim të bashkuar në kohën e të madhit SKËNDERBE të shkruajm dhe ti vëmë vulën kësaj erësie qe na ka mbajtur dhe po na mban akoma …jo SHQIPTARIJA NUK KA VDEKUR GJAKU I ARBËRESHIT ËSHT JETON DHE DO TË JETOJ GJER SA TË ROJ NJERZIMI DHE KËNDIMI SE NJERZIT MË TË LASHT DHE MË TË DITUR JAN NJERZIT DHE BIJT E ILLYR LË TA MARË DHE NJËHER BOTA VESH SE NE LUFTËN DO TA FITOJMË…JAM PA SHUM SHKOLL POR JETA VET RRUGËVE MË MËSON NË KURBET NJERI VEÇ PËR ATDHE TË MER MALLI DHE PËR FAMILJE DUKE MËSUAR TË VËRTETËN E VËNDIT THUA PËRSE UN JAM LARG KUR UN KAM NË VENDIN TIM GJITH KËTË PARAJSE DHE SHKOJ NË MIZËRI E TË BËJNË KOMANDO TË TJERËT..DUA QE FËMIJËT TIM TË JETOJNË NË TOKËN SHIPTARE QE NA LANË STERGJYSHRIT TANË ..RRESPEK KUSH E LEXON BASHKIM DHE TË GJITH ATA QE JAN ATHETAR TË KOMBIT TË MBLIDHEN DHE TË NXJERIN NË DRIT TË VËRTETËN JU UROJ NJË DIT SHUM TË KËNDSHME…GJAK SHQIPTAR

  2. Autori i ketij shkrimi eshte ende femij dhe i shkruan ngjarjet historike me emocione. Nese i krahasojm osmanet per 5 shekuj jane te vogla krimet qe i kane bere serbet per 1 shekuj.

    1. Hasan, fakti qe eshte femije e shkruan me emocjone nuk dmth qe po tregon pralla, ai po shkruan per krimet e Sulltan Mehmet Fatih (II), sipas teje meqe na paskan masakru ma teper serbet (gje qe duhet te na e vertetosh me dokumenta dhe shifra) e ban ma te vogel masakren e truqve?! Masakrat e serbeve nuk zvoglojne ato te turqve, perkundrazi u shtohen, eshte gjithmone gjak shqiptari i derdur nga te huajt.

  3. TE PERSHENDES BRILANT,KY POSTIM QE KE SHKRUAJTUR ESHTE VERTET SI KE DHE EMERIN BRILANT,PO TE TRGOJE DICKA QE E DEGJOVA PARA 10 DITESH NE TELEVIZION PER RRETHIMIN E KALASE SE SHKODRES,ATA U DOREZUAN SIMBAS NJE MARREVESHJE,POR KUR U LARGUAN NGA KALAJA KERKUAN EDHE MOREN ROBER SHUME OFICER TE LARTE PER GARANCI QE MEHMETI NUK DO TE BENTE SIC BERI ME KRUJEN QE I VRAU TE GJITHE.RESPEKTE

  4. Te lumte dora Brilant Gashi.

  5. Brilant Gashit, nga unë Tan Qirko i uroj bekimin e Hyjit madhështor dhe t’i rrahë zemra sa më fort si shqiptar. Artikulli yt ishte i ndjerë nga zemra, dhe ZOTI ta bëftë dritë rrugën tënde.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.