A JEMI DUKE SHKUAR ME VETË DËSHIRË DREJT SHKATËRRIMIT?

                           
Është për të dhimbsur shpirti dhe zemra kur e kujtojmë të kaluarën dhe të sotmën e Kombit dhe Atdheut tonë! Gjithmonë atdhetarët sakrifikuan dhe luftuan për të mirën e çështjes sonë kombëtare breza me radhë dhe në fund shumë pak fituam e po gëzojmë! Gjithmonë atdhetarët disa u burgosën, disa u vranë, disa u masakruan e disa u dëbuan apo edhe u detyruan t’i lëshojnë vatrat e tyre e t’i marrin rrugët e botës ku as atje nuk u kursyen nga dora tinzare serbosllave dhe ajo tradhetare duke u bërë atentate kundër tyre dhe fatkeqësisht një gjë e tillë sëish po na ndodhë dhe kam frikë se do të jetë akoma në vazhdimësi. Toka jonë si duket qenka e dënuar qe gjithmonë e jetë të ujitet me gjak shqiptari! Apo shqiptarët të bëhen gjithmonë kurban i saj dhe të huajt ta gëzojnë bashkë me veglat e tyre shqipfolëse qe ne i quajmë tradhëtarë! Dhe përderisa këta të fundit çdo ditë e më shumë temë diskutimesh e kanë ndarjen e Kosovës në enklava, kolonizimin e saj, si dhe spastrimin e saj duke e detyruar popullatën t’i marrin akoma rrugët e botës nga papunësia, varfëria, mungesa e një shkollimi të mirëfillt ngase e kan stërmbushur atë tokë me fakultete pa vlerë ku diplomat e tyre shërbejnë vetëm për reklama, nuk kemi si ta quajmë ndryshe vetëm një vazhdimësi e projekteve sllave! Ne zogjt shtegtarë edhe pse u larguam nga folet tona kurrë as për një çast nuk e tretëm dashurinë për atë tokë por atë dashuri e mbollëm edhe në mendjet dhe zemrat e pasardhësve tanë edhe pse ata lindën dhe u rritën dhenave të huaja. Dëshira e vetme e jona është qe një ditë të kthehemi sërish tek ajo tokë dhe t’i ndërtojmë folet e reja dhe ta rikthejmë trurin e mbushur me dituri e njohuri të reja dhe ta ndihmojmë Atdheun tonë të përparoj e të zhvillohet si vendet dhe shtetet tjera demokratike dhe përparimtare! Sepse, siq shprehen edhe fëmijë tanë : “Jemi lodhur nga parregusllitë atje në tokën tonë”!
Atdhetarët kurrë asnjëherë nuk u reklamuan me punën e tyre të cilët me mund, sakrificë dhe punë intensive punuan ditë e natë në të mirën e çështjes sonë kombëtare dhe akoma jan duke punuar duke ia ngritur vlerat kulturës, traditës, gjuhës dhe Flamurit e në përgjithësi mbarë Shqipërisë anë e kënd botës! Dhe për ironi të fatit dalin ca mjeranë dhe mjerane e me një takim rasti sa për foto bëjnë foto me një president, këngëtarë “patriot” dhe bum fotoja e tyre bën buj më shumë se sa puna dhe vepra e atyre qe ishin shkaktarë qe e sollën presidentin qe ai apo ajo pati fatin ta hsfrytëzoj rastin e të dal në foto! Dhe shumica e të tillëve kurrë në jetën e tyre nuk e kanë hedhur asnjë “lopat dhe” në themelet e çështjes kombëtare por gjithmonë jan përpjekur e përpiqen të fitojnë famë në krahë të njerëzve me famë! Thonë lavdin e ka dashur edhe mbreti! Eh po nga etja dhe dëshira për t’u lavderuar e për t’u ndier si mbret po luftohet për pushtet atje në trojet tona e jo për të mirën e Kombit dhe Atdheut! Dhe ashtu siq jemi bërë i kemi edhe punët! Kur shkruhet ndonjë poezi për dëshmorët, tregim i jetuar qoftë nga e kaluara e largët apo ajo e vonshmja me histori të hidhura e shpesh të trishta nga gjenocidi sllav në trojet tona, apo ndonjë shkrim dedikuar një ish luftëtari të lirisë, një veprimtari të çështjes sonë kombëtare etj. shumë