Kultura Kombëtare: TA NJOHIM MË MIRË POETIN, Z. HALIL PRENIQI

halil_preniqi

Plejadës së poetëve dhe krijuesve letrarë në

Kosovë i takon edhe z. Halil Preniqi.

prof_Zymer Mehani

Shkruan prof. Zymer Mehani

Poeti, Halil Preniqi është lindur në vitin 1964, në fshatin Hade të komunës së Kastriotit – Kosovë. Ka kryer arsimin e mesën në vendlindje. Mbas shkollimit, u punësua në MS të Bardhit, ku punoi deri në vitin 1990, kur pushtuesit serbë i larguan të gjithë punëtorët shqiptarë me dhunë nga puna, e kështu vepruan edhe me Halilin. Më vonë Halili u hodh në aklivitetet ilegale. Në vitin

1993 merr rrugën e emigrimit dhe kontribon për çështjen kombëtare. Qysh në vitin 1985 ai merret me shkrime të ndryshme. Në poezi ka marrë edhe çmime letrare, ku disa poezi i janë përkthyer edhe në gjuhën gjermane. Bashkë me znj. Gundulla ChWarteze në Gjermani botoi një libër për çështjen shqiptare.

Poeti dhe studiuesi Mr. Milaim Berisha, njëherit edhe redaktor i vëllimit poetik “Baladë për atdheun” të poetit Halil Preniqi, për poezinë e tij, ndër të tjerash do të shkruajë: “Poezia e H. Preniqit , para së gjithash është art i gjuhës, art i fjalës së bukur, art i bukur që përherë do të mbetet i bukur”. Për të vazhduar më tutje: “Vargjet e Halil Preniqit sjellin freski, ndjesi dhe invencion të pasur, më çlirues të shpirtit të paepur dhe të shkathtësisë së mendjes së njeriut…”.

Ndërsa z. Xhevahir Cirongu për vëllimin e z Preniqit do të shtojë:
“Vëllimi poetik i autorit Halil Preniqi, i titulluar “Baladë për atdheun”, është si një gur i çmuar që i bashkëngjitet plejadës së madhe të poetëve tanë që lëvrojnë me aq finesë poezinë, që të mbush shpirtin, por edhe të frymëzon për ta shkruar e lexuar letërsinë shqipe. Në gjithë gamën e këtij vëllimi, poezia e atdhedashurisë zë vendin kryesor. Aty gjen guximin, qëndresën, dhimbjen, sepse pushtuesit i kanë hapur plagë të thella në shekuj popullit shqiptar.

Autori është i pranishëm në këto ngjarje të dhimbjes, ai i ka përjetuar edhe vetë disa nga këto tragjedi, dhe duke qenë i tillë, Halil Preniqi sjell para lexuesve vëllimin e tij të tretë me poezi, ku ngjarjet historike dhe plagdhimbjet e kosovarëve i derdh bukur me anën e vargut të poezisë. Dramën e kosovarëve nëpër shekuj deri në çlirim e pavarësi të Kosovës, autori ka ditur të thuri varg me forcën e ngjyrimeve poetike të shkrira në një shtyllë të vetme:

qëndresën dhe historinë e kosovarëve, dramën e ekzistencës në shekuj”, për të përfunduar me konstatimin se intuita e poetit Halil Preniqi fragmenton me anën e fjalës poetike edhe figurat e shquara të popullit tonë që u sakrifikuan dhe e falën jetën e tyre për liri e pavarësi.
Deri më tani poeti, Halil Preniqi ka botuar këto libra me poezi:

“Dashuria është parajsë”, “Shpirti i trazuar” dhe “Baladë për atdheun”.

Shperndaje ne
Updated: 21 Tetor, 2016 — 17:36

The Author

Prof. Zymer Mehani

4 Comments

Add a Comment
  1. “Shqyptar’, me vllazën jeni tuj u vra,
    Ndër nji qind çeta jeni shpërnda;
    Ca thonë kam fe ca thonë kam din;
    Njeni:”jam turk”, tjetri:”latin”
    Do thonë: “Jam grek”, “shkje”-disa të tjerë,
    Por jemi vllazën t’gjith more t’mjerë!
    Priftinit e hoxhët ju kanë hutue,
    Për me ju damun me ju vorfnue!
    Vjen njeri i huej e ju rri n’votër,
    Me ju turpnue me grue e motër,
    E për sa pare qi do t’fitoni,
    Besën e t’parëve t’gjith e harroni,
    Baheni robt e njerit t’huej,
    Qi nuk ka gjuhën dhe gjakun tuej.
    ………………………………….
    ………………………………….
    ………………………………….
    Çonju, Shqyptarë, prej gjumit çoniu,
    Të gjithë si vllazën n’nji besë shtërngoniu,
    E mos shikoni kasha e xhamia;
    Feja e Shqyptarit asht shqyptaria!”( Pashko Vasa)

  2. MES RRUGëVE

    Ta dini
    Dikush hyri në UCK
    të i lante mëkatet që i kishte
    I ngjanin Kalit të Trojes
    Por jo të tërët

    Në bardh e zi
    Diç abstrakte kishte
    Dredhej çdredhej
    Ndrydhje çndrydhje
    Absurdi dhe realiteti
    Rrugë tjetër s’kishte
    Pro ose kundër kombit
    E ndrruan fëtyren
    Lojalët u bën të çuditshëm
    Befasi për ne dhe armikun .

