HOMOGJENËT (¹) PËR HOMOGJENIZIM (²) [³]

HOMOGJENËT (¹) PËR HOMOGJENIZIM (²) [³] 

Të  gjithë popujt, kombet, rracat, etnitë fetare në çdo brezni me sa vëmë re, kanë një të përbashkët, atë të konfliktit midis brezave bashkëkohorë, me kahje: Brezi i ri me agresivitetin ndaj brezit të vjetër, ose e thënë më ndryshe, të rriturit ndaj prindërve i mëshojnë prirjes së kundërshtisë, po thuaj në çdo mendim, veprim, traditë, zakone, sjellje, në veshje, në kulturë etj. Ndërsa prindërit (brezi i vjetër) i mëshojnë të prirurit ndaj përkujdesjes së fëmijve të tyre, pavarësisht moshave, më tepër se sa duhet, pra edhe e tejkalojnë pa e kuptuar përkujdesjen e tepërt, gjë kjo që sjell, ose mbart bezdisje tek të rinjtë, bile deri sa arrin edhe në atë që thamë, agresivitetin ndaj prindërve. Dihet çdo ngjarje e shkuar, e ndodhur edhe në  periudhën e prindërve, për brezin e të rinjëve është e re, por të rinjtë i euforizon deri në atë mas sa i a tregojnë brezit të para tyre si një konstatim, gjetje të re dhe gjoja e pikasur prej tyre. 

Këto marrëdhënie hasen vazhdimisht mes dy brezave të së njëjtës kohë, e përsëritur kjo në vite, le ta themi brenda 50-60 viteve. 

Duke qenë se periudha konfliktuale është konstatuar dhe vërtetuar në çdo brezni, duam a nuk duam rezulton si një e vërtetë e pashmangshme, qenka objektive, nuk varet nga ne, dhe duhet ta pranojmë. Nuk do ndalem në analizën e të mirave apo të dobësive që ka dhe do sjellë kjo “përplasje” brezash, nuk është ky synimi. Do e trajtoj atë si një veprim i pashmangsjëm dhe që ka të bëjë, në të vërtetë me vetë qenien e shoqërisë njerëzore dhe, mesa duket, është vendimtare, ajo pasqyrohet dhe rrezaton ndjeshëm në të gjitha drejtimet e jetës, në marrëdhëniet e njeriut me ambjentin që e rrethon, me ndërgjegjen dhe materialen.  

Konfliktualiteti pasqyrohet dhe vepron tek shoqëria njerëzore që jeton. Edhe njerëzit para nesh e kanë patur bashkëudhëtare konfliktualitetin, sikundër edhe shoqëria e sotme njerëzore dhe ajo e njërëzve në të ardhmen, janë ndeshur dhe do ndeshen me këtë dukuri. Fenomeni është present, i pamohueshme, por, shoqëria njerëzore njëkohësisht është mjaft kontradiktore edhe brenda breznisë së saj. Ajo mban në të njjëtën kohë dy qendrime (sipas këndvështrimin tim):  

  1. a) Konfliktulitetin mes brezit prindëror dhe brezit të fëmijëve të tyre; 
  2. b) Konfliktualitetin me të shkuarën, megjithëse i takon brezave të kaluar, por qenka e nevojshme historia e hershme e njerëzimit; prandaj në vazhdimësi brezash bëhen përpjekje për studime, kërkime, zbulime dhe përfitime përvojash. 

Për qendrimin e parë, cekëm disa mosmarrëveshje, ndërsa për qendrimin e dytë, njerëzimi kryen vazhdimisht studime, kërkime në shumë drejtime mbi lashtësinë. Synimi për të zbuluar dhe çvarrosur të fshehtat e mbuluara nga dheu në disa qindra mijëra vite më përpara, për të mësuar midis të tjerash, mënyrën e organizimit në fazat e ndryshme të zhvillimit shoqëror. Pra, çdo gjë e sotme, apo e afërt me të sotmen, na qenka konfliktualiteti, ndërsa e djeshmja, edhe ajo rezulton konfliktuale, na ndihmojnë për të nesërmen!.  

