Letërsi Kombëtare: DORA E ATDHEUT

Përpara vëllëzër  për Çamërinë
Ta çlirojmë atë vend të atdheut
Dora jonë do të  jetë  në  gjithë
Epirin, përpara bijë  të Atdheut
 
Çamëria të gjithëve  na  thërret
Ajo është plagë e  tërë  kombit
Ne  do  të jemi deri në Epir, se
Çamëria Shqipëri  është fitorja
 
Me duar tona të ngrejmë lirinë
Çami  s´ jeton  me  i  pushtuar
Çamëri,  ktheja  prapa  rrufenë
Greqisë, dora jonë është me ty
 
Të bashkuar na do sot Çamëria
Ta  bëjmë  Çamërinë  Shqipëri
Ne jemi të  fortët, të fuqishmit
Dora jonë  Çamëri është me ty
 
Përpara vëllëzër  për Çamërinë
çasti ynë për bashkim po afron
dora Ipeve është  kudo në Epir
ne jemi  të  fortët, të fuqishmit!..

Rrustem Geci – Prishtinë, 2017

 

Shperndaje ne
Updated: 28 Maj, 2017 — 21:00

The Author

Atdhe Geci

Rrustem Geci është një poet i njohur. Ai u lind në Roganë të Dardanës. Mësimet e para i bëri në vendlindje, kurse shkollën e mesme e kreu në Gjilan dhe Dardanë. Rrusta u kulturua më tej në Universitetin e Prishtinës, në Fakultetin Ekonomik. Rrustem Geci 15 vjet ishte gazetar, në Radio Televizionin e Prishtinës. Ndërsa pas mbylljes së RTP-së nga regjimi fashistoid serbian ai mërgon në Dortmund të Gjermanisë, ku edhe tani jeton e vepron. Deri më tash ka shkruar dhe botuar 17 vepra; 1. “Demonstratat e luleve”, 2. “Antolologjia personale" 3. “Jeta në Letër”, 4. ”Mielli dhe uji”, 5. “Lirikë”, 6. “Dridhjet e barit”, 7. “Atdheu”, 8. ”Erdhëna”, 9. “Arbëreshët”, 10. “Shqipëria”, 11. “Trojet e mia” , 12. “Rogana”, 13. “Heroika”, 14. “Gacat e prushit”, 15. “Atdhetarët”, 16. “Pasha këtë tokë”, 17. “Kanuni poetik”, libri më i vëllimshëm në gjuhën shqipe me poezi, 2 mijë faqe, dhe mbi 23 mijë vargje. Motivet në poezinë e Gecit janë motive të zemrës dhe të shpirtit. Shndërrimi i jetës së jetuar në tekst poetik, është natyrshmëria e të qenit poet. Poezia përfiton shumë nga e bukura, nga dashuria. Rrustem Geci është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, prej vitit 1995, dhe është i përfaqësuar në gjashtë Antologji me poezi, dhe në një Antologji për gazetari.

1 Comment

Add a Comment
  1. ATDHEU

    Atdheu
    Ka nevojë
    T’i japim
    E jo t’i marrim
    Ndërgjegjja
    E vertetë
    Cdo gjë që ka
    Atdheut ia falë

    Nga Halil Preniqi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.