    Nga Halil Preniqi

    KOHë E KRISUR

    Në folenë e Shqiponjave
    çthurur e skuçur
    Vlera nuk çmohët
    Krimi nuk dënohet
    Kohë e krisur .

    Para lufte pata thënë
    Kur të vijë liria

    Do të jemi krenarë
    Ajo erdhi
    Njerzit të çuar peshë
    Humben dinjitetin .

    Me dashuri e zjarrë
    Dolëm ngadhnjimtarë
    Sprovë për ne
    A do të dim ta e mbajmë .

    VALLJA E DJAJVE

    Ndjenjë pezmi
    Kohë e vështirë
    Për të ndershmit
    Në udhëkryq
    Si t\ia dalim
    Inatçinjët
    Timonin morën
    Hedhin
    Vallën e djallit
    Tani fyes
    E dëbuam pushtuesin
    çudi –
    Na robëruan matrapazët .

    Nga Halil Preniqi

  3. FRYMA ATLANTIKE

    Regjimi i egër
    Lëkundët e tundët
    Në ujra të zeza
    Gjithnjë po futët
    Kali i Trojës – Rusi
    Quku i vogël Serbi
    Otomani –
    Sulltan Erdogani
    Endrrojnë
    Adriatikun
    Fryma atlantike
    Arriti si era
    Na dhuroi shpresa
    Erdhi si pranvera
    Një shkëndijë hyjnore
    Nga lart na erdhi
    Për ne fe dhe Zot
    Eshtë dhe do të jetë
    Gjithmonë Amerika.

    Halil Preniqi

  4. Recension për vëllimin poetik “Shpirti i trazuar” të poetit Halil Preniqi.

    Shkruar nga Milaim BERISHA

    Libri i dytë i Halil Preniqit, me titull “Shpirti i trazuar”, që ka dy kaptina:”Liria është si sytë” dhe “Dashuri e zjarrtë”, është një vepër mbi jetën në robëri dhe luftën kundër saj, është një kronikë mbi dramën dhe rezistencën, mbi dashurinë dhe urrejtjen, flijimin dhe ngadhnjimin mbi të keqen.

    Në këtë kohë, në Kosovë-jeta nuk jetohej. Në realitet jeta-këndohej, jeta-gjakosej, jeta ëndërrohej. Jeta në Kosovë ishte ëndërr. Madje, ëndërr e tmerrshme. Megjithatë, poeti gjatë kësaj kohe nuk ka heshtur. Përkundrazi, ai me pasion e ka ushtruar zejen e shkrimit. Në këtë kontekst, pavarësisht nga burimi i frymëzimit dhe ndërlikueshmëria e procesit krijues, poezia e tij si tërësi nuk është abstrakte, por në shumicën e rasteve është poezi e hapur, komunikative, e afërt emocionalisht dhe e kuptueshme edhe për lexuesin e rëndomtë.

    Në rastin konkret, autori është filiz i ndërdijes kombëtare dhe embrion i këtij trualli të shumëvuajtur. Poeti ka pasur rastin të kalojë nëpër labirinthet dhe unazat jetësore, andaj ai është venerues i mirë i pasqyrimit të jetës shqiptare. Me botimin e këtij libri, autori është liruar nga akumulimi i fakteve të mbledhura nga jeta e rëndë e bashkëkombasve të tij në Kosovë dhe atyre në mërgim në fund të këtij shekulli.

    Ky relacion, ky qëndrim determinon shkrimin autentik, sepse është frymëzuar nga ngjarja që ndodh: nga lufta. Dhe në këtë luftë, në saje të ndihmës së ndërkombëtarëve dhe luftëtarëve të UÇK-së, populli del ngadhnjimtar. Libri i tij është antitezë e së keqes dhe metaforë e dashurisë…

    Në veprën e Preniqit, arti nuk është prehje, por vuajtje (dramë) dhe si e tillë, nxit, dridh, prek, shqetëson. Në këtë kuadër, urat, brigjet, dhembjet, dëbimet, mërgimet, mallëngjimet, ëndrrat, pikëllimet, plagët, vrragët dhe preokupimet shpirtërore- në vepër janë materializuar përmes një strukture të veçantë poetike dhe me një gjuhë adekuate liriko-meditative. Nëpër faqet e librit si në shirit filmi parakalojnë snobët, satanët, hordhitë barbare, që bëjnë bastisjen e ëndrrave dhe bastisjen e historisë.

    Së këndejmi, përkundër terrorit e dhunës martirët e kësaj kohe, në krye me komandantin legjendar Adem Jasharin- nuk u gjunjëzuan, por u bënë pararojë, ndërgjegje e kohës dhe kujtesë historike. Në përmbledhjen poetike të halil Preniqit forma dhe përmbajtja janë në harmoni të plotë. Ato korrespondojnë dhe pulësojnë si tërësi unike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.