Njerëzimi nuk mund të jetë i shkëputur nga ambjentet që rrethohet, sepse ambienti është vetë pjellshmëria e jetës, por në të njëjtën kohë jeta njerëzore është tepër e ndjeshme, fleksible ndaj ngjarjeve, ndryshimeve të ambientit, natyrës. Dimë që gjithësia ruan ekuilibrat, dhe njeriu është i detyruar t’i përshtatet këtyre ekuilibrave, në të kundërt është e pa evituar çdukja, shfarosja e tij. Njerëzimi i përshtatet ambjentit, nga ana tjetër ambienti është gjithnjë në lëvijzje, si të thuash edhe ambjenti është si një qenie e gjallë, pëson ndryshime dhe ndryshimet e tij, disa të shpeshta dhe disa ta ngadalta në kohë, që i quajmë fenomene te natyrës, ndikojnë në qenien dhe ndërgjegjen tone, ato bëhen pjesë e jetës. Nuk ka statu-quo. 

Vetë shkallëzimi i ngritjes së zhvillimit shoqëror, veç të tjerash është fenomen që lidhet edhe me zhvillimin demografik, social, ekonomik, kulturor, politik. E parë në këtë prizëm, rezulton se gjithshka e tanishme dhe e ardhsme, e mbështetur tek e kaluara e hershme, siguron  dhe frymëzon gjithnjë e më shumë më të mirat, ecjen sa më pranë përsosmërisë. 

Për të kuptuar këto procese zhvillimi, le të përqendrohemi duke u ndalur në ndriçimin e njohjes së historisë tonë kombëtare, si një përvojë mes shumë përvojash të tjera dhe pikërisht në një fragment të studimit të feudalizmit ushtarak otoman, i vendosur tek ne në fillimet e shekullit XV-të. Luftërat shkatrrimtare në atë shekull, patën pasoja të mëdha për kombin tonë, por kurrsesi ato nuk e shuan jetën qytetare. Të përgjakur nga dyndjet e mëdha të pushtuesave të ndryshëm barbarë, apo sundimi i egër gati 500 vjeçar i perandorisë Otomane, kombi ynë jetoi, u rimorën forcat, u punua me nder dhe siç dihet, të paktën deri në shekullit e XIX-të, kombi shqiptar arriti një shkallë qytetërimi jo më të ulët se popujt e tjerë të Ballkanit. Kjo është e vërteta, por për kundër kësaj, disa historianë të historiografisë së vjetër me a pa dashje, kanë shtrëmbëruar shpesh herë kuadrin e vërtetë të ngjarjeve duke e nxirë fytyrën e popullit shqiptar, që në genet e tij shpalosen virtydet më të mira njerëzore, liridashës, tolerant dhe punëdashës.  

Në citim të pedagogut tim të nderuar z. Zija Shkodra: “Esnafët Shqipëtarë”, botim i Akademisë së shkencave të RP të Shqipërisë, viti 1973, del shumë qartë dashakeqësia e fqinjëve tanë shtetërorë gjatë vazhdimësisë së shekujve.“Disa historishkrues, shkruan z. Shkodra, kishin arritur bile në përfundimin se shqiptarët nuk njihnin ndonjë qytetërim, se deri në mesjetën e vonë ata ruajtën tiparet e barinjëve, apo të fiseve shtegtare të qeverisur nga feudalë të huaj (L. Moren, Le grand dictionnaire historique…. Basle 1732,I, 170. “ Shqiptarët janë një popull bredharak, endacak….”; të piratëve (G. Vandoncourt, Memoirs on the Ionian Islands….., London 1816, fq.134), apo të mercenarëve plaçkitës dhe zullumqarë (F.Konitz, La Bulgarie danubienne et les Ballkans, Paris 1882, fq.95..”.., “Dashuria për luftë dhe grabitje është tipari karakteristik i shqiptarit….”). Disa të tjerë i kanë ulur aq poshtë shqiptarët sa në mes tyre dhe njerëzve të egër vendosnin shenjën e barazimit (Rad Jugoslovenske Akademije Ananosti i Umjetnosti, Zagreb 1896, knj CXXXVI,fq.8; VL. Gjeorgjeviq, Shqiptart dhe fuqitë e mëdha, Zara 1928); ose edhe më keq, i konsideruan si bagëti (Lexo letrën e Jon Antonit, princit të Tarantos drejtuar Skënderbeut. F. Bardhi, Skënderbeu, Tiranë 1957, fq. 61), apo, siç pretendon Jovan Radoniqi, sundimtar tendencioz serb, si njerëz pa tradita e pa një histori të kaluar kombëtare (J. Radonic, Rimska. Kurija…., Beograd 1950, fq.285).  

