VËSHTRIM PËR ROMANIN “SHPELLA E PIRATËVE” TË SHKRIMTARIT PETRO MARKO

15758412

prof_Zymer Mehani

Shkruan Prof. Zymer Mehani

Nuk është e lehtë të shkruash e të flasësh për punën e një autori brilant siç është Petro Marko Lexuesit e tij janë të shumtë, që nga fëmijët dhe deri te të moshuarit. Kjo për faktin se krijimet e tij ishin të tilla që kuptoheshin lehtë nga çdo lexues dhe çdokush i shijonte dhe kishte ç’të mësonte. Përmendim këtu romanet për të rritur: “Hasta la vista”, “Qyteti i fundit“, “Një emër në katër rrugë”, “Çuka e shtegtarit”, “Stina e armëve”, “Nata e Ustikës” etj.
Krijimtaria për fëmijë e Petro Markos, është një dëshmi e aftësisë së veçantë krijuese të autorit për të qëmtuar me kujdes dukuri, detaje, ngjarje të bazuara në folklor si dhe në veprimtaritë e përditshme të fëmijëve për të nxjerrë në pah një sistem ekuilibrues midis realizmit dhe konkretes psikologjike, midis të vërtetës jetësore dhe të botës, duke u futur thellë në psikologjinë e personazheve, si dhe duke përcjellë emocionalisht tek lexuesi-fëmijë.
Krahas prozës moderne që na ka dhënë për të rritur, Petro Marko krijoi me dashuri edhe për të vegjlit. Ai ka meritën se qe nga nismëtarët e prozës së gjatë për fëmijë e të rinj. Është autor i disa romane të suksesshme për fëmijë si; “Shpella e piratëve”, (1964), “Halimi”(1969), “Fantazma dhe plani 3+4”, “Griva” (1988).
Në përgjithësi romanet për fëmijë të Petro Markos shquhen për realizimin e bukur artistik, për figuracionin e pasur, për fantazinë e ndezur, për shprehjet racionale, për dialogun e gjetur, konçiz, funksional e psikologjik, për mbështetjen në letersinë gojore, si dhe për strukturën e qëlluar kompozicionale. Ai duket sikur luan me botën e fëmijëve. Dhe me lojën e tyre, ka realizuar me mjeshtëri tipizimin e personazheve. Nëpërmjet simboleve autori zhvillon një pjesë të madhe të veprimeve. Në përshkrimet e bukura ruhet një harmoni e madhe midis mjedisit dhe botës së brendshme të personazheve.
“Shpella e piratëve”
Romani “Shpella e piratëve” është një nga romanet për fëmijë të shkrimtarit shqiptar Petro Marko.Puna krijuese e autorit vazhdon dhe me këtë roman i cili meriton vend të veçantë në letërsinë tonë për fëmijë. Një roman i llojit fantastiko-aventuror, pasi zhvillohet në dy rrafshe: real dhe fantastik. “Me anë të gërshetimit të ngjarjeve reale të kohës së sotme, të peripecive të shumta të heronjve, të situatave të papritura e befasuese, të veprimeve të hiperbolizuara që kanë të bëjnë sa me të kaluarën, aq edhe me të sotmen, romani u transmeton të vegjëlve mesazhe aktuale me vlera edukative dhe njohëse”. Ky roman i edukon të vegjlit me virtytet e shquara të të parëve, me ndjenjën e krenarisë për të kaluarën e lavdishme të popullit tonë. Ai i nxit fëmijët për të kryer vepra të mira, për të qenë të guximshëm, trima, të vendosur e të shkathët në jetë.
Në përputhje me frymën e përgjithshme të veprës dhe me kërkesat specifike të llojit të romanit aventuror, gjatë shtjellimit të ngjarjeve të subjektit, autori përdor dendur mjete karakteristike për këtë lloj letrar: intrigën, aventurën, të papriturën, enigmatiken etj., me anën e të cilave krijohet efekti artistik i duhur tek të vegjlit dhe vihet në lëvizje imagjinata e tyre. Me këtë frymë, me anë të hiperbolizimeve të thjeshta, krahasimeve të fuqishme, rrëfimi karakteristik si në përralla, gjuhës së pasur me fjalë të rralla etj., bëhet individualizimi i personazheve historike dhe ngjyrimi i gjallë i ngjarjeve dhe i mjediseve fantastike. Përgjithësisht përshkrimi i ngjarjeve bëhet në mënyrë tërheqëse dhe rrëfimi është i rrjedhshëm.
