NËNA
Cila lule ka emrin tënd
Dhe është për ty moj nënë
S’ka emër, nuk gjendet
Askush se ka thënë
E vetmja lule që s’ka gjemba
Je ti e dashura nënë.
Cila lule të gëzon moj nënë
S’ka emër, nuk gjendet
Se kanë thënë.
E di nënë, e di
Atë emër, atë lule
Ti më mësove shqip për të thënë
Të dua nënë, të dua
Je ti ajo lule, oh nëna ime.