Në kaosin e pikpamjeve të historiografisë dashakeqe ndaj vendit dhe kombit tonë, nuk mund të lihen pa u permendur edhe shtrëmbërimet apo deduksionet e gabuara të disa sturdiuesave si Vuk Vinaver, N.G.Svoronos, A.Hëçiu etj. që pretendojnë se banorët e qyteteve shqiptare, kryesisht zejtarët dhe tregtarët na paskan qenë të huaj, sidomos grekë, armenë, ebre etj (V. Vinaver, Dobrovaçki albanski odnosi krajem XVI, v., në “Anali. Hist.Inst. u Dubrovniku”, Dubrovnik 1952, fq. 214”).  

Në studimin e tij profesori Shkodra, trajton edhe studiues fallsifikatorë të ndërgjegjshëm, siç është rasti i profesorit me origjinë greke të qendrës së kërkimeve shkencore të Parisit N.G.Svoronos, i cili duke botuar një fragment të raportit të konsullit venecian të Durrësit, A.Bartoloviq (1782 n.), ku raportohej haptazi për meritat e tregtarëve shkodranë që kishin shtënë në dorë tregëtinë e disa artikujve kryesorë në të gjitha krahinat e Rumelisë, profesori grek merr guximin dhe i shton raportit të sipërthënë fjalën “grekë”, pikërisht atje ku flitej për tregtarët e Shkodrës, duke i bërë ata nga tregtarë shqiptarë, në tregtarë “grekë të Shkodës”!  

Me të tilla vlerësime e fallsifikime tendencioze, pa baza apo argumente shkencore, është mbushur plot e përplot literatura historiografike, sidomos ajo e kohës së mesjetës. Sigurisht pa anashkaluar edhe kohët e sotme, të cilat i lexojmë, i dëgjojmë, i shikojmë, i prekim çdo ditë nëpërmjet lloj lloj vështirësish që na nxjerin të huajt si në politikë, ekonomi, kulturë, në fushat sociale, deri edhe tek identiteti që duan me çdo kusht që ta ndërrojmë për tu bërë “helenistë”, apo “sllavistë”.Këto veprime, për fat të keq ngandonjëherë ndodhin edhe nga vetëdhënia shkas prej naivitetit, ose prej “shit-blerjeve-mercenarësh”, pa u përjashtuar egoja për tu dukur më “katolik se Papa”!. 

Sigurisht, ashtu si tek çdo popull edhe shqiptarët kanë mbarështruar blegtori, jo vetëm në kohën e mesjetës, që këta studiues përqendrohen tek ne duke na “poshtëruar” sepse merreshim me blegtori, por edhe sot e gjithëmonë , jo vetëm ne, por gjithë popujt edhe rusët, edhe anglezët edhe zviceranët, të gjithë janë marrë dhe do merren me këtë sektor jetese të domosdoshëm. Theksimi me dashakeqësi i këtij profesioni për ne, në të vërtetë ka qenë dhe mbetet strategjia për të gjetur argumente gjoja bindëse, se etnia shqiptare, kjo “popullsi barinjsh”, duhej të zëvëndësohej me barinjtë e popullsive greke, sllave, të cilët, sipas studjuesave na paskan qenë të arsimuar!.  

Këta historiografë të mjerë, të cilët ndërmarrin studime dhe nxjerrin konkluzione bajate, do ishte mirë të njihnin historinë e këtij populli, që i ka dhënë  heronj, dijetarë dhe shkencëtare, jo vetëm popullit të tij, por ata kanë zënë vende të nderuara që në historinë e kohës së lashtë, ashtu dhe gjatë katër perandorive të dymijëvjeçarit tonë.  

Historianët apo studiuesit, si edhe këta që cituam më lart, mashtrojnë me mos arsimimin tonë, duke e ditur fare mirë që pushtuesit radhazi nuk lejuan, jo vetëm shkollat tek vëndi ynë, por  vendosën masa të ashpra për të ndaluar të flitej gjuha shqipe. Kjo e vërtetë nuk mund të përgënjeshtrohet, bile është aktuale edhe sot dhe, nëse ndokush kërkon ta vërtetojë, le të bëjë një investigim në rajonin e Çamërisë dhe në ishujt Jonianë, në perëndim të shtetit Grek, ose le të lexojë shkrimet e priftit arbëresh, të nderuarit Antonio Belusci. ku trajton udhëtimet e tij në katundet e arvanitasve që flasin gjuhën e “mëmës-gjuhën shqipe”, por si efekt i censures ajo flitet vetëm brenda shtëpisë.  