Që në fillim të romanit, ai e nis rrëfimin me Niko Dabon, me peshkatarin më të vjetër të fshatit, që është njeriu i gjallë, njeriu i vërtetë, me virtytet e bregasve. Niko Daboja është patjetër simboli i të gjithë atyre bregasve që e kishin lidhur jetën me detin, prandaj përshkrimi i tij është përshkrimi i botës shpirtërore të bregasve me gjuhën, mendësinë, edukatën, temperamentin, sjelljen dhe kulturën që i karakterizon ata. Një moment tjetër është dialogu që sjell shkrimtari për Niko Dabon me fëmijët, i cili është mjaft emocionues dhe befasues për moshën e tyre. Një nga pikat kryesore në këtë vepër është marrëdhënia midis brezave: gjysh, atë e bir. Kjo është lidhja më e fortë shqiptare midis tyre. Respektimi është mijëravjeçar dhe ndikimi vazhdon të ruhet në mënyrë të përsosur nga pasardhës. Shpella tregon lashtësinë, vjetërsinë dhe qëndresën e shqiptarëve.
Duke përdorur hiperbolizimet, shkrimtari ka ditur të gërshetojë botën e pasur fantastike me realitetin jetësor. Dialogu, monologu dhe përshkrimet janë të ndërthurur me njëra-tjetrën për të portretizuar te personazhet, individualitetin e mendimet e tyre, por edhe për të nxjerrë në pah traditën e mrekullueshme shqiptare dhe bukuritë e rralla të bregdetit himariot. Kështu, për nga niveli artistik, forca ndikuese, karakteri specifik, ky roman përcjell te të vegjlit vlera të shumta morale, edukative, estetike duke realizuar kështu nje vepër të shquar në letërsinë tonë për fëmijë. Petro Marko ka meritën se qe një nga nismëtarët e prozës së gjatë për fëmijë, këtë e dëshmon më së miri dhe romani “Shpella e piratëve”. Siç e përcakton studiuesi Ali Aliu, “ky roman sjell një freski dhe gjallëri në prozën tonë për fëmijë”
Përmbajtja
Përmbajtja e romanit “Shpella e piratëve” është shpërndarë në pesë pjesë. Pjesa e parë ka dy tituj “Tregimi i Niko Dabos” dhe “Përleshja me peshkaqenin”. Ndërsa pjesa e dytë mbanë titujt “Zbulimi i një fshehtësie shekullore”, “Gjonbaba ! Gjonbaba !” dhe “Lolua – Gjonbaba !”. Në pjesën e tretë paraqiten titujt “Përgatitja”, “Në sulm për futje në shpellë”, “Në detin e shpellës” dhe “Viti 999 !”. Pjesa e katërt fillon me titullin “Emri i Rusman el Namsurit” vazhdon me “Gjonbiri” dhe përfundon me titullin “Gjonipi”. Pjesa pestë dhe e fundit, ka pesë tituj. Fillon me titullin “Kthimi i humbjes”, vazhdonë me “Lundërthyes në skëterrë !”, “Zbulime tjera”, “Zëri i jetës” dhe përfundon me “Në krye Delfini i pionierëve !”.
Shkrimtari vuri në qendër të veprës së vet një detar të regjur në dallgë e vështirësi, të cilin e njihte mirë dhe e skalit me zotësi. Ky ishte Niko Daboja, që e kishte rrezikuar jetën sa e sa herë në det e që kishte humbur edhe një dorë në dyluftim me peshkaqenët. Niko Daboja është patjetër simboli i të gjithë atyre bregasve me gjuhën, mendësinë, edukatën, temperamentin, sjelljen dhe kulturën që i karakterizon.
Në fillim të romanit njihemi me fëmijët, rrëfimi bëhet në vetë të parë nga Iliri, i cili rrëfen ngjarjen nga pikëvështrimi i tij, duke i kaluar në optikën e mprehtë të vëzhgimit. Rrëfehet se si ata kishin parë Niko Dabon në shpellën e piratëve, se si fëmijët ndërtuan një plan të tyre, pastaj tek vazhdimi i ngjarjeve, zbulimin e sekretit të shpellës, kurse tek pika kulmore fëmijët nën udhëheqjen e Lolos, të cilin e pagëzuan Gjon Baba, ndërmarrin një udhëtim të rrezikshëm drejt Shpellës së Piratëve për të zbuluar të fshehtat e saj (trimëritë e Gjonbabës, Gjonbirit e Gjonnipit). Autori i vendos ngjarjet në bregun e detit, në bukurinë e Jonit, në shpellën misterioze të piratëve, e cila ka lënë mbresa të thella në kujtesën e tij qysh nga fëmijëria.