pak njerëz kemi në mesin tonë qe i kushtojnë vëmendje dhe disa hezitojnë edhe të shkruajnë ndonjë fjalë të vetme qoftë edhe vetëm një “Lavdi” ! Ndërsa sikur të shkruhet një poezi dashurie, tregime dashurie, marrëzie, budallakie apo thjesht kuriozitete të ndryshme dhe sikur të hidhet në rrjetet sociale një foto e një femre lakuriqe, “sexi-bomb”, apo çfardo e kësaj natyre aty i vëren qindra e mijëra “like” e komente! Edhe te kënga është njësoj për fat të keq më shumë gjen admirues të këngëve tallava apo me disa hip -hopa qe e përmbajnë një tekst të pakuptimtë dhe banal se sa te këngët tona të mirëfillta qe ngjallin atdhedashuri dhe herë pas here na i sjellin të gjallë dëshmorët dhe atdhetarët e Kombit ku pa gjakun e tyre nuk do ta gëzonim këtë pak liri qe e kemi.Vallë a jemi ne vetë ata qe po shkelim mbi vlerat tona, mbi gjakun e dëshmorëve, mbi sakrificat dhe vuajtjet e atyre qe punuan, flijuan dhe sakrifikuan për çështjen tonë kombëtare? A jemi ne ata qe po i hedhim vlerat tona në kontonjere dhe po i zëvendësojmë ato me plehra e me gjëra të pavlera? Dhe unë e kam bindjen se PO! Ne jemi shkaktarët e krejt të kqijave qe po na ndodhin rrethë nesh! Sepse, përderisa atdhetarët i quajmë tradhëtarë e tradhëtarët i dekorojmë e i ngritim lart, përderisa ata qe jan duke punuar ditë e natë për të mirën e çështjes sonë kombëtare i injorojmë, i ofendojmë e nuk i përkrahim e atë përkrahje ia dedikojmë atyre qe qoftë edhe me një foto të çastit është me presidentin në atë foto apo me cilin do politikan qe ai e simpatizon, përderisa më shumë na tërhjek fotoja e një “sexi-bombe” qe ua ngacmon epshet se sa një foto e një fëmiu apo plaku të sëmurë, apo ndonjë familjje e varfër, përderisa këngën tallava e adhurojmë dhe ia japim mundësinë të na e dëmtonë folklorin dhe muzikën tonë të mirëfilltë, përderisa vishemi si “ningja” me veshje turlo-arabe dhe e anashkalojmë veshjen tonë sa kombëtare aq europiane, përderisa më me kënaqësi flasim në gjuhën e huaj se sa në gjuhën tonë amtare e shumë e shumë dukuri tjera apo vese të këqija qe na jan bërë shprehi dhe na jan ngjitur si virus. Dhe shërimi ynë bëhet kur këto vese t’i largojmë nga vetja bashkë me të këqijat qe na kanë rrethuar me vetë dëshirën tonë. Kur dashurinë ndaj vetvetës, ndaj Kombit dhe Atdheut ta kemi thellë në shpirtat dhe zemrat tona secili nga ne, ato do të bëhen antibiotiku më i mirë kundër çdo sëmundje antikombëtare dhe antivlerë! E kemi obligim moral dhe kombëtarë qe secili nga ne të japim më të mirën nga vetja, secili të bëjmë atë qe dimë dhe mundemi në të mirë familjes, shoqërisë, Kombit dhe Atdheut tonë!
Në aspektin politik faji padyshim që u takon politikanëve tanë sa mjeran aq edhe të papërgjegjjshëm e besa edhe të pandërgjegjshëm, por në aspektin moral fajtorë është popullata jonë sepse ëdo ditë e më shumë po e shohim dhe jemi dëshmitarë të një realiteti të hidhur sa sa shumë po zbehet morali ynë.
Pra nuk duhet të bëhemi kritik pa qenë edhe autokritik!
Përndryshe me vetë dëshirën tonë jemi duke shkuar drejt shkatërrimit tonë kombëtarë, apo thënë më mirë jemi skaj greminës vetëm sa nuk kemi rënë krejt në fund dhe pastaj nuk ka kush qe na nxjerrë nga aty sepse siq thotë një fjalë e jona popullore “Me të lidh dikush zgjidhesh leht sepse të zgjidh dikush, por me u lidhur vetë s’ka kush të zgjidhë”!
 