Ndërsa për intelektin e veçantë të shqiptarëve, këta studiues pa e kuptuar,  e deklarojnë duke pranuar dhe folur për personalitetet shqiptare të arsimuar jashtë vendit-  para vitit 1945, të cilët kanë treguar cilësi të larta në të gjitha drejtimet në çdo perandori, e veçantë e cila feks madhërishëm edhe sot, si me të arsimuarit jashtë dhe me të arsimuarit brenda vendit të pas viteve 1945.   

 Fakte të cilat, duan nuk duan “dijetarët” e të gjithë botës, tregojnë epërsinë e këtij populli, ndaj të cilit prej dymijë vitesh janë përpjekur për ta shuar, që nga romakët, bizantët me soj e sorollopët e saj, me otomanët, bolshevizmin dhe sot “vetoja” e diktuar europiane.  

Të gjitha sa u thanë dhe shumë e shumë të tjera, tregojnë se kombi shqiptar ka qenë gjithmonë nën trysni të shumëanshme dhe të shumëllojshme, krahas pushtimeve perandorake, nuk mbeten mbrapa shpifjet, përbuzjet, epitetet nga më të dobëtat deri edhe të quajturit si “popull me bisht”, të sajuara dhe të shpërndara gjithandej nga keqdashësit tanë shtetërorë, dje dhe sot. Këta dashakeqës kanë përdorur dhe shfrytëzojnë me mjeshtëri institucionet e ndryshme shkencore, studimore, politike, ekonomike, ushtarake si të vendeve të tyre dhe ato ndërkombëtare. Gjë e cila tek ne ka munguar dhe më keq se sa mungesat, ne veprojmë, sidomos këto dekadat e fundit, me vetëdije për tu vetbaltosur duke mbushur valixhet dhe çantat me materiale, qofshin dhe të pasakta, dhe bredhim nëpër sallonet  euroatlantike, për të “vetëçvlesëuar vendin dhe njerëzit tanë”!. Kjo ndodh sepse mashtrohemi (ose mirëbesojmë) në propagandat dhe thëniet apo veprimet e njëanshme për vendsojen e fqinjësisë së mirë, për bashkëekzistencë, apo të besuarit e çvlerësimit të kufijve me hyrjen në BE, etj, kur vetë vendet e BE-së, jo vetëm ruajnë me fanatizëm kufijt e vendit të tyre dhe mirë bëjnë, por me mjete materiale, financiare dhe njerëzore shtrijnë kthetrat, në rastin tonë kundra shtetit Shqiptar. Hipokrizi me demagogji. 

Nëse shqiptarët do të kishin etje për luftë, apo për grabitje, siç jemi akuzuar ndërvite (kuptohet akuzat fallso prej armiqve), jo për të treguar trimëri (ajo dihet dhe është në genet tona dhe vërtetuar ndërshekuj), por për ta ribërë të njohur për gjithkënd, sot Ballkani do të fliste shqip. E vërteta është se shqiptari shquhet për trimësi, guxim, ndershmëri, urtësi dhe besnikëri, por kurrë asnjëherë luftënxitës, as pushtues të trojeve të huaja. Të tjerët, ata që na akuzojnë si luftënxitës, na kanë pushtuar pjesë të mëdha të territoreve tona amëtare, por nuk mjaftohen me aq, ata duan shumë e më shumë, pra e duan të tërën.  

Shqiptarët nuk janë marrë me shpifje, shtrëmbërime, apo mashtrime ndaj racave të tjera, as edhe ndaj fqinjëve shtetërore, të cilët kanë përfituar disa epërsi “të diktuara” ndaj nesh, në saje të mbështjetjes së perandorive të mëdha të dymijëvjeçarit tonë. Shqiptarët janë racë fisnike dhe qendrojnë shumë më lart se njerëzit e kategorisë së tretë, ku përfshin “llafazanët”.  Krahas shkatërrimit dhe pushtimit të krahinave arbëroro-epirote, otomanët vendosnin administrimin e tyre me struktura organizative të njësisë më të madhe ushtarake   “Sanxhaku i Shqipërisë” (Sancak-i Arvanid); më vonë sanxhaku u nda në disa vilajete, etj. 

