CA KUJTIME NGA NJË VIZITË E PAHARRUAR ME BACIN ADEM SHQIPËRIA!

Shkruan: Fadil Shyti

Me këtë rast dua të theksoj faktin që, kur isha në Kosovë, në vjeshtën e nxehtë të vitit, 3 Shtator 2015 bashkë me dy shokë të nderuar, veteranë të UÇK-së, zv. Komandantin e Brigadës 128, nga ZOP, Avdi Ibrahimin dhe Rexhep Ahmetin, luftëtarin që, në frontet e LÇ-re e kreu detyrën e caktuar prej komandës në sektorin, Për Moral dhe Politikë, të UÇK-së, në Brigadën 142 të ZOSH.

Ndërsa, gjatë kohës së LÇ-re, nuk jam ndalë për asnjë çast, me shumë shokë e shoqe atdhetare. Në veçanti kam i vepruar me Shpëtim Bushatin, i cili shtëpinë e tij në Tiranë e kishte kthyer në bazë të sigurtë të luftëtarëve të lirisë,-në veçanti të djemëve dhe burrave trima të Gllogjanit; Nasimit, Ramushit, Luanit me shokë, atyre ua kishte hapur derën ditën dhe natën me bujari dhe trimëri, Nëna Dritë, një ish- veprimtare e LANÇ-it, shoqe besnike e vetetranit, të Seid Bushati.

Bashkë me Shpëtim Bushatin e kryenim detyrën e Veprimtarëve të UÇK-së, në Suedi. Kjo mbase, nuk qe hera e parë që ishim në Prishtinë, në vizitë te simboli i rezistencës shqiptare, Adem Demaçi. Kishim shkuar shumë herë që, nga vitet 90-ta, kur atëbotë Ay, po i kryente ca punë të atij “Këshillit të Vajtimit”-siç e quante, Këshillin Për Liritë dhe të Drejtat e Njeriut (KPDLNJ.

Ishim takuar në Mitrovicë, me rastin e festimit të 1 Majit të Kuq, (1990) . Unë, vet i treti me një shok dhe një shoqe nga Gjakova isha mysafirë tek Ay, për dy ditë edhe në Sarandë, me ç’rast dua të theksoj se, ato dy ditë ishin të paharruara për ne. Baci ynë, gjithnjë gazmor, gjithnjë i lirë,-siç thoshte shpesh: “Të flasim pa shibla”! Neve kurdoherë na ka sjellë kënaqësi dhe bisedat me të ishin mësime shumë frytdhënëse për ne. -Kishim degjuar që, Ademi ynë i madh, nuk është mirë, kishte ca shqetësime me shëndet, ne vendosëm të shkojmë tek Ay, në vizitë. Baci ynë i nderuar, ndonëse nuk ndihej aq mirë me shëndet, gjeti kohë dhe mori forca që, me bujarinë shqiptare që e karakterizon kurdoherë, mori forca shpiertërore, na e hapi derën e mikpritjes.-neve miqve të tij të paharruar.

Ishte vjeshtë e nxehtë, znj e shtëpisë një grua bujare, pasi u ulëm, pa u vonuar na qerrasi me nga një pije freskuese. Pasi u përshëndetëm ngrohtësisht me Bacin Adem, Ay, menjëherë u interesua për gjendjen që po kalonte Kosova Jone dhe kombi shqiptar, kudo në gjithë Shqipërinë Etnike. Ne, dëshironim, më shumë të dëgjojmë prej tij ndonjë këshillë, sepse atij s’ i ka munguar vullneti për t’i bërë këto, në shërbim të kombit dhe të atdheut. Më kujtohet, midis tjerash na tha: 1. “Mitrovicën, do ta bëjmë përsëri qytetin tonë, -ashtu, siç e kishim dikur, e dimë që, kjo do të na merr ca kohë, por kjo do të arrihet vetëm me punë, me mençuri”.

