Çubrilloviqi dhe çubrilloviqët shqiptar

“Siç dihet, masat myslimane në përgjithësi janë tejet të ndikuara, veçmas nga feja, bestytnitë dhe fanatizmi. Prandaj, fillimisht ne duhet të bindim klerin e tyre dhe njerëzit me ndikim, përmes parave ose kanosjeve, që të mbështesin dëbimin e shqiptarëve. Duhet të gjenden agjitatorë që flasin për dëbimin, veçmas nga Turqia. Ata duhet të përshkruajnë bukuritë e tokave të reja në Turqi, jetën e lehtë dhe të rehatshme atje, të ngucin fanatizmin fetar dhe tek masat të zgjojnë një krenari për shtetin turk”, theksonte Çubrilloviç në Strategjinë e tij për dëbimin e shqiptarëve , dhe e shtonte” Turqia është pajtuar të pranojë mbi 200 mijë njerëz të shpërngullur, me kushtin që ata janë shqiptarë’.
 
Po sot cilat janë planet serbe për ne ? Kanë ndryshuar rrethanat historike.
 
Bota po tmerrohet nga kërcënimi islamik-radikal , bota po përgatitet për një « luftë » gjithëpërfshirëse kundër kësaj të keqeje që po i kanoset.   Ku jemi ne ? Mënyra e jonë  lindore e të menduarit dhe përgatitja e një shteti të ri me « kalorës të islamit » a thua nuk është një plan i ri « çubriloviçjan »për kurthin e ri  antishqiptar të përgatitur mirë e mirë nga Serbia ?
 
Në rrezikun islamik , gjithnjë prezent në Kosovë : “shamia , ferexheja , mësimi fetarë në shkolla , shkuarja në “ISIS” dhe   mosdënimi i tyre “-  deri dje heshtje dhe super heshtje nga çubrilloviqët shqiptar , kurse sot  program qeveritar në fushatë parazgjedhore! Ç`na duhet një lëvizje e cila nuk e ka kuptuar rrezikun kombëtar se edhe  nga kush vjen ?
Shqiptarët, kemi nevojë për iluminizëm të ri dhe rilindje kombëtare Ne ende jetojmë ne frymën osmane dhe komuniste ( të cilat janë të njëjta ) ! Turpi kombëtar është aq i madh sa të vjen marre që në Europë të flasësh shqip. “Iluminizmi eshte dalja e njeriut nga mituria e  vetë fajësuar. Mituria është mos aftësia e përdorimit te arsyes pa u udhëhequr nga tjetri. E vet fajësuar është mituria, kur ajo nuk buron nga mungesa e mendjes, por rënja në kurthin çubriloviçianë të vatë asgjësimit
 
« Ne shqiptaret nuk kemi nevojë te shpikim dhe të vjedhim nga askush për të emëruar prejardhjen tonë,na duhet vetëm të përvetësojmë atë çka është e jona dhe t’ua bërtasim fort ne fytyrë të gjithëve. Unë mendoj se i vetmi shpëtim për kombin shqiptar është patriotizmi i pastër, por di edhe se ne jemi gati një shekull mbrapa fqinjëve tanë në krijimin dhe forcimin e identitetit tonë, për arsye që dihen pra do të isha dakord edhe me pak nacionalizëm, pasi nuk mund te jesh parimor i kulluar ne mes te hipokritëve dhe maskarenjve. «  më shkruan miku
 
« Pse shqiptarët ia varin vetes në qafë barrën që nuk u takon? Janë një miliardë myslimanë të të gjitha racave, janë treqind milion arab myslimanë, që e përhapën islamin me gjak e më zjarr. Atyre u bie barra ta mbrojnë islamin, nëse e vlerësojnë që është i rrezikuar. Por të dalin shqiptarët e shkretë në mbrojtje të islamit, përderisa hallet e vështirësitë ua kanë mbuluar veshët, është marrëzi (G.M ) »  por ky është plani  i çubrilloviqëve shqiptar të përgatitur në Serbi.
 
Cila na qenka kauza e në realitetin e ri Kosovës ?   Të futesh në vallen e mashtrimit serb  , dhe të bëhesh kalorës i arabizmit në Europë – kjo nuk është për ne.
 

Fahri Xharra, 0.6 06.17
Gjakovë

Shperndaje ne
Updated: 6 Qershor, 2017 — 19:20

The Author

Fahri Xharra

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.