Ty Flamur i bukuri Flamur
të puthi e të mbaj në duar,
të shtrëngoj fort në gji
sikur nëna me fëmi.
Ty Flamuri me shqiponjë
shpirtë e zemër ty të dojnë,
të kam dritë e të kam jetë
të kam emër e identitet.
Edhe këndej oqeanit
e hjeki mallin e Vatanit,
me shqiponjën dy krenare
i themë botës jam shqiptare.
Për ty gjunjëzohem në tokë
të puthi e të lajë me lot,
të mbrojë me dashuri
nuk lejoj njollë mbi ty.
Të betohem në Diell e Hënë
të kam babë e të kam nënë,
pa ty e humbur jam në këtë botë
pa ty ndjehem krejt e kotë!
Të betohem në sytë e ballit
e në gjakun e shqiptarit,
mijëra vjet unë me jetua
përveç teje tjetër nuk dua.