2. Pastaj, theksoi: “Punoni ditë e natë për Shqipëri, mos u lodhni, kurrë mos pritoni,-sepse, vetëm për komb dhe atdhe, ia vlen të punohet ditë e natë, ia vlen bile edhe të vdiset,-për asgjë tjetër,-jo!…

3. Krejt papritur, sikur “druajti” se po harron të na këshillojë dhe një fakt: Punoni punë të mira, por edhe mos harroni! Miqtë e vërtetë, këta ndërkombëtarët, që na kanë ndihmuar pa hile, pa shibla, t’i duani dhe t’i nderoni! Ashtu me qëllimin e mirë, për të na drejtuar si duhet, papritur e nxori një gazetë shqiptare, ku shkruante për përkrahjen e Kancerales së Gjermanisë, znj, Merkel ndaj çështjes së pazgjidhur të Kosovës.

-Pas pak min, e përsëriti, qëndrimin e tij të lartcekur bile, fort me këmbëngulje:

“Kujdesuni, për miqtë ndërkombëtarë, për ata /ato qeveri e popuj që, na kanë ndihmuar dhe po na ndihmojnë pa hile, pa shibla, kujdesuni dhe në veçanti dhe respektojeni fort,”Merkelken”-siç e quajti Ay.

-Ajo, është mikja jonë e vërtetë!…

Të nderuar/a, lexues dhe lexuese!

Besoj, ju e dini që unë me shokët e lartpërmendur, e kemi paraqitur vizitën tonë te ai burrë i madh i kombit tonë, të shoqëruar edhe me fotografi, këtu në fb; mirëpo, me këtë shkrim modest; dua të sqaroj më tej faktin edhe përmes fjalës historike të udhëheqësit tonë shpirtëror të ditur dhe luftarak, Adem Shqipërisë, i cili tregoi aq respekt të madh për znj, Merkel,-aq sa mua, as pas dy vitesh, nuk më hiqet nga mendja, por edhe sot, e sot i kujtoj fjalët e tij, të përsëritura me kërkesën: “Merkelkën nderojeni, Merkelka, është mikja e sinqertë e kombit shqiptar dhe e Shqipërisë sonë.

Për faktin që, ne ishim marrë vesh me kohë, që, një vizitë të qëndronim jo më shumë se 15-20 minuta,(-si zakonisht, “harruam”,- e tejkaluam ca këtë limit në kohë), kur shoku Avdi, i cili e kishte vërejtur me vigjilencë tejkalimin e kohës, me kokën prej nesh, “e dha shenjën”, po ikim!

Pas pohimit tonë pa zëra, shoku ynë, i kërkoi leje Bacit, i cili që, në fillim kur shkuam,-t’u them të vërtetën, dukej ca i lodhur, mirëpo gjatë bisedës me të, jo që nuk ndihej i lodhur, por sikur biseda me ne, i dha vullnet, sikur e freskoi shpirtërisht,-po, po, kjo dukej qartë, në shkëlqimin e fytyrës së tij diellore, prej nikoqiri, me zemër Shqipoje; pandaj, kur shoku ynë, i kërkoi leje për ikjen tonë, Baci reagoi me habi: hë, çka ju gjeti, ju veç sa erdhët, po rrimë, mirë jemi besoj?!…

Vendosmëria jonë, të nisemi, e habiti më shumë, por ne ikëm ca shpejt me qëllimin e mirë që mos ta lodhnim duke ndenjur gjatë me ne, sepse i dinim që, Ay, nuk ishte krejt mirë me shëndet dhe padyshim që, kishte edhe shumë të tjerë që dëshironin ta vizitonin. Baci ynë i nderuar Ademi, na kënaqi në veçanti, kur edhe Ay u ngrit në këmbë nga minderi pa ndihmën e askujt prej nesh, as prej familjarëve të tij, por, si një LUAN që, se pranon lodhjen pleqërishte, madje as sëmurjen e pabesë,-ia mësyu para nesh, na përcolli goxha larg prej derës së shtëpisë.

U përqafuam me të, u ndamë shumë kënaqur për bisedën që bëmë me të madhin, Adem Shqipërinë!

Roftë Shqipëria Etnike!

Rroftë Adem Demaçi!

Shperndaje ne
Updated: 27 Shtator, 2017 — 22:36

The Author

Fadil Shyti

1 Comment

Add a Comment
  1. Dikur patriot
    Mburreshim me ty
    Sot ;
    Nderin dhe lavdin
    Në dilem e prune .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.