Ringjallja e kombit shqiptar në Maqedoni

ortod_maqedoni

Foto nga Marjan Dodaj

Shqiptarët , jemi një popull për të na vajtuar. Vajton miku për ne e armiku i fërkon duart ( i ngazëlluar nga suksesi i tij në zhbërjen e një Kombi)

Në shek 21, për Kombin Shqiptar është i papranueshëm inkuizicioni 237 vjeçar ndaj origjinës dhe rolit të gjuhës shqipe. Përse duhet te flijohet një e vërtetë historike, vetëm e vetëm se cenohen pretendimet pa baza shkencore, të disa shteteve të tjera ?

Gjuha pellazgo-shqipe, është Muzeu i vetëm dhe më i lashti në historinë evropiane, që padrejtësisht nuk emërtohet si pasuri e kulturës botërore dhe nuk gëzon përkujdesjen e UNESCO-s, për fajin tonë në radhë të parë, dhe të historiografisë zyrtare ndërkombëtare që kërkon flijimit të saj, për interesa politike. ( nga Fatbardha Demi  ) 

Çdo brez i shqiptarëve, ka të drejtë (jo me tetë rreshta) por me një pasqyrim të plotë: Të mësojë origjinën dhe rolin historik të gjuhës që flet! Çdo brez i shqiptarëve është i obliguar të mësoj origjinën e kombit  , çdo shqiptar është i obliguar që ta mbrojë rolin historik te gjuhës dhe të kombit . “Bashkatdhetar që kthehesh nga Shqipëria! Mos ke mësuar vallë për motrën time? Si ne, çame, nga vendet tona është. Jam e pikëlluar. Asgjë nuk di pas kaq shumë vitesh që kanë kaluar. Bashkatdhetar! Ti, që je kthyer para do kohe nga Shqipëria, mos vallë e di nëse rron ende motra ime e dashur? Ishte trupakë, sygështenjë. E bukur. E martuar së vogli. (Letër nga një çame e krishterë )

Ku jemi ? Ç`po ndodhë me ne  ?

Derisa shqiptarët musliman në Maqedoni pa dashas janë viktima të mashtrimeve otomane , deri sa ata të mjerët nuk njohin asgjë më shumë e asgjë më larg se otomanizmi ; ata po i sjellin dëm të madh ardhmërisë gjithëshqiptare por  në të njëjtën kohë po rrezikojnë të zhdukën në margjinat e pa përfillshme të popujve të asimiluar. 

Çdo brez i shqiptarëve, ka të drejtë (jo me tetë rreshta) por me një pasqyrim të plotë: Të mësojë origjinën dhe rolin historik të gjuhës që flet! Çdo brez i shqiptarëve është i obliguar të mësoj origjinën e kombit  , çdo shqiptar është i obliguar që ta mbrojë rolin historik te gjuhës dhe të kombit .  Këtë të drejtë po mundohen ta jetësojnë shqiptarët ortodoks të Maqedonisë . Çfarë mos përgjegjësie nga Kisha ortodokse e Shqipërisë ?

“”Duke përgatitur disertacionin e doktoraturës “Toleranca fetare ne Maqedoni e Ballkan në sh XV-XVII” hulumtova edhe në arkivin e Shën Bigurit, ku përveç një numri të madh dokumentesh, librash dhe meshës në gjuhën shqipe gjeta edhe dokumente që pa dyshim dhe në mënyrë të prerë vërtetojnë se shqiptarët jënë populli më i vjetër i Ballkanit, ata të parët në Ballkan e pranuan Krishterizmin, dhe sllavët pastaj e morën këtë fe nga shqiptarët, …”( Ilmi Veliu )

Por , Një e arritur e madhe . Shpallet Bashkësia Ortodokse e Shqiptarëve të Maqedonisë.

“Kjo për ne shqiptarët ortodoksë paraqet një vepër historike, sepse tregon që të gjithë ata që na mohuan ne ju treguam se ekzistojmë. Babai im ka bërë një studim që tregon se në Rekën e epërme jetojnë 60-70 mijë shqiptarë ortodoksë. Ata u asimiluan e u mohuan nga të gjithë, po nuk hoqën dorë nga përkatësia e tyre fetare dhe etnike”.- thotë Akademiku Prof.Dr. Branisllav Sinadinovski.

Por ja që nuk e deshën asimilimin ; dhe në minutat e fundit u kapen për trenin e ndritur të ardhmërisë kombëtar . Sinadinovski e ka nga kujdesi ( kujdes politik ) dhe thotë që janë 60-70 mijë ;por unë përgjegjësi të plotë e them që janë mbi 300 mijë – e thoshte edhe Manojlovski .

