Etnikumi: KRIMET SERBO-MALAZEZE DHE SLLAVO-MAQEDONASE MBI POPULLATËN SHQIPTARE NË SHEK. XX (PJESA II)


Nga libri “Strategjia e shqiptarëvet” të Gjokë Dabaj-t

Po sjellim tash këtu një regjistër, të vetëm një pjese krimesh që na i kanë bërë sërbët, malazezët dhe sllavët e Maqedonisë apo bullgarët në shekullin XX. Të dhënat janë marrë në librin “Gjenocidi serbomadh dhe Qëndresa shqiptare” të autorit Shaban Braha.

Viti 1913.
Një diplomat i huaj raporton: “Një sërb nga Çagllavica (Prishtinë) u mburr se me dorën e tij ka vrarë 100 shqiptarë”(f.221).
Në Sop të Kërçovës, “nga një sërb u lidhën të gjithë muhamedanët që kishin mbetur akoma në fshat, rreth 200 vetë, u çuan në xhami, u mbuluan me sanë dhe u dogjën të gjallë” (f.222).
Në Ujëzi, midis Gjakovës dhe Prizrenit, u dogjën 20 pjesëtarë të një familjeje. Disa fëmijë që tentuan të iknin, u ndaluan duke i therur me bajoneta (f.222).
Në Pejë u masakruan 1300 shqiptarë, sepse nuk deshën të konvertohen në fenë pravosllave (f.216).
Përdhunohen gjatë rrugës për Kërçovë dhe në fund vriten 10 gra e 9 vajza nga Fushëllazari (Ohër) (f.217).
Në Nishor të Suharekës pushkatohen 42 vetë (f.192).
Gjatë çarmatimit në Krrabë e në Çermenikë (Elbasan) sërbët kanë vrarë 20-30 shqiptarë (f.194).
Një tentativë arratisjeje nga burgu i Prizrenit rezulton me së paku 19 të vdekur (f.194).
Një forcë shqiptarësh kryengritës luftuan kundër ushtrisë sërbe afër kufujve të Prizrenit… Në atë luftë u vranë 200 shqiptarë (f.196).
“Mund të them se Luma nuk ekziston më. Kudo kufoma, hi e pluhur. Ka fshatra me 100 deri 150 shtëpi ku nuk ngeli njeri i gjallë.” (f.199).
Në Topojan të Kukësit afër 400 vetë u vranë grumbuj-grumbuj me mitraloz, në vende të tjerë u dogjën gjallë në shtëpitë e tyre (f.200)
Një officer malazez thotë: “Shqiptarët në fillim i vrisnin me pushkë dhe patllake, por së shpejti erdhi urdhëri se s’kishte levërdi të shpenzohej municioni, prandaj shqiptarët do të thereshin me thika. Dhe kështu i ndanin në grupe, nga 40 deri 50 vetë, i rreshtonin në 2 rreshta me fytyra të kthyera nga njëri-tjetri dhe atëherë oficerët ose nënoficerët i thernin një nga një në qafë.” (f.194).
Në 2 fshatra midis Prizrenit dhe kufirit oficeri komandues, me anën e kryetarit të fshatit, mbledh të gjithë të rriturit, 83 vetë, dhe i pushkaton (f.201).
Në fshatrat Lojmë e Nimçë (rrethinë e Prizrenit) i mbledhin me anë të kryepleqvet, gjoja për t’u regjistruar, dhe i vrasin: 36 lojmëjanë dhe 54 nimçjanë (f.201).
Genocidi në Lumë e Opojë (përmbledhëse): Mbi 672 të masakruar, shumica gra e fëmijë dhe 573 shtëpi të bëra hi. (f.202-203).
Në rajonin e gjërë të Gjilanit, në 19 fshatra pati masakra nga më të egrat, vetëm në Kabash u masakruan 47 vetë (f.203).
Edith Durham shkruan për krahinën e Gostivarit: “Ka fshatra me 100, 150 ose 200 shtëpi ku tani s’gjindet asnjë frymë. I mbledhin njerëzit me togje nga 40 ose 50 vetë dhe i shkojnë në bajonetë deri tek i fundit. Në Reçan të Gostivarit, sërbët, pasi pushkatuan 30 vetë, 200 gra, fëmijë e pleq i mbyllën në 2 shtëpi dhe i dogjën të gjallë” (f.203).
Në Zdunjë të Gostivarit djegin 37 gra, fëmijë e burra.