Që në titull Shpella e piratëve të krijon një lloj frike e jo më të futesh brenda, gjë që fëmijët arrijnë ta realizojnë, ta eksplorojnë dhe të na sjellin të papriturat. Të bën përshtypje dhe mënyra e organizimit të tyre. Edhe te 5 fëmijët, Jani, Fotoja, Loloja, Lulja dhe Iliri kanë një organizim perfekt midis tyre. Loloja është kryetari që jep urdhra, vendime të cilët fëmijët t’i zbatojnë; detyrat e gjithsecilit janë të ndara e të përcaktuara qartë. Pra, themi se nuk kemi një bashkëjetesë të kërcënuar, por një bashkëjetesë mirëkuptimi midis fëmijëve, ku ata arrijnë ta gjejnë gjuhën e bashkëpunimit ndërmjet tyre.
Përmes aventurave të 5 fëmijëve ne futemi në botën dhe psikologjinë e fëmijëve dhe arrijmë në përfundimin se të gjithë fëmijët, pavarësisht nga kushtet dhe rrethanat e ndryshme në të cilat ndodhen, ata janë gjithmonë të pushtuar nga dëshira, pasioni dhe etja për të prekur gjëra të pazbuluara, për të eksploruar të mistershmen. Por duhet theksuar se, pavarësisht nga galeria e personazheve që na parakalojnë, romani është i pasur me figura fëmijësh në tipare, e karaktere të ndryshme, në individualitete të papërsëritshme. Themi se fëmijët kanë një paraqitje disi skematike të tyre, disi të idealizuar: ata sillen si të rritur, nuk tremben kurrë nga të papriturat dhe vështirësitë e shumta që u dalin përpara, gjithmonë qëndrojnë të buzeqeshur, të qetë dhe pothuajse në raste të rralla frikësohen, tmerrohen. Por kjo është një paraqitje jo e vërtetë e botës së fëmijëve, sepse ata nuk mund t’i bëjnë ballë në mënyrë burrërore rreziqeve të shumta, që iu dalin përpara.
Në romanin “Shpella e piratëve” strukturimi modelor dhe deri diku përmbajtësor shtjellohet në një gojëdhënë konkrete, ku ngjarjet, tablotë dhe realiteti mbështillen në një tis përrallor. Vetë Shpella e piratëve dhe gojëdhëna merren prej autorit vetëm si nxitje, pasi në tablotë, ngjarjet, përshkrimet dhe personazhet pasqyrohet jeta e përditshme e bregdetit shqiptar, fati i njeriut dhe qëndresa e tij. Ky roman është një vepër fantastike, ku fantazia e shkrimtarit ndizet nga e kaluara e popullit tonë, po edhe nga një shpellë në bregdetin himariot, në brigjet e Jaliskarit të fshatit Dhërmi, vendlindja e autorit, për të cilën kishte dëgjuar gjëra fantastike e magjike qysh kur ishte fëmijë.
Përmes aventurave të 5 fëmijëve ne futemi në botën dhe psikologjinë e fëmijëve dhe arrijmë në përfundimin se të gjithë fëmijët, pavarësisht nga kushtet dhe rrethanat e ndryshme në të cilat ndodhen, ata janë gjithmonë të pushtuar nga dëshira, pasioni dhe etja për të prekur gjëra të pazbuluara, për të eksploruar të mistershmen. Por duhet theksuar se, pavarësisht nga galeria e personazheve që na parakalojnë, romani është i pasur me figura fëmijësh në tipare, e karaktere të ndryshme, në individualitete të papërsëritshme. Themi se fëmijët kanë një paraqitje disi skematike të tyre, disi të idealizuar: ata sillen si të rritur, nuk tremben kurrë nga të papriturat dhe vështirësitë e shumta që u dalin përpara, gjithmonë qëndrojnë të buzeqeshur, të qetë dhe pothuajse në raste të rralla frikësohen, tmerrohen. Por kjo është një paraqitje jo e vërtetë e botës së fëmijëve, sepse ata nuk mund t’i bëjnë ballë në mënyrë burrërore rreziqeve të shumta, që iu dalin përpara.
PERSONAZHET
