Qëndrime antishkencore mbajnë sot përfaqësuesit e Institutit të Gjuhësisë dhe Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, vasalë të grekëve dhe frikacak me bojë…

Autor: Çlirim Hoxha

Mbrojtësit e linjës së lashtësisë greke dhe gjuhës cirilike të fshehur brenda institucioneve shkencore shqiptare, duhet të pastrohen me fshesë të hekurt për dëmin kolosal që po i bëjnë entogjenezës së popullit tonë.

Reformimi i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, Kosovës dhe e institutit të gjuhësisë Tiranë janë imperativ i kohës dhe domosdoshmëri për pastrimin e linjës zyrtare shkencore nga  pengmarrësit e antishkencës në dëm të interesit  kombëtar të shqiptarëve në lëmin e gjuhësisë dhe historisë tonë të lashtë.

Kokëfortësia dhe megalomania që i ka mbërthyer, kur iu duket vetja si kokat e shkencës, na kanë bërë që të reagojmë ashpër dhe të kërkojmë me ngulm që Shteti Shqiptar të shpëtoi nga antishkenca, nga ata që u ka mbetur ora në kohën e komunizmit dhe  me Eqerem Çabejin nënë jastëk, të cilët po sabotojnë egërsisht çdo prurje shkencore që ndihmon në përcaktimin e saktë të lidhjeve natyrore të gjuhës shqipe dhe pellazgjishten dhe ilirishten.

Shkoni zotërinj  në Bibliotekën dhe arkivat e Vatikanit, nw arkivin sekret dhe nw Bibliotekwn Apostolike  dhe do të mësoni se atje ruhet një dorëshkrim i Teodor Shkodranit i vitit 1210 me 208 faqe, i cili është në gjuhë shqipe, sipas Dr. Musa Ahmetit nga Zagrebi, të cilin unë e kam përfshirë në romanin tim, “Kodi i baltës së pjekur”.  Ja çfarë thuhet në këtë dorëshkrim:

“Mee nihemmen zze desssirnnee e phorte t’Lummnummitt ZOT e mbaronjj n’Vitte MCCX dittn ee IX t’ Mmarxxitee”. THEODOR SSCODRAANNITTEE.

Ja si lexohet në shqipen e sotme:

“Me ndihmën dhe dëshirën e fortë të të Lumturit ZOT e mbaroi në vitin 1210 ditën e 9 të marsit”, Theodhor Shkodrani.

Gafa të mëdha në shërbim të falsifikatorëve dhe manipulatorëve po vazhdojnë të bëhen edhe sot nga të ashtuquajturit gjuhëtar shqiptar të linjës zyrtare, të cilët vazhdojnë me kokëfortësi të mbrojnë qëndrime antishkencore si:
–       Gjuha shqipe rrjedh nga ilirishtja, por nuk ka dokumente shkrimore, ilirët nuk e njihnin shkrimin,
–       Mbishkrimet në Durrësit, Apoloni e gjetkë i përkasin gjuhës greke  dhe jo gjuhës ilire,
–       Nuk përfillin studimet e N. Ketës, Z.Krispit, De Rada, I.Tomopollo, S.Konda, Z.Majani,
–       Dokumenti më i hershëm i shkruar i gjuhës shqipe është “Formula e Pagëzimit” e shekullit XV,
–       Letërsia shqipe fillon me Mesharin, shekulli XVI,
–       Lidhje të gjuhës shqipe me gjuhën pellazge nuk ka,
–       Kërkesa që të zgjidhet origjina e gjuhës shqipe dhe e popullit shqiptar është “kërkesë romantike  e shekullit të XVIII.

Këto janë qëndrime antishkencore që mbajnë sot përfaqësuesit e Institutit të Gjuhësisë dhe Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.

Ndërkohë, qëndrimet e studiuesve dhe gjuhëtarëve të pavarur shqiptar janë këto:
–       Gjuha shqipe rrjedh nga gjuha pellazge dhe ilire, që vërtetohet me shumë mbishkrime pellazge dhe ilire, që përputhen me gjuhën shqipe,
–       Mbishkrimet në Durrës, Apoloni e gjetkë i përkasin gjuhës ilire dhe jo greke,
–       Dokumenti i shkruar më i hershëm në gjuhën shqipe ndodhet në kulturën pellazge Vinkë-Turdas: ku janë të shkruara fjalët UJI e DOR,
–       Letërsia shqipe fillon me Iliadën dhe Odisenë, shek.VIII p.e.s,
–       Gjuha shqipe e ka origjinën te gjuha pellazge,
–       Stela e Lemnos e shkruar në gjuhën shqipe daton 2700 vjet më parë dhe gjendet në Muzeun e Athinës, Salla 53,
–       Origjina e gjuhës shqipe dhe e popullit shqiptar janë të zgjidhura përfundimisht: ata rrjedhin nga pellazgët,
–       Pellazgët shpikën alfabetin, që e trashëguan ilirët, grekët dhe romakët.