Të nesërmen 9 të tjerë i çojnë në Vakuf të Benicës dhe i masakrojnë. “Alije Maksutit, kufomë, iu gjet vajza 7-muajshe mbi gjirin e saj” (f.203).
Në Simnicë të Gostivarit djegin 113 shtëpi dhe vrasin 18 vetë (f.203).
Pas 8 ditësh, sekretari i nënprefekturës ftoi me emër 22 vetë, i lidhën gjoja për t’i çuar në nënprefekturë dhe i masakruan në Vakuf të Benicës (f.204).
Në katundin Gjinovicë (Gostivar) djegin 7 shtëpi me njerëzit brenda. Vetëm në 2 prej tyre, 17 vetë (f.203).
Në Vertok pushkatojnë 18 vetë dhe i groposin në Bigorë.
40 i çojnë e i pushkatojnë në Vakuf të Benicës (f.204).
Në Kalisht të Gostivarit, rrugës për në Pozheran, i vrasin dhe i therin 43 vetë (f.204).
Në Çergan vrasin 32 vetë, duke i çuar për në Gostivar (f.204).
Në Qafë të Gostivarit masakrohen 65 gra, pleq e fëmijë (f.204).
Qyteti i Dibrës, nga 20000 banorë bie në 2000 banorë.
Një pjesë e popullatës që mori arratinë, u masakrua. “Katundet që u dogjën, s’kanë numër” (f.205).
Në Gjoricë qenë masakruar 14 vetë bashkë me plakun e katundit. Qenë mbytur edhe 2 gra e 6 fëmijë (f.205).
Në Zogaj 124 shtëpi qenë djegur dhe masakruar 12 vetë: 4 hedhur në zjarr, 4 therur dhe, pasi janë kthyer edhe njëherë, kanë vrarë edhe 4 të tjerë (f.206).
Në Maqellarë u therën me majën e bajonetës 16 vetë (f.206).
Bllaca qe plaçkitur, pastaj i qe vënë zjarri nga të 4 anët. Të gjithë fshatarët qenë masakruar (f.206)
Në Allajbeg digjen 65 shtëpi dhe masakrohen në mënyrë të tmerrshme 23 vetë, midis të cilëvet 7 gra dhe 1 fëmijë 5 vjeç (f.206).
Në Vajnik i djegin të 15 shtëpitë që ka ai fshat, therin 4 njerëz duke vrapuar pas tyre dhe 1 vajzë të re e mbytin (f.206).
Në Luzni masakrohen 45 vetë (f.206-207).
Në Deshat u shkrumbuan 15 shtëpi dhe u hodhën në flakë e u dogjën të gjallë: 3 fëmijë dhe 2 gra (f.207).
Në Pilat-Mëhallë, therin me bajoneta dhe i hedhin në zjarr 2 burra dhe 2 fëmijë (f.207).
Në Peshkopi digjen 57 shtëpi dhe masakrohen 6 vetë (f.207).
Në Qafë-Bulqizë pushkatohen 13 vetë (f.207).
Numri i myslimanëvet të masakruar prej bandavet sërbe është… në Kërçovë 184, në Çallopek 47. Fshatrat Lop, Zajaz e Lesani janë djegur dhe banorët flitet qenkan vrarë (f.207).
Në Tetovë u arrestuan 400 shqiptarë myslimanë, dhe u ekzekutuan të shumtët gjatë transportit për në Shkup (f.208).
“Afër Shkupit u therën si berra 2000 shqiptarë.” (f.208).
Në Ujëzi, pranë Drinit, 32 vetë u mbyllën dhe u dogjën në një shtëpi (f.208).
Forcat sërbomalazeze në Plavë-Gusi kanë pushkatuar 720 burra. Nga këta 559 në Qafë të Previsë, 150 në Brezovicë dhe 11 brenda në Plavë (f.209).
Të atit të Shaban Kolinës të Gusisë ia nxorën sytë me bajonetë për së gjalli në prani të fëmijëvet e të gruas. Në Budovicë të Plavës, Rexhep K. Feratajn e lidhën në trungun e një dardhe, ia nxorën sytë me thikë dhe në fund e dogjën së gjalli (f.209).
Prijësit si Halil Haxhia në Drenicë, Fejzulla Lipoveci në Klinë, Hetem Korineni i Hotit (të Plavës) dhe Hetem Dobrosheva, dhe 18 të tjerë, të gjithë u ekzekutuan nga sërbët (f.209).

E përzgjodhi Prof. Zymer Mehani

Pjesa e III-të

Kthehu te pjesa e I-rë

Shperndaje ne
Updated: 14 Dhjetor, 2016 — 22:25

The Author

GJOKË DABAJ

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.