Te romani “Shpella e piratëve” kemi 5 personazhe fëmijë, gjithësecili spikat me tiparet e individualitetit të tij. Niko Dabo përfaqëson personazhin e rritur që u tregon këtyre fëmijëve përmes gojëdhënave, episode të ndryshme të jetës shqiptare duke zbavitur kështu kërshërinë dhe kuriozitetin e fëmijëve. Loloja është një fëmijë i shkathët, i zgjuar, tip organizatori. Ai i ngjan Gordonit pasi merr përsipër që të kujdesej për këta fëmijë në këtë aventurë të rrezikshme që kishin marrë. Ai është esmer, ka flokë kaçurrela dhe ta jep përshtypjen e marinarit të thjeshtë, s’i trembet syri asnjëherë përballë vështirësisë dhe pengesave që has gjatë zbulimit të shpellës. Iliri një fëmijë kureshtar, i shkathët, i ngjan tipit të Brianit; është i mençur, vepron me zgjuarsi dhe trimëri. Lulja është motra e Ilirit. Ajo edhe pse e vogël në moshë ka dëshirë të zbulojë të panjohurën, rrezikun, duke i ndjekur fëmijët hap pas hapi në aventurat e tyre. Jani është një fëmijë kureshtar, por edhe pak frikacak dhe i ndrojtur.
GJUHA DHE STILI
Gjuha në këtë vepër është e thjeshtë. Petro Marko përshkruan bukuritë e Jonit, shpellën e thepisur, botën detare me peshq të ndryshëm etj. Autori përdor shumë figura letrare për të paraqitur bregun e detit dhe të mirat materiale të kësaj treve: “Kur u gjenda në rrugën e madhe, vura re se s’kishte njeri. Nën ullinj loznin hijet e thella, kurse në pllajat e zhveshura kish nisur të shquhej drita e agimit. S’kisha parë kurrë një agim të tillë. Në qiell yjet po humbisnin e shkriheshin si kokrrat e sheqerit në ujin e kaltër. Nën mua deti i qetë flinte i madhërishëm. Ç’qetësi dhe bukuri e rrallë! Atje lart Malet e Vetëtimës, si kështjellë shekullore, ngriheshin hierëndë; kurse plazhi përposh si një top basme e bardhë e hapur tej e tej, që nga kampi i Pushimit të Punëtorëve e deri te kepi i Shpellës së Piratëve, nanurisej lehtë nga pëshpëritjet e fjetura të valëve të lodhura….”
Autori herë-herë duket si një bujk i mirë që përshkruan agrumet, ullirin, rrushin, fiqtë, por herë-herë edhe si një peshkatar i mirë që i njeh shkëlqyeshëm të gjitha llojet e peshqve, si: sinagridhën, lavrakun, qefullen, kocën, oktapodin, gaforren, peshkaqenin, etj: “…Peshkatari e kishte shtrirë sinagridhën e madhe dhe i binte me majën e thikës në bisht. Luante me të. Ajo hidhej dhe kërcente me fuqi. Ai luante dhe luante me të, pastaj i futi një thikë mu në kafkë. Sinagridha e madhe tundi disa herë bishtin dhe pastaj nuk lëvizi më…”
Fjalitë në roman janë të thjeshta, të qarta, të shkurtra, dinamike, tërë dramacitet; stili është i rrjedhshëm dhe me një figuracion shumë të pasur. Për të rritur sa më shumë kureshtjen e lexuesve, autori përdor vazhdimisht fjalitë pyetëse: “A do t’u bënte dot ballë dallgëve të tërbuara kjo anije? E ç’do të bënte një anije e vetmuar në mes të oqeanit? Si është e mundur që aty të mos kalonte qoftë edhe një anije e vetme?…”
Petro Marko edhe pse flet për fëmijë, shprehet figurshëm me anën e metaforave, epiteteve, krahasimeve të ndryshme dhe me një imagjinatë që nuk shter kurrë. Por ai ngre dhe probleme morale, si atë të respektimit të vetvetes nëpërmjet respektimit dhe njohjes së rrënjëve prej të cilave kemi ardhur, sepse në fund të fundit ne duhet të krenohemi për këto rrënjë. Por dhe mbyllja e romanit është shumë origjinale:” Anijet u afruan në breg. Përpara se të zbrisnin, Gjonbaba ynë na pëshpëriti: – Nesër, ora 8 takimi te Shpella e Pano Gjinit. Merrni me vete letër e lapsa. Duhet të shkruajmë bashkë gjithë ato që pamë dhe sidomos ato faqe të çuditshme që lexuam në librin e “Historisë së Shpellës”.
LITERATURA:
• Aliu, Ali “Katër romane të Petro Markos”, Flaka e vëllazërimit, Shkup, 1979;
• Bishqemi, Astrit “Historia e letërsisë shqiptare për fëmijë”, Sejko, Elbasan, 2001;
• Çadri, Ramadan “Letërsia shqipe për fëmijë”, Tiranë, 2001;
• Rrahmani, Zejnullah “Teori e letërsisë për shkolla të mesme”, Libri shkollor”, Prishtinë, 2002;
• Marko, Petro “Shpella e piratëve” (roman), Rilindja, Prishtinë, 1971.

