Serbët, Drenicën e shohin ndryshe

 

drenica_2_trimeHistoria e Drenicës duhet shikuar thjeshtë dhe pa pezëm ,lirshëm e syhapur , të vetëdijshëm dhe jo të mashtruar , këmbëngulës e jo të luhatur . Nëse ne mendojmë ta mbrojmë identitetin tonë me osmanizëm e me kosovarizëm , ne vetëm ia rëndojmë t`ardhmen  vetit dhe e humbasim të kaluarën tonë në prehrin e serbit dhe historiografisë së tyre gllabëruese. Unë nuk dua që të jemi  ushqim , mish dhe  ujë për një spekulim qindra vjeçar të serbëve

Është e rëndë kur e mendon se sa libra e studime janë të bërë  vetëm  në njëqind vjetët e fundit për Drenicën “serbe” , Drenicën e “albanizuar “ dhe Drenicën kurrë shqiptare. Pa zemërim të lexuesve kudo që janë historia nuk mbrohet më as me këngë e çifteli , as me “vaze të hoxhëve “ e as as me “ burrëri “ të odave .  Serbët kanë shkruar , shkruajnë sot dhe do të shkruajnë edhe në të ardhmen se Drenica  “është “ serbe. Nëse ne heshtim dhe referohemi vetëm nga koha osmane , atëherë e patëm si Drenicë e edhe si komb. Qëllimi i shkrimeve të mia nuk është që  drenicasit të ndërrojnë fe; këtë askush nga ne që e duam një themel të qartë historik nuk kërkon , por e duam  vetëm një syçeltësi karshi të ardhmes shqiptare të Kosovës.

Në duar e kam një libër që gati është djegur nga shqiptarët nga mosdija dhe mosdeshira e njohjes së mendimit të armikut për ne. Libri quhet “ Drenica, Athosi i dytë serb “ ( Drenica druga srpska Sveta  Gora ) . “Drenica “ është një studim 3-4 vjeçar i Tatomir  Vukanoviq     . ( 1934- 1937) dhe i ribotuar në Prishtinë në vitin millosheviqian 1998 . Në disa vazhdime kohë pas  kohe do të ju përshkruaj se me çka është “argëtuar “  Tatomir Vukanoviçi për ato vite në Kosovë: njohja në detaje e një krahineje shqiptare me qëllim të serbizimit të saj .

“Poarbanasheni  srpski toponimi sa tragovima crkvenog naziva ( f.36,37,38 )”  Në këtë kapitull tentohet që emrat e vjetër shqiptar të kishave të Drenicës të përshkruhen si  emra serb por si thonë ata “të albanizuar  “ gjatë kohës së turkut . Qëllimi final i tij  dhe i tërë demagogjisë serbe është të thuhet me shkrim se serbët janë autokton në Kosovë dhe ne shqiptarët ,në këtë rast drenicakët kemi  ardhur shumë vonë . Jo !

Nuk e di se sot a janë ende ato gjurmë  që i përshkruan specialisti  serb i falsifikimit , por unë po i përshkruaj si të tilla . Autori e thotë këtë: ”Toponimet me gjurmët e emërtimeve te kishave, te cilat Arbanashët ne Drenicë i përkthejnë ne gjuhen arbanashe ( shqipe , pra ) me fjalën “kisha”, “dhe këto paraqesin një shënim te kulteve kishtare te serbeve ne këto anë te Drenicës si trashëgimi e lashte serbe, ne kuptimin etik, ekonomik, kulturor ne kuadrin e shteteve dhe vendeve serbe mesjetare.” Pra  çdo gjë serbe dhe e alabanizuar

Baks- në fshatin Baks eshte toponimi “kisha”

Banica- në ketë fshat janë toponimet: ara te kishës dhe drota e kishës .

Beqiq- ne fshatin Beqiq  janë toponimet: ara te kishës dhe livadhe te kishës

Vasilevo- toponimet : kisha , lugu i kishës, ara e kishës

Verbovat- edhe ne ketë fshat jane toponimet: Kisha, kroi i kishës dhe arat e kishës

Gradica – toponimet: kisha, arat e kishës

Obri e Eperme – ne ketë fshat janë: kisha dhe arat e kishës

 Në fshatrat  Divlak, Dobroshevce , Donje Obrinje, Donje Prekaze, Donje Obilic, Donji Stermac, Dubovce,Duga, Klladernica, Komorane, Krajkovo, Krasaliq, Kuqica, Llausha, Likoshane, Nekovce, Odhqarevo, Petrashnica, Plluzhina, Poljance,Prellovce, Sedllare, Stankovce, Terdevce,  Terstenik,Turiqevc,Tushilje, Qubrel, Shtutica : në të gjitha këto fshatra  autori serb i ka gjetur toponimet: kisha, lugu i kishës, kroi kishës, arat e kishës, llaze te kishës, livadhe te kishës, lugu i kishës.

drenica_deshmite_trime

E shihni , për serbët si të përmendet kisha e lidhin me trashëgiminë e tyre dhe me qëllim e  “harrojnë “ se ata janë pas nesh ;  ne jemi vendor dhe ata janë ardhacak  , të ardhur shumë vonë  si popull turk nga Irani pas shek. 6-të.

Shqiptarët e Drenicës , vendoret pra duhet që me kujdesin më të madh të bëjnë kujdes në toponimet tona të cilat janë shumë më të hershme se sa pushtimi turk

Pra Drenica nuk është as serbe e as turke por me rrënjë shqiptare që e vërtojnë edhe toponimet.

