VATANI NUK DON KËMIShË TË RE

TERZIVE T’RIJ

nuk mjafton tani,
as dhe fjala jeme:
-lavdi atyne qi ranë per vatan!
per atdhe dhanë,
çka patën ma sublime
ata ranë n’fushen e nderit
për t’mos vdekun kurr’
aty n’altarin e lirisë,
ashtu siç vdes nji burr’!

per Liri ja falën Atdheut jetën
për kufirin na e lanë amanetin
per barin qe i ka rranjet
n’tokën e Stergjyshit
atje te Molla Kuçe
n’gropat e Nishit
edhe era e veriut
atje kur frynë,
asht ofshama
e Babës dhe Nanës
brengash kur shfryjnë
qesin mllefin dhe pezmin
për padrejtsinë!

dhe sot për mot
ti po del si kasnec
me telallin n’krah
e merr nji barë
qi s’e mban dot
dishron ta nxjerrish n’pah
dhe pa qenë kurrë terzi
don t’i qepish atdheut
nji lelek te ri
sumbullat qi ti,
ja ve xhamadanit
e shtërngojnë fort
shtatin e Vatanit
por ti nuk e ke
as mandatin e as takatin
për me ja matun
Vatanit shtatin
ti vet me disa tjerë
jeni si pema e thame
qi tundet n’erë,
lëkundeni si dhami
i shkulun n’gojë
ta dini mirë
se jeni n’lojë?!
dhe poplli
nuk ka me ju fal
per gabimet
qi i bani n’dam
t’Mamdheut
per qifin e padronit!
dhe interesin e beut?

© Kasam ShAQIRVELA

 

Shperndaje ne
Updated: 1 Tetor, 2018 — 04:50

The Author

Kasam SHAQIRVELA

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.