Si dhe pse mashtrohet një popull ?

« Ai që e ndjek turmën se si te mrekullohet , pasi që sheh vetëm prapanicat  .
E po ky është çmimi i varfërisë mendore! Origjinaliteti, individualiteti dhe të menduarit me kokën e vet është një luks që nuk mund ta ket çdo kush, por ai është dhe arti i shpëtimit nga prapanicat e gjithësekujt!! ( Ramadan Veliu )
 
E po ky është konkludimi më e mençur që e kam lexuar kohëve të fundit. Shkuarja pas prapanicave ,neve si komb na përcolli që 18 vjet ;E kishim një një arsye që nuk mendonim me kokën tonë dhe iu shkonim pas , koha na tregoi që ishim të mashtruar.
 
 Ismail Kadare e thotë ” Ra ky mort e u pamë “, në rastin e që e trajatoj kisha me thënë ndryshe ; ‘Ra Sadri Ramaabaja ,dhe e pamë se kush qenkemi “
 
Ç`bëri Sadriu ? asgjë më shumë se sa e themi edhe ne të tjerët, dhe e themi që 18 vjet. » Se shteti i Kosovës, po rrëshqet nga laiciteti i tij, në një zumf i cili ndikohet nga rrymat fetare.
 
Kjo nuk është diçka e re. Është në dukje që goxha do kohë, përderisa ne, i bëjmë vetit verën me gojë, duke thënë si ai gomari, kur ujku i hante kofshën , përderisa ai mendonte e uronte të ishte ëndërr. »
 
Një mendje e shëndosh e një partie në të cilën « turma «  që sa  e sa vjet i ka shpresat në te e lejon uraganin e reagimeve te një lukunie albanofobësh myslimanë, me kërcënimet, sharjet e ofendimet nga më të ultat .
 
Qëndrimi i krëreve të LVV , në këtë rast është shumë frikësuese se pse përfundimisht u kuptua që » V V ka qenë një konsumuese e zhurmshme e çështjes dhe e ndjenjave tona kombëtare  (rv ) »
 
Unë ia kam dronë një pretendenti të tillë për pushtet ;kur haptas shihet se ky është një kthim i parapërgatitur kah Lindja  ( pra kauza shqiptare paska qenë një mashtrim ordinar ) dhe se koketimi me elementët radikal fetar paraqet rrezik për Kosovën. (Me distancimin nga z. Ramabaja, maska e W ra dhe në skenën politike u shfaq nje fytyrë plotë shëmti! ( R. Veliu )
 
E duam Kosovën ? E duam Bashkimin Kombëtar ? Po , për cilin bashkim po flitet  e veprohet?  « Dashurinë » ndaj atdheut e pamë  edhe tek « Besa «  e Shkupit .
 
Ramdan Veliu e thotë  e edhe unë jam me te : «  Arsyeja pse vendosa ta shkruaj këtë status, është pikërisht LVV-je, parti e cila, për fat të keq, po fitojnë mbështetje nën mashtrimin e patriotizmit shqiptarë. Nën sloganin e rremë për bashkim kombëtar, por për të cilën gjë nuk punojnë. »

 

« Lufta për çlirimin e Kosovës u bë jo vetëm për të dëbuar forcat armike serbe, por edhe për të ndërtuar një shtet demokratik të së drejtës, lirisë së mendimit ndryshe, lirisë se fjalës dhe të besimeve fetare. (L.D) «  LVV sjellë frikë  .

Albin ta kam frikën , nuk e di se kush qëndron pas teje !.Ti i dha shenjat e para se do të jesh ai që  do t`a gjesh mënyrën e institucionalizimit të organizimeve me^karakter propagandistik fetarë, ku shteti do të shndërrohet ne financues të agjendave të cilat, më së paku i kontribuojnë shtetit dhe kombit .

« Kah po rrëshqet VV-ja!? Kush po e motivon  brenda saj, konceptin funksionues antikombëtar e përjashtues të vlerave te mirëfillta të një shoqërie laike të shëndoshë e civilizuese!? Pse ky linçim i turpshëm, meskin e anadollak ndaj veprimtarit, intelektualit dhe aktivistit te palodhshem Sadri Ramabaja!?
 
Çfarë po ndodh në VV që arsyeja e pragmatizmi ideologjik kombëtar, njerëzor, civilizues properëndimor të njolloset e përbaltet me ide, pozicionime e koncepte anakronike, demode orientale të dëmshme për shëndetin kombëtar dhe njerëzor të individit, familjes dhe shoqerisë shqiptare.!!?? » (Arjan Basha)
 
Labinot Gjini me plotë të drejt shkruan : « Veprimtari i çështjës kombëtare, profesori i nderuar Sadri Ramabaj, kishte denoncuar sot keqpërdorimin e hapësirës publike nga ata që fenë e kanë bërë poçavër politike duke e dorëzuar në duart e djallit, pra të boshtit të së keqes : Serbisë, Rusisë dhe Turqisë. Këto tri vende kanë derdhur miliarda në Kosovën tona për ta kthyer këtë vend në një fushëbetejë të ardhshme ndërmjet Lindjes dhe Perëndimit. »
 
Nuk është asesi e rastësishme kjo urrejtje ndaj çdo gjë që është shqiptare, ndaj historisë sonë, ndaj kulturës sonë, ndaj gjuhës sonë, ndaj muzikës sonë, ndaj dëshmorëve tanë, ndaj çdo figure publike kombëtare që frymon shqip dhe që kërkon Shqipëri
 
Kur shqiptarët do të kuptojnë që :” Proselitizmi fetar në Kosovë ka një burim të përbashkët doktrinash, ideologji dhe financash dhe të njëjtat qëllime të cilat as sesi nuk janë të ndara nga diplomacia e shteteve fqinje, por, përkundrazi, ato janë herë perëndjekse e herë pararoje të diplomacisë antishqiptare të fqinjëve tanë. »
 
Kush është ai musliman, që është vërtetë shqiptar, në këtë vend që po e ndjeka të ofenduar vetën nga fjalët qëllim mira të çështjes kombëtare  të kërcon me vdekje dhe zhdukje nga faqja e dheut ?
 
« Ne që jemi të vetëvendosur, edhe para se të ekzistonte LVV dhe që do të mbesim të vetëvendosur edhe kur ajo të bëhet e varur nga të tjerët për të vendosur, pra edhe kur ti mbetët veç emri apo as ai më, ne jemi me të vetëvendosurin. Ne s’do të distancohemi kurrë nga vlerat tona, nga kultura jonë, nga ideali ynë për Shqipëri. Ne jemi dhe mbesim komuniteti i të vetëvendosurve dhe i të panënshtruarve ashtu siç ishin Rilindasit tanë nga Naum Veqilharxhi duke kaluar nga Avdyl e Samiu, Pashko Vasa e Ismail Qemali, Isa Boletini e Ndre Mjeda, Çerciz Topulli e Avni Rrustemi, Andon Zako Çajupi e deri tek Fan Noli. – ( nga Labinot Gjini )
 
Zot na e kthjello mendjen !

26.06.17 Gjakovë

Shperndaje ne
Updated: 26 Qershor, 2017 — 15:26

The Author

Fahri Xharra

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.