Por jo.  Këto të vërteta nuk i pranojnë kokat e mëdha të shkencës shqiptare, vasalë të grekëve dhe frikacak me bojë.

Një miku im që ka ardhur këto ditë me pushime nga Greqia, më tregoi se, në bodrumet e muzeve të Greqisë vazhdon prej vitesh dhe dekadash falsifikimi dhe manipulimi i historisë përmes fakteve arkeologjike.

Atje prodhohen statuja mermeri, të cilave u gërvishten sipër mbishkrime në gjuhën greke, për të treguar se sa të vjetër janë.

Kjo bëhet me qëllim për tu hedhur hi syve turistëve nga bota, por edhe qarqeve shkencore që e kanë parë dhe e shohin Greqinë si fëmija e përkëdhelur e Europës.

Është e thjeshtë të manipulosh mbi mermer, pasi mermeri nuk ka datim. Datimi i mermerit është që kur është krijuar bota ashtu si gëlqerorët e tjerë, argjila, mineralet etj.

Ndryshe ndodhe me qeramikën, e cila datohet, pasi qeramika është baltë e pjekur dhe datimi është i thjeshtë për të gjetur kur është prodhuar dhe nga baltë është kthyer në qeramikë.

Kush do merret me të vërtetën historike  të gjuhës shqipe?

Me ç’të drejtë Akademia e Shkencave të Shqipërisë  dhe Instituti i Gjuhësisë shpërfillin studimet e shkëlqyera të Zef Krispit, De Radës, Hahn, Zaharia Majanit, Xhuzepe Katapanos, Robert D’Anzhely, Spiro Kondës, Dhimitër Pilikës, Aristidh Kolës, etj shkencëtarë, të cilët me studimet dhe botimet e tyre kanë hapur dritaren e madhe të botës pellazgo-ilire, botës ku u mbart historia e qytetërimit evropian.

Shikoni se sa e vjetër është gjuha shqipe. Kjo duket qartë dhe dallohet lehtësisht në shumë toponime anë e këndë botës, në male dhe lugina, ne dete dhe oqeane, në hapësirën kozmike etj.

Specia më e bukur e deteve dhe oqeaneve është Delfini. Përse u quajt Delfin? Le të studiojmë me durim emrin e tij të bukur dhe të ndalemi tek udhëtimi i tij i pandalshëm shekullor nëpër dete dhe oqeane, ku në shumë raste shoqëron anijet.  Ai është një lundrim i veçantë, notim i stilit të elegancës dhe bukurisë mahnitëse.  Ai Del dhe Futet në ujërat e kaltra të detit. Ai Del dhe Fundoset, ai Del dhe Futet me finesën që e karakterizon.

E pra, kur njeriu i parë vuri këmbët mbi këtë planet 573 mijë vjet më parë, së bashku me gjuhën pellazgo-ilire që fliste, ai nisi të emërtojë edhe natyrën, malet, fushat, detet dhe lumenjtë, por edhe speciet që ndeshi mbi koren e tokës, të ujërave të deteve dhe oqeaneve. Njeriu i parë Pellazgu, stërgjyshi i Ilirit vuri re se specia e bukur detare futej dhe dilte nga ujërat e detit dhe ai e quajti Del-Fin, del dhe futet në gjuhën pellazgo-iliro-shqipe që është edhe sot e kësaj dite.

 

Delfin e quajti e gjithë raca njerëzore që u shumua më pas dhe mbuloi kontinentet. Shikoni sa të vjetër jemi!

Le të marrim një shembull tjetër, jo të tjerë, sepse ka me shumicë dhe pambarim për tu mbushur mendjen skeptikëve mbi antikitetin e një populli të fillimit të jetës njerëzore.
Në lindje të horizontit kur nis të agoi dite e re, të gjithë yjet janë shuar, por vetëm njeri nuk është shuar ende. Ai pret që dita të agoi, që dielli të shfaqet dhe më pas shuhet në misterin e tij.
Kush ishin banorët e parë të planetit që i dhanë emrin këtij ylli (planet), i cili ishte i vetmi që ndodhet afër ditës që po afronte?


Padyshim pellazgo-ilirët e emërtuan këtë yll (planet) me emrin kuptimplotë  Afërdita, Afër-Ditës, Afroi-Dita. Kështu i flet e gjithë bota njerëzore. Shikoni sa të vjetër jemi.

Por jo, sepse ka në Shqipëri dhe Kosovë Akademi të shkencave dhe Institute të gjuhësisë që vazhdojnë të llomotitin dhe të mbrojnë tezat dhe teoritë greke për gjuhën, historinë, mitologjinë helene, apo sllave.

Turpi  i mbuloftë në jetë të jetëve!

Shperndaje ne
Updated: 15 Gusht, 2017 — 14:32

The Author

Çlirim Hoxha

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.