Shperndaje ne
Updated: 31 Tetor, 2016 — 09:11

The Author

Prof. Zymer Mehani

3 Comments

Add a Comment
  1. mentealternativa1.blogspot.com

    Zoti Zymer Mehani! Ju lus qe te hidhni nje sy faqes mentealternativa1.blogspot.com.

  2. www.mentealternativa1.blogspot.com dhe www.whale.to

    Shqiperia eshte e rrezikuar nga elita globale qe e shte qeveria globale (komiteti i 300) e cila komandon boten.

  3. www.mentealternativa1.blogspot.com dhe www.whale.to

    Shqiptarët e Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë, Luginës së Preshevës edhe Malit të Zi janë gjithsej 12,8 milionë bashkë me emigrantët shqiptarë në BE, Britani, Zvicër, SHBA, Kanada e Australi.

    Shqiptarët janë numerikisht më shumë se sa të gjithë popujt e tjerë të rajonit:

    grekët: 10 milionë
    (por grekët janë popull artificial i përbërë nga shqiptarë, arumunë edhe sllavë)
    serbët: 5.9 milionë
    kroatët: 5 milionë
    sllovenët: 1.8 milionë
    boshnjakët: 2 milionë
    bullgarët: 7 milionë
    sllavo-maqedonasit: 0.85 milionë
    malazezët: 0.25 milionë

    Popujt e tjerë në Europë që janë numerikisht më pak se sa Shqiptarët:

    hungarezët: 11 milionë
    suedezët: 8.5 milionë
    norvegjezët: 4.5 milionë
    finlandezët: 5 milionë
    danezët: 4.5 milionë
    islandezët: 0,3 milionë
    estonezët: 1 milion
    letonezët: 1.4 milionë
    lituanezët: 3 milionë
    bjellorusët: 8 milionë
    çekët: 10 milionë
    sllovakët: 5 milionë
    austriakët: 3.5 milionë
    zviceranët: 3 milionë
    hollandezët: 3.4 milionë
    belgët: 3.5 milionë
    luksemburgasit: 0.25 milionë
    irlandezët: 5 milionë
    skocezët në Britani: 7 milionë
    valisët në Britani (Wales): 3 milionë
    katalanët në Spanjë: 10 milionë
    galicët në Spanjë: 2.8 milionë
    baskët në Spanjë e Francë: 2.7 milionë
    portugezët: 10 milionë

    Këta janë 8 popuj në rajonin e Gadishullit Ilirik edhe 24 popuj të tjerë në Europë. Gjithsej në kontinentin europian janë 32 popuj që janë numerikisht më pak se sa Shqiptarët.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.