Reagim: Vulin, je shumë i vogël për të na dhënë moralizime!….


“Prishtina nuk mund të kuptojë se ligji dhe drejtësia nuk kanë të bëjnë me politikën apo me negociatat e as me bisedimet. Serbia gjithmonë do të luftojë për drejtësi, për të vërtetën në lidhje me viktimat ku të gjithë kriminelët duhet të dënohen, pa marrë parasysh kush janë ata ose ku ndodhen”. Është kjo deklarata e ministrit të Mirëqenies Sociale në Serbi, Aleksandar Vulin, e ne Vulinit i themi se serbët dhe shteti i Serbisë janë larg nga ligji dhe drejtësia, aq sa është larg qielli me tokën!
Vulini vazhdon me broqkullat e tij se“Kjo nuk ka të bëjë me politikën, rrethanat ndërkombëtare ose ndonjë gjë tjetër, ka të bëjë me luftimet kriminale. Prishtina duket se nuk e ka kuptuar se ligji dhe drejtësia nuk kanë të bëjnë me këtë”, ka thënë ai. E ne edhe për këtë i themi këtij kodoshi se nëse në çdo cep të globit humbin dhe zhduken kriminelët, ata do të gjenden me bollëk , ku tjetër, pos në Serbi- në djepin e krimit dhe të kriminelëve.

Shkruan Prof. Zymer Mehani

 

Shperndaje ne
Updated: 6 Janar, 2017 — 17:20

The Author

Prof. Zymer Mehani

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.