O Zot! Të lus ty ta ruash Dardaninë nga kjo mortajë turke!

dardania_jone02

LËNGOJNË KËTO TROJE O ҪAUSH BROJA

Vdekja nuk është tragjedi, por tragjedia e vërtetë është se çka do të flitet për ty pas vdekjes!

O Zot! Të lus ty ta ruash Dardaninë nga kjo mortajë turke!

Ndërsa qëndrimi mënjanë, duke bërë sehir rënien e historisë shqiptare, e sidomos marrja pjesë në mbytjen e kombit shqiptar, si vasal I Serbisë apo Erdoganit të osmanllinjve, do të ishte mort mbi mort.

Si asnjëherë më parë, perandorisë së Erdoganit do t’i duheshin çmitizuesit shqiptarë. Ҫaush Broja me shokë ishtin ndoshta të parët syresh, por kurrsesi të fundit. Komplotet vinin njëri pas tjetrit dhe, pas secilit prej tyre, gremina thellohej. Ne me mendje të trullosur e të përgjumur! Kjo më shtyu që të hyjë në mendime të thella dhe të mërmërisja me vete:
“Sdi pse po ndodhin këto gjëra! S’e kuptoj dot, nëse është shenjë e brerjës së ndërgjegjës. Mos ndoshta, pa e kuptuar, po bëhemi më të mirë apo ndoshta më servilë?!”.

Mos ka ardhur koha t’i themi këtyre njerëzve “Stop!” kësaj politike të pistë që kan bërë deri më tani? Ne jetojmë në një kohë ndryshimesh kufijve tanë tepër shpejt, në të cilat janë bërë të paqëndrueshme pothuaj të gjitha parimet dhe normat për kufijtë tanë. Pasoja më e rëndë e çaushit nga Broja është firmosja e tij që ka lënë në shpirtin e shqiptarit. Sot bëhet shumë actual amaneti i Naim Frashërit, i shtruar si pyetje: si të bëhet Shqipëria dhe sit ë bëhet shqiptari? Dhe, ky amanet është aktual për shkak se, siç është parë, lufta për krijimin e shtetit është e pandarë prej luftës për krijimin e qytetarëve të tij.

Shpresojmë se kjo marraveshje tinzare do të gjejë mirëkuptimin dhe angazhimin Tuaj o çaush Broja për vlerësimin me përgjegjësi historike të pozitës tuaj aktuale dhe të zgjedhjes së drejtë të çështjes aktuale së kufijëve tanë.
Mund të pohohet se zgjidhja e drejtë e çështjes Dardane kërkonë zhvendosje kufijsh shtetëror. Pikërisht, zgjidhja e drejtë dhe përherëshme e çështjes shqiptare të Dardanisë është e lidhur me zhvendosjen e kufijve ndërmjetë Shqipërisë shteteve fqinje, që i ndanë brezi tokësor me shumicë absolute shqiptare. O Ҫaushi i Brojës! Kufijtë nuk janë aq të shentëruar sa të mos lëkunden në të mirën e atdheut. E jo në dëm të saj! Shqiptarët e Dardanisë dhe i shqiptarëve të viseve etnike të pushtuara kurrnjëherë nuk do të pajtohen zullumçarinë tënde. Sepse çështja e shqiptarëve dhe trojeve shqiptare nuk mund të trajtohen sot si çështje e brendëshme e Serbisë e Malit të Zi, sepse shqiptarët e Ulqinit, Tuzit, Krajës etj., janë më shumë se malazezstë, që përbëjnë vetëm 5 për qind të këtij shteti artificial. Aq më pak i bullgarëve të Maqedonisë.

O Ҫaush Broja! Ҫështja kombëtare Dardane ka përmasa ballkanike e evropiane dhe kërkon trajtim përkarës nga ana e juaj, me përgjegjësi të plotë historike e politike: vetëdijësimin e plotë ndërkombëtar për pozitën e Dardanëve dhe të kufijëve tanë kombëtare sot dhe për falsikimin e historisë sonë nga pushtuesit fqinjë. Mostrajtimi i kësaj çështje kapitale Dardane nga banda e juaj, krahas çështjve kombëtare të shqiptarëve nën sundimin e sllavëve, nuk dp të siguron stabilitetin aq të preferuar në Ballkan.

O Ҫaush Broja!!! T’a rrënosh sot kombit tëndë qytetërimin historic e kulturor dhe institucionet e zhvillimit të lirë kombëtar, do të thotë shumë tepër e ke zgjatur dorën tënde, do të thotë shumë tepër se të mohosh ekzistencën tonë në të ardhmen. Ndale dorën!

Vlerësojmë se fushata e re e rikolonizimit serb të Dardanisë është një provokim i rrezikshëm përkonfliktin e hapu në Dardani dhe më gjerë në rajon. Për pozitën e sotme të kufijve tanë, sa janë më dy pushtuesit e djeshëm e të sotëm, mëkatar janë edhe Prapashtica e Broja e ca deputetë servilë, aq janë edhe evropa kurvë, të cilat e kanë sanksionuar këto pushtime dhe këto coptime të reja.