I trajtojmë këto ngjarje për të vërtetuar se çdo pushtues vendos pushtetin e tij politik, ekonomik, social, fetar dhe administrativ në çdo vend që pushton. Edhe gjatë shekullit XX-të, mbi Shqipërinë dhe shqiptarët etnikë, rënduan drama  e tragjedi si askund tjetër. Ndërsa ajo ishte e vetme, pa miq, pa mbrojtje, falë Zotit mbijetoi dhe mbijeton, në saje të vetive të larta: zgjuarsisë, guximit, trimësrisë, besnikërisë për të sprapsur të këqiat e mëdha që i kanë diktuar dhe ja diktojnë të tjerët e shumëfishuar. Ndërhyrjet e dhunshme kanë tentuar deri edhe tek ndërrimi i identitetit, për tu helenizuar dhe sllavizuar. Na kërkohet kjo sakrificë sublime, sepse duhet të përhapet helenizmi, të shuhet fara e fisi dardano- arbëroro-epirot dhe të na vijë përsëri bizantini i mesjetës së Zezë. 

Shekulli i ri, shekulli XXI e gjen Shqipërinë duke ecur në rrugën e saj, por me ngarkesa të mëdha plagësh të marra radhazi ndër shekuj, duke u përpjekur për të dalë nga humbëtirat e llojeve të ndryshme. Shqipëria kërkon me mish e shpirt të ndërtojë demokracinë e vërtetë, pasi atë e ka në genet e saj. Por jo! Jo vetëm armiqtë e saj bëjnë të kundërtën, bëjnë të pamundurën për ‘ta ndalur, për ta shkatërruar politikisht dhe ekonomikisht, por ka mes nesh që vazhdojnë nën rrogoz por dhe haptazi t’u bëjnë hosana të huajve, gjasa që vijnë që nga krijimi i këtij shteti. Në vend që të ndihmohemi për të kapërcyer “ylberin” politik, hasim me ashpërsi pengesa, bllokada, diktate, ndërhyrje me të gjitha mënyrat dhe mjetet që tranzicioni të vazhdojë tepër gjatë. 

Arriti kulmi, gati-gati shteti ra, po thuaj u shpërbë, ekonomikisht i rrënuar, shoqëria u çorodit, “rruga” bënte ligjin. U ringjal emigrimi, si ato të shekujve XIV e XV-të, kur fqinjët e asaj kohe dhe të sotëm, të inspiruar nga ekspansioni etno-fetar nxorrën “shpatat” e “miqësisë” hyjnore ndaj nesh. 

Vitet e pas nëntëdhjetës tronditën rëndë shqiptarët. Tërmetet ekonomike, politike, sociale, demografike, kulturore u rishfaqën ashtu, si në pushtimet perandorake. Fqinjët tanë, fërkonin duart dhe vunë në lëvizje taktikat për kurorëzimin e strategjive të vjetra, nën petkun e demokracisë. Mbi bazën e dhimbjeve tona, filluan shtrirjen e influencave të tyre nëpërmjet gjoja ndihmave ekonomike, në ndërtimet e kulteve fetare sipas përkatësive. Filluan financime në forma dhe fusha të ndryshme. Minoritarëve të moshuar u paguanin çdo muaj ndihme në “evro”. Në Janinë u krijuan banka të posaçme të cilat jepnin kredi minoritarëve të veçantë, organizatave dhe institucioneve të specifikuara në jug të vendit, për blerje objektesh të ish ndërmarrjeve, fabrikave shtetërore dhe kooperativave Bujqësore që privatizoheshin. Ndërsa mundësitë që qytetarët të blenin objekte, ishin të pamundura, mbasi dihej  “paratë” tek shumica e shqiptarëve përdoreshin vetëm për mbijetesë.  

Shteti shqiptar i drejtuar nga politikanë të papërvojë, të pa pështatshëm nuk ndërmorën reforma serioze që do ti shërbenin vendit dhe qytetarëve të saj, por brenda dekadës së ndërrimit të rendit  politiko-ekonomik lejuan krijimin dhe funksionimin  e “piramidave”. Pasojat tejet negative, shkatërruese të tyre vazhdojnë të rëndojnë  edhe sot në politikë, ekonomi, në  sistemin e drejtësisë, kudo. Të gjithë e dimë dhe po e jetojmë. 