Autore: ©Maki M Canolli

Shperndaje ne
Updated: 6 Janar, 2017 — 17:37

The Author

Maki Canolli

Makfire Maqedonci – Canolli lindi në Prishtinë. Fëmijërinë dhe rininë e hershme i kaloi në vendlindje. Është shkolluar në fushën e pedagogjisë, që e ka bërë më të ndjeshme e më njerëzore edhe në poezi. Me këtë art të vështirë ka filluar të merret që kur ishte nxënëse e klasës së dytë fillore. ”Gjeli im plak” ka titullin vjersha e saj e parë. E ka botuar 30 vjet e sa më parë në shtojcën për fëmijë të gazetës ”Rilindja” (1978/79), e cila botohej çdo të martë, në kohën e artë të kësaj të së përdishmeje të shuar shqiptare në Kosovën e pushtimit serb. Makfire M Canolli i përket brezit të rinisë ”së padisiplinuar”, e cila sfidonte pushtetin antipopullor të asaj kohe. Ky pushtet të rinjtë shqiptarë i quante ”irredentistë” e ”seperatistë” dhe me nofka të tjera më poshtëruese, vetëm e vetëm pse deshi të mbante gjallë gjuhën, traditën e kulturën shqiptare, të qenit shqiptar të shqiptarëve në vendin e tyre. Makfires, si motër e vëllezërve ”irredentistë”, iu mohua çdo e drejtë: të regjistrohej në fakultet, të punojë me nxënës, si dhe e drejta për të botuar. E ka vragë të pashlyeshme në zemër këtë kohë, aq më parë, pasi krijimet e saj të hershme ia konfiskuan punëtorët e shërbimit sekret serb, gjatë një bastisjeje në shtëpinë e saj. Në vitet e ‘80-ta, kur ajo ishte vetëm 11 vjeçe si shumë familje shqiptare, edhe familja e Makfires ishte në shënjestër të UDB-së famëkeqe serbe, e cila në vitin 1982 ia burgosi të tre vëllezërit. Ishte kjo koha kur shpirti i saj sa fëmijërorë aq poetik po këndonte nga brenda, pa u shfaqur për lexues. Në vitet e ‘90-ta emigron në Gjermani, ku qëndroi deri më 1998. Kthehet në Kosovë bashkë me familjen e saj dhe më pas, më 1999, kalon oqeanin për të vazhduar jetën në New York. Aty jeton ende.Zëri i saj dëgjohet çdo të premte në valët e Radio – Diasporës, ku si moderator e udhëheq rubrikën “Heroizmi i popullit tonë në shekuj”. Poezitë e saj janë prezantuar nëpër disa faqe të internetit, të cilat botojnë krijime artistike, si “Teutat shqiptare nëpër botë”, “Agjencioni Floart-Press”, “Tribuna shqiptare”, “Bota e re”, “Stërkala”, si dhe “Qeparoi”.Gjer tani ka botuar përmbledhjen poetike për të rritur “Gjurmë nëpër flakë” (2010) dhe një tjetër për fëmijë “I shes diellit akullore” (2010). Po ashtu është pjesë e disa antologjive si dhe në librin e përbashkët me teutat shqiptare nëpër botë me titull "Në sytë e nënave". Në një të ardhme të afërt lexuesit do të kenë ne duart e tyre shkrimet tjera qe presin botimin.

1 Comment

Add a Comment
  1. A JEMI DUKE SHKUAR ME VETË DESHIRË DREJT SHKATËRRIMIT;A VEMI
    DUKE SHTRUAR NE KETË MESHIRË KREJTË MASHTRIMIT;KUR SHQIPTARIA
    DO MBLEDHIM MEND;OU,ZERI THUR THIRRJE,NXIRRJE,NGA ZEMËR-EMËR
    NGA GJAKU-PRAGU,NGA RRASHTA OH,LASHTA,STËRLASHTA;KY GLOB,ORE,
    HY-GLOB,KRY-KOMB-KOMBI SHQIPES MBARË SHQIPTARE,GLOBI SHKRIPES
    FARË SHKRIPZARE;QE MË E SHËNJTA SHQIPE,MË E SHTRËNJTA SHKRIPE,
    FLUTURIMA,BULBURIMA;ATJE,VAJTJE MË KJARTA,MË E ZJARRTA QIELLI
    O DIELLI;DUKE FLUTURUAR,BULBURUAR,NËN VETIMA O BURBULLIMA,ZËN
    ME TRIMA-GURGULLIMA,DUKE MBIR BARI-BIMA,TUKE SHTRIR SHQIPTARI TRIMA,DALUR ZOT,TROJE PËR TROJE;FALUR MOT,HOJE PËR HOJE;TEK
    SI BLETA GADITË MJALTIN,SHTEPI TË VETA TRADITË ATIN,ATË-DJALË,
    NIP DHE NIPE,FAT FATIN SHQIP O SHQIPE,PËR KRIJIME TËRË ATDHEUT
    PËR FLIJIME ZËRË ATKREUT;BESE O SHPRESË TRADITË SHQIPTARE;VESË
    E STRESË AGDITË SHTIPFARE;AMANET DJALË PAS DJALË,ANAKEND MORE
    FJALË QAS FJALË,ZANA RENDE GURRA KRONI,LANA LENDË BURRA FRONI,
    BURRA BURRRË BURRËRORE,GURRA GURRË GURRËRORE;LOG SHKRIPES TUK
    LARTSONI LENËN;ZOGU SHQIPES MOS TRADHTONI NENËN;PRAG SHKRIPES
    PRAG M’I SHTRËNJTI;OU,GJAK I SHQIPES GJAK MË I SHËNJTI;SHKABË
    OR GJENË SHKRIPKA VËRRIA,OUUU,BABË OR NENË,SHQIPTARIA!!TË FALA
    NJË REFUGJAT LUFTË NGA KOSOVA NË USA.VETËM NJËRI NGA DHJETA O
    MILION GADI TREË SHQIPTARIA,QE TË NDERGJEGJËMI,PËRGJEGJËMI,ORE
    TOKË E QELL,LOKË O DIELL,NË MOMEMNTË DEMOKRATIKE,KONTINENTË O
    MEMO-ANTIKE TË RIKTHEHËMI,RISHPREHËMI,PËR RILINDJE,RINGRITJE,O
    MBARË KOMBËATRE,OUUU,MBARË SHQIPTARE!!.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.