Letërsi Kombëtare: NË ShENJË PËRKUJTIMI: GjERGj KASTRIOTI-SKËNDERBEU

E botoj këtë poezi në shenjë përkujtimi për figurën legjendare dhe të papërsëritshme në historinë tonë kombëtare:Gjergj Kastrioti-Skënderbeu

PËRGjIGjE ATYRE QË MUNDOHEN T’I ThAJNË RrËNJËT E VETA PËR TUA LULËZUAR DEGËT TË TJERËVE

E TËRA NjË HISTORI
(Gjergj Kastriotit-Skënderbeut)

Kjo figurë më se Legjendare
Është e tëra një histori
S’ka të fikur zjarri i zemrës
Për Votrën tonë, sa herë t’përbuzur
Për Atdheun tonë, ShQIPTARI..!

Emër ky që kurrë nuk vdes
As nga t’huajt e as nga tonët
Por përcillet nga brezi n’brez
Bëma e tij, bëmë njerëzore
Fat e nder pët Tokën Arbërore

Ky Hero, ky shpirt vigani
Ushqen shpirtin e çdo shqiptari
Qëkur i vu fre një Uragani
Çerekshekulli e hiq më pakë
Shumë borxh i ka Evropa Plakë

Bota e civilizuar dh
e demokratike
Që s’ka sherr e nuk të hi në hise
Anembanë Globit ton’
Këtij fakti s’ka sesi t’i ike
Prandaj dhe n’qindra libra e kujton

Imazhin e këtij Heroi, këtij Legjendari
Nuk e zbehin aspak lehjet paranoike
As shantazhet dhe falsifikimet finoke
Nga biçim injonjoranti a tregtari
Të kulturës dhe historisë pellazgjike

Sepse, ajo, rrënjët i ka thellë në parahistori!
As larot e zi që shiten për lekë n’pazar?!
As trularët kolltukxhi, që sillen si nuset n’dremi?!
Nuk ia ndërrojnë dot rrugëtimin kombit Shqiptar!
Që kur mori të mbarrën e Diellit kah Perëndimi
Ku vlerat maten, jo kuturu por me kriter njerëzimi!

© Kasam ShAQIRVELA

Shperndaje ne
Updated: 18 Janar, 2017 — 07:23

The Author

Kasam SHAQIRVELA

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Bashkimi i Shqipërisë © 2014 Bashkimi i Shqiperise
Show Buttons
Hide Buttons