Me pak vështirësi, pranuan lëvizjet tona demografike të cilat i trumbetonin si mirëbërësi, por kjo për opinionin e huaj, ndërsa realisht emigrantët vriteshin,  poshtëroheshin, shfrytëzoheshin si skllevër. Malet dhe detet kufitare flasin edhe sot mbas 28 vitesh me zërin e atyre që vdiqën, u vranë si shkelës kufiri. Por hipokrizia ishte në majat më të larta, hipokrizi e cila është edhe sot e kësaj dite me demagogjitë: “emigrantët” janë ura lidhëse mes dy popujve, etj. Edhe në Shqipëri ka emigrantë që për nevoja ekonomike, para 300 viteve, kanë ndërtuar jetën këtu. Por minoritetet greke, bullgare, disa familje të ardhura serbe dikur, apo maqedonas,e kanë ndjerë dhe e ndjejnë veten, brenda ligjeve të kahershme shqiptare, njëlloj si të ishin në vendet e origjinës së tyre.  

        Andej nga gjysma e dekadës së parë të këtij shekulli, krahas sa u tha më sipër, shtetet fqinje, që me sa duket për diplomaci, personalitetet tona shprehen “kemi marrëdhënie të shkëlqyera”; na shpikën“hedhjen në treg të shtetësisë së minoritarëve, me argumentin “homogjenët”. Një shpikje djallëzore për të trazuar shpirtërat e atyre njerëzve të cilët prej kohësh kanë krijuar marrëdhënie miqësore, deri edhe martesa mes tyre dhe vendasve.  

Një gjetje e “zgjuar” e cila në kushtet politike, ekonomike dhe sociale që ishte dhe është vendi ynë, koliste dhe ngjit bukur fort për të rikrijuar përçarje, trazira dhe destabilitet në Shqipëri, ashtu siç ndodhi dhe po ndodh edhe sot, ku në mënyra të ndryshme fqinjët tanë ndërhyjnë në punët e brendshme në forma dhe mjete gjithfarëshe. Kjo ishte një nga të veçantat e kohës, që fqinjët tregonin “dashurinë dhe miqësinë” me shqiptarët dhe Shqipërinë.  

Nëse do ta shikojmë në një plan më të gjërë, këtë shpikje të quajtur “homogjenizëm”, ose “homogjenët”, në dijet e mia dhe konceptin tim, me njohuritë lidhur me përbërjen e shteteve të Ballkkanit, e konsideroj krejtësisht të papërshtatshëm, të paargumentuar dhe na sjell në kujtesë “budallallëkun” e bërë në Konventën e Lozanës, ku popujt duhej të lëviznin nga vendet e origjinës dhe të bashkoheshin “me tufat” e njerëzve të të njëjtit besim fetar!. Kjo është njëra anë e së keqes. 

E supozojmë se duhet të veprohet me teorinë e “homogjenizmit”. Nëse do të veprohet me homogjenizmin, lindin prirjet për destabilizim, për vetë faktin se shtetet e Ballkanit në përbërjet e popullsisë së tyre asnjëri nuk është i “virgjër”, popujt e tyre janë përzierje rracash, etnish, ky është fakt. Në këto kushte, shtetet e Ballkanit do të bënin “homogjenizmin” për popujt e etnisë së tyre. Kështu fjala vjen, shteti Turk do t’u jepte shtetësi pakicave apo minoriteteve turke që jertojnë në Greqi, Maqedoni, Serbi; shteti Grek për minoritetet e tij në Shqipëri, Maqedoni etj.  

Në rregull, po shteti Shqiptar, do të rrinte duarkryq? Shumë e thjeshtë, edhe shteti ynë do t’u jepte shtetësi dhe pasaporta pakicave dhe minoriteteve arbëroro-epirote që ndodhen në Greqi. Nëse veprohet kështu, a e di Greqia se sa do të arrinte përqindja e popullsisë me etni shqiptare atje? Sigurisht ajo e di, që në popullsinë e saj aktualisht mbi 36 % janë arvanitas, çamë dhe banorë autoktonë shqiptarë kaluar në kufirin grek (1913), të cilëve po tu shtohet edhe numuri i  emigrantëve shqiptarë, të shkuar atje pas nëntëdhjetës, kjo përqindje rritet, kandari eksiqoset me përmbysjen e shifrave. Statistikisht formohet raporti i një mazhorancë me 46% arvanitas, çamë e shqiptarë, të cilët janë etnikisht të etnisë shqiptare dhe me 54% popullsi heterogjene (ortodoksë aziatikë, grekë, vllehë, turq etj). Kam mendimin se teoria “homogjenët”, më së pari dëmton rëndë, pikërisht ata që e “pollën”. 