Politika shqiptare sot është një politikë odash e gullashash, një politikë partikulare kafenesh e provincial, pa asnjë vision historic e gjeografik kombëtar. Ajo është e pushtuar më shumë nga autoritarizmi e pragmatizmi politik prej analfabetëve, inetresat partiake, aferat e intrigat pushtetore, lufta ideologjike fetare, revanshizmi sesa përkushtimi ndaj çështjes kombëtare. Lufta ideologjike e pushtetore sot është rrënuesi më I madh I stabiliteti kombëtar dhe i çështjes shqiptare Dardane.

Politika e Brojës e Prapashticës ka injoruar popullin, ka injoruar opinionin kritik dhe intelektual për çështjen KOMBËTARE DARDANE.Dy angazhimet për kuvendin e konsensuesit kombëtar janë refuzuar nga kjo klasë çobanësh. Sjelljet e këtilla të këtyre politikanëve tanë, e panjohur në analet e diplomacisë botërore, e kompromentuan jo vetëm dilomacinë Dardane, por edhe shqiptarët në përgjithësi. Ka shumë tendenca të fshehura, të cilat i ndihmojnë fenomenet e tilla, si papërgjegjësia dhe korrupsioni. Papërgjegjësia e tyre është ndjenja më tipike e servilizmit për synimin drejt pushtetit dhe dominimit, pa u ndalur përpara përdorimit të të gjitha forcave dhe mjeteve që i kanë në dispozicion të tyre.

Qëllimi i tyre është shkatërrimi i shpejtë e i dhunshëm i çdo pengese në rrugën e tyre. Lufta politike e tyre për t’u shquar kalon, ndonjëherë, në etje patologjike drejt pushtetit. Shtrohet pyetja, prandaj:
“Si është e mundur që këta dy njerëz të tillë, të papërgjegjshëm, ta ushtrojnë edhe më tutje detyrën me përgjegjësi të Presidenti dhe të Kryeministrit?!

Logjika e tyre është njëra anë… por deri atëherë sa ne të përpiqemi t’i kuptojmë çaushët e rinjë nga pikpamja psikologjike dhe jo nga ajo logjike, atëherë edhe ne jemi të dënuar gjithnjë për të bërë gabime fatale.

Afrimi_ulur

Nga: Afrim Caka

 
Shperndaje ne
Updated: 1 Gusht, 2016 — 10:34

The Author

Afrim Caka

1 Comment

Add a Comment
  1. O Zot!Të lus ty ta ruash Dardaninë nga kjo mortajë turke;o sot
    tek fus-fry na prush barbarinë,karpatrinë-Ruso-Serbo-sllavinë,
    ou,puso-gjerbo-shkavinë;dhe,kur qifti krylegjëndarë Azema edhe
    Shota,kishin pasur,qasur,edhe një bashkëluftëtar qe në kullën
    e tij kishin ngrënë shumë bukë nga Nënë Lokja ati konaku;por,
    dinakëria Ruso-Serbo-Jugosllave,duke mashtruar,ngashtruar,atë
    luftëtar lirie,kishte berë si çaush or,babush-askush,vetëm me
    një kusht,qe ta përçajë,dhe ta vrajë qiftin krylegjëndarë vetë
    Azemin dhe Shotën;dhe,kur në konak të vetin Çaushi po i thotë:
    Azem Galicës:-O Azem Galica,të dua dhe të çmojë shumë;por,kam
    vetëm një vrejtje,qe Shotës si Nuse e maleve,nuk i kanë hije
    as armet as teshta e luftëtarëve?!”Ndërsa krylegjëndARja vetë
    Shotë Galica,po i përgjegjej,mor,do i ndërgjegjej:-O Çaush,po
    mua si nuse e maleve,dhe bashka Azemi e Shota krylegjëndare,qe
    luftojmë për lirinë dhe pavarësinë dhe ribashkimin mbarë kom-
    bëatrë,mbarë Shqipatre;mua si luftëtare-krlegjëndare më kanë
    hije edhe rrobet edhe armet e trimave edhe të trimëreshave;por
    Ty,oj qyqja e rrembit,tryqja e shtrëmbit;si qyqan,pyrqan,ouu,
    si barbar or si tradhtar;ah,nuk po të kanë hije,fije;as rrobat
    as armet e mashkujve,po as të femrave;sepse,ke mbetur,tretur o
    as mashkull-drashukull,o,as femër-thëmbër,mjeri o,i ndjeri!!”
    Të fala një refugjat luftë,nga Kosova në USA.vetëm njëri nga
    gadi terë Shqiptaria-shkripka vërria;qe nga këso,pëso,beso,o,
    banda,tranda,nën dhunë,furtunë,na përzunë;qe kurrë he burrë,as
    mos kthehëmi as,sos prehëmi;as për varre,as për zjarre tona,o,
    deng baba deng;brengë shkaba breng;Pellazgo-ILiro-Shqiptarie!.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.