Fahri Xharra,24,10.16 , Gjakovë

Shperndaje ne
Updated: 24 Tetor, 2016 — 14:07

The Author

Fahri Xharra

1 Comment

Add a Comment
  1. Serbët,Drenicën e shohin ndryshe;oh,gjerbët Drenicën e njohin
    dyshe,ouu,hyshe;qe vetë Hy-egjendë,or,Kry-legjendë,mu në zëmër
    dhe ëmër të mbarë Shqiptarisë,qe shkripka vërrisë;bjeshkës ore
    rreshkës të Qyqevicës or,shi;kyqe,kryqe,sa sakrificës,kanë mbi
    bicës,si përjetë mot,dhe nga i madhi zot,qe na i doli zot,more
    për mot,edhe sot;si nga historia,edhe parahistoria;qe shi,nga
    lufta e Kosovës 1389 ku krylegjenda Mirosh Kopiliqi,bashkë me
    krylegjëndarët Shqiptarë,qe depërtoi gjer tek Sulltan Murati,e
    therri për vdekje;dhe,serbët e turpëruar u kthyen për Beograd;
    a,pastaj mundohën qe me heroizëm Shqiptarë,fantazojnë n’fallce
    tallce,përralla e ëndrralla;si dhe tani Krylegjenda qe gjegji
    kapri moti i terë Atdheu;Gjergji-Kastriot-Skendërbeu;qe për 25
    vjetë,rilindi,o ringriti,lirinë,pavarësinë,mbarë kombëtare ore
    mbarë Shqiptare;si edhe,tani luftën e parë botërore,ideatori,o
    realizatori,diplomati o,përparimtari,i nderuar Hasan Prishtina
    nga Palaci i Drenicës,sëbashku me Ismail Qemalin dhe atdhetarë
    nga mbarë trojet Shqiptare,qe me plan e programin e tij,është
    shpallur Pavarësia mbarë kombëtare Shqiptare me 1912;si dhe o
    duke stimuluar,dhe furnizuar edhe me armë,edhe me frymëzime mu
    krylegjendën çlirimtare për çlirimin dhe rikrijimin e mbarë të
    Shqiptarisë Shqipatre;nga Azem dhe Shota Galica;qe arrinë dhe
    ia mbërrinë,ta shpallin shtet në shtet,Arbërinë e vogël,qe të
    rizgjerohej mbarë Shqiptarinë Shqipatre;posi,edhe gjatë luftës
    së dytë Botërore,e vetmja luftë nacionalË çlirimtare or,kundër
    rirobërimit nga Serbo-Ruso-sllavia,qe ishte Lufta e Drenices o
    Krylegjëndarët,krykomandarët Shaban Palluzha,Mehmet Gradica me
    mbarë luftëtarë,çlirimtarë,nga terë troje mbarë Shqiptare;edhe
    tani siç e dijmë,qe kur nga Krykrimineli Sllobodan Millosheviç
    veç menduan se Shqiptarëve në Kosovë nuk u ka mbetur as brisk
    ne xhepa,a,mu atëhëherë,o,nga Krylegjnda e Prekazit-krer-fazit
    Adem Jashari,me babë-shkabë,vëlla e motër,nuk durojnë shka në
    votër;dhe nipa o stërnipa,me terë familje,flijuar kandilje,ouu
    qe të tri gjenerata,krene gjata;si dhe mbarë farë fisi,më parë
    qe krisi;dhe,duke ua lulëzuar,ngulzuar armikun,q’ia fikun,ore,
    mu lulen e ballit,mrulën e strallit;se këtu i thonë,gjithmonë,
    Drenicë,qe edhe me sakicë,sakrificë,ore,çdo armik,ta fik,ta ik
    dhe,duke triumfuar,rigufuar,edhe mbarë terë momentët oree,tek
    na ribashkohën,mbarë kontinentët;edhe mbarë trojet Shqiptarie,
    ore,shkripka vërrie;si edhe Diaspora-pria dora,mbarë Shqitare
    ore,shkrip-zjarre;të rikthehëmi,rishprehëmi,riprehëmi,sepse,or
    Drenia-Krenia,mbarë kombëtare,mbarë Shqiptare,nuk do vdes,ore,
    more,gjithmonë me shpresë dhe besë;do të triumfojë,rigufojë,or
    për ritrashëgimin,ribashkimin,mbarë kombëtare,mbarë Shqiptare;
    a,Beogradit gjithmonë ka frikën,nga zemra e zemrës Shqiptarie,
    ore,Drenie-krenie,gjene-krene,krenifalë,ou,më gjenialë;o,këto
    troje-hoje Shqiptare-shkrpfare;si gjithmonë,këto zonë,do fali
    do zgali;me Hy-egjenda dhe Krylegjenda,do të zotërojë,oree,do
    të botërojë;zot edhe prej zotit o motit,dhe sotit;o,ah,Drenicë
    ta puthsha çarkun,po q’na kënaqe zemrën edhe barkun,ia qendise
    o bezdise,çdo armikut,mu lulen-mrulen ballit,vulen e strallit!
    Të fala një refugjat luftë nga Kosova në USA.vetëm njëri o nga
    dhjeta milionë,gadi terë Shqiptaria,qe shkripka vërria;se nga
    këso,pëso,beso;banda,tranda,nën dhunë,furtunë,na përzunë,pose
    arritëm,na mbërritëm,momentët e ritrashëgimit,terë kontinentët
    ribashkimit;qe edhe Diaspora-pria dora,terkombëtare Shqiptare,
    oh,do rikthehëj,rishprehëj,riprehëj;për ringritjen,rilindjen,o
    mbarë kombëtare,ouuu,mbarë Shqiptare!!.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.