Në konceptin tim, teoria e “homogjenizmit” është mendim dhe veprim i padrejtë dhe duhet harruar, megjithatë deri sa është hedhur në treg, duke ditur edhe kush e mendon dhe e dëshiron një teori të tillë, kuptohet synimi është të sigurohet pasardhja e homogjenizmit. Më tej, nuk do shumë mend, ky homogjenizëm do rezultonte në sinonimin e “Kalit të Trojës”- dmth në “homogjenizim” të hapësirave ku banojnë homogjenët!. Nga ndonjëherë, siç thotë populli “Lakmia e madhe e keqe e të zotit”! 

Kjo trajtesë merr shkak nga lëvizjet e fundit politike, sidomos në atë shqiptare dhe greke. Personalisht jam shprehur pro negociatave dhe dëshiroj që të përmbyllen me sukses, brenda rregullave dhe ligjeve ndërkombëtare, pa cënuar kufijtë e njëri-tjetrit.  

Dalja në konferenca shtypi, apo në çdo foltore apo media me deklarimet se shteti iks apo ypsilon ka fituar aq apo kaq kilometra det, stere, apo ajër, si dhe vazhdimësia e subvencioneve në shërbim të përmbysjes së shtetit Shqiptar me mjete financiare, siç  dhe u zbulua prej tyre me “fonde sekrete”, nuk janë gjë tjetër veçse “fitila ndezës” të përkeqësimit të situatave, me qitje destabilizuese brenda një shteti ose dhe mes shteteve.                                                             

Epilog 

Perandoria romake na la katoliçizmin; bizantinët ortodoksinë; otomanët islamizmin dhe komunizmi ateizmin. Të katër këto perandori i kemi nëpër këmbë, nuk na janë shqitur, kanë lënë gozhdën e Nastradinit në mur, ku ne varim besimet tona fetare sipas përkatësisë. Këto “shënja” na kujtojnë njëkohësisht perandoritë që kanë shkelur këtë vend dhe popull. Gjithashtu na tregojnë se asnjëra prej tyre nuk ka zënë rrënjë në ndërgjegjen e kombit tonë. Ato gjenden mes nesh, por me asnjë ndikim ndaj ndjenjave të farë e fisit, të etnisë sonë, përgjegjësisë së mbrojtjes nga “mbetjet” e vendosura me ndërhyrjet e perandorive, për të humbur identitetit etnik.  

Kjo, është një veçori e këtij kombi ndaj dashurisë për Atdheun, të cilin e ka më të parën e të gjitha të parave. Një forcë e mbinatyrshme vepron në qëndresën e ndërgjegjeshme të këtij kombi. Kjo ndjenjë universale ka kultivuar mbrojtjen dhe vendosjen e identitetit dhe etninë e tij në numrin “Një”. Mbas Atdheut rrjedhin të tjerat, ku përfshihen edhe “shenjat”, sipas besimeve fetare të huazuara me diktim të katër sunduesve të mësipërmë. Këtë veçori që ka populli ynë, mirë është ta kuptojnë të gjithë dhe kudo. 

Shënim (¹): – (Sipas fjalorit shqip-shqip) : “Që ka veti e tipare të njëjta a të njëllojta; që përbëhet prej njësish a prej pjesësh të së njëjtës farë ose të njëjta nga natyra a nga prejardhja e tyre”.. 

Shënim (²): – Veprime për të bërë “homogjenë” dhe të tjerët. 

Shënim [³]: Kjo trajtesë dëshiroj t’ju vijë në ndihmë edhe studiuesave apo historianëve të lloit: James Pettifer, ekspert për Ballkanin Jugor, profesor në Universitetin e Oksfordit, i cili  u lexua sot (29.10.2018) tek gazeta Dita me shkrimin:Janë shqiptarët dhe grekët “dy popuj miq” siç thoshte Enveri? 

Më  29/10/2018.- Fahri Dahri 

Shperndaje ne
Updated: 1 Nëntor, 2018 — 19:07

The Author

Fahri Dahri

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Bashkimi i Shqipërisë © 2014 Bashkimi i Shqiperise
Show Buttons
Hide Buttons