NUSE SHQIP TE MOLLA E KUQE
Atdheu im sa herë është tkurrur,
Braktisur me dhunë
Nga shqiptarët e mi,
Duke marrë me vete vetëm emrin “shqipëtar”,
Me lot në sy,
Zemra duke qajtur me ngashërim.
Gjyshi im e ruan edhe sot,
Mbiemrin e vjetër “Maqedonc”,
Në kohën kur gjyshja ime
U bë nuse në Mollën e Kuqe,
Në vendin ku flasin shqip
Vetëm eshtrat nën dhe,
Ose ndonjë zog që andej i bie fluturim
Dhe këndon emrin e Atdheut tim,
Poemën time të kafshuar
Nga të katër anët,
Me emrin Shqipëri!
©Maki Maqedonci – Canolli