Unë, mund ti kuptoj të mashtruarit  (shqiptarët  musliman të atyhit ) që feja është e drejta e tyre , por pa e harruar kombin !.Nxitësi i harresës është po ai që thotë:” “Armenë, kurdë, çerkezë, Abaza, boshnjakët, SHQIPTARET ( disa e disa miliona fxh ) Pomakët, Laz, Lezgins, gjeorgjianët, çeçenët janë armiqtë tanë brendshme. Është shumë mirë të jenë të përgatitur për të luftuar armikun. Zoti më ndihmoftë”( Sot WikiLeaks ka publikuar më shumë se 200 000 email nga partia AKP e Erdoganit. Në njëren prej ktyne email (ka plot) shkruhet nga partia e Erdoganit së ).

Edhe shqiptarët ortodokse nuk po e harrojnë fenë e tyre, këtë e thonë me krenari kur e e shpallën Bashkësinë Ortodokse të Shqiptarëve të Maqedonisë . ( Ku është KA e Shqipërisë, sikur t`ishte KA Shqiptare e Fan Nolit apo e At Nikollë Markut do t`ishte ndryshe )

Shikoni , nga ana e sllavëve i kemi dy pole të reagimit të tyre ; dhe reagimi tregon që diçka e madhe po ndodhë . Në një anë i gëzohen rritjes së otomanizmit tek shqiptarët (  në heshtje veprojnë ) e n`anën tjetër ngrisin zërin kundër të drejtës së shqiptarëve ortodoks ta praktikojnë fenë e tyre dhe ti  kthejnë objektet fetare  ortodokse shqiptare të uzurpuar nga  sllavo serbet dhe maqedonasit.

Gëzimi tyre për rritjen e otomanizmit  shihet kur nuk e pengojnë ndërtimin e asnjë xhamije , bile edhe vetë financojnë ,; e frika e tyre është shumë e madhe nga shqiptarët ortodoks  dhe kishat e tyre . Ka shqiptar në Maqedoni që e kupton këtë happy-zemrim të sllavëve. ? sigurisht që ka , por ata nuk guxojnë të dalin sheshazi dhe të thonë troç ; Boll Mo , me otomanizëm  !

Maqedonasit: Shqiptarët po na e marin  Manastrin e Bigurit ( fakti.net ) E përditshmja maqedonase “Dnevnik” në ballinë ka shkruar për shqetësimet se shqiptarët e krishterë në Maqedoni po tentojnë ta përvetësojnë Manastirin e Bigurit. Po sigurisht që do ta marrin dhe i tyre është. Manstiri i Shën Bigurit flet shqip !

“Ngjallja e vetëdijes kombëtare të shqiptarëve ortodoksë të Rekës së Josif Bagerit ka shqetësuar qarqe të caktuara njerrëzish që nuk mund ta gëlltisin këtë rilindje – kthimin e këtyre njerëzve në prehërin e identitetit të tyre të mirëfilltë. Kjo u dëshmua dhe dje në gazetën “Dnevnik”, e cila gdhiu me titullin bombastik“Manastiri i përvetësuar i Bigurit nga Shqiptarët ortodoksë!?(shkruan Fatmir Sulejmani ) “Pas sulmeve tepër të ulëta, të paargumentuara dhe aspak civilizuese ndaj personalitetit tim – sulme këto që vinin nga Sinodi i KOM-it (Kishës Ortodokse Maqedonase), nga peshkopët Timotej dhe Agatangel në lidhje me publikimin e librit tim të parë “Shqiptarët Ortodoks në Republikën e Maqedonisë” (e publikuar në vitin 2014 në gjuhën shqipe dhe në gjuhën maqedonase), si dhe të mospranimit të hapur të vendimit gjyqësor në fuqi të gjyqit të shkallës së parë për regjistrimin e Bashkësisë Fetare të Shqiptarëve Ortodoksë në Republikën e Maqedonisë si subjekt juridik, gjë në të cilën në një pjesë është përfshirë edhe kabineti i z. Stefanit, kryetar i KOM në betejën donkishote – gjithsesi iu bashkëngjit edhe gazeta “Dnevnik” me disa artikuj kundër personalitetit tim. Sulmet shkuan deri në atë shkallë sa që në rubrikën “Veb komentet” thotë se unë isha një qen për shkak që isha mik me Jaser Arafatin i cili po ashtu ishte një qen! ( reagon Prof. D-r. Branisllav Sinadinovski Themelues i Bashkësisë Fetare të Shqiptarëve Ortodoksë në Republikën e Maqedonisë )

Ku janë shqiptarët  musliman të Maqedonisë ? Ekzistimin e tyre si komb shqiptar-të përkatësisë muslimane  mund ta sigurojnë vetëm nëse i përkrahin publikisht   vëllezërit e tyre prej gjaku të përkatësisë ortodokse. ( Oj Shqipëri pse nuk flet ! )

Fahri_xharra_fjalimi

Fahri Xharra,24.07.16 Gjakovë

Shperndaje ne
Updated: 26 Korrik, 2016 — 12:28

The Author

Fahri Xharra

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.