Letërsi Kombëtare: NË POEZINË TIME

letersia_kombetarebsh1

letersia_kombetarebsh1

Dua t’ shkruaj vargun
Me zemër dhe nder
Për largësinë që ndan
Mallin që na merr
Dua të thur vargjet
Për valët e detit
Për lotët e vakët
Peshën e kurbetit
Fjalë të ëmbla shkruaj
Në vargjet e mia
Për ngrohtësinë magjike
Që ka dashuria
U këndoj dhe luleve
Me t’bukurat ngjyra
Mallkoj dhe ca njerëz
Me nga dy fytyra
Besës i këndoj
Mikpritjes Shqiptare…
Goditjes pas shpine
Nga dora tradhtare
Këndoj dhe për diellin
Kaltërsinë e qiellit
Nam, he dritë mos pafshin
Sytë e kriminelit
Është e poshtër shpifja
E pështirë pabesia
Rrofshin jetë e mot
Besa e miq’sia

prof_Zymer Mehani

Poezi nga Zymer Mehani

Shperndaje ne
Updated: 19 Tetor, 2016 — 06:41

The Author

Prof. Zymer Mehani

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.