Çamëria, çelësi i zgjidhjes sonë kombëtare

Sot në Hagë me 30. 10 . 2017 në orën 14.00 kujtohet njëvjetori i Shpalljes së Pavarësisë së Çamërisë, dhe dita e Flamurit kombëtar të Republikës së Çamërisë me simbolin e Pirros. Në festë do të marrin pjesë përfaqësues nga Çamëria dhe përfaqësues nga të gjitha trojet shqiptare, si dhe miq ndërkombëtar. Me këtë rast Presidenti i Republikës së Çamërisë, z. Festim Lato, dhe Ali Aliu, Kryeministër, dhe Rrustem Geci shkrimtar, do të flasin për rëndësinë historike të Shpalljes së Çamërisë, dhe përpjekjet e Republikës së Çamërisë në formimin e institucioneve demokratike në territorin e Çamërisë. Republika e tretë shqiptare në Ballkan, Republika e Çamërisë, nuk ka kthim prapa. Ajo tani njihet nga 110 vende të Organizatës së Popujve të Papërfaqësuar, dhe njihet nga BE-ja, dhe OKB-ja. Qeveria e Republikës së Çamërisë, së shpejti në Kryeqytetin e Republikës së Çamërisë në Parga, do të hap Bakën Kombëtare të Republikës së Çamërisë, e cila do të mundësoj investime të mëdha në territorin e Republikës së Çamërisë. Shqiptarët tani kanë tri data të flamurit kombëtar: Flamurin e Skënderbeut, Flamurin e Ismail Qemalit, dhe Flamurin e Çamërisë me stemën e Pirros. Urojmë që Flamuri ynë kombëtar të ketë vetëm një datë, atë të Ribashkimit të atdheut.

Rrustem Geci Republika e Çamërisë ka 17mijë e 5 qind kilometra katror sipërfaqe tokë, 6 mijë kilometra sipërfaqe ujra dhe det, me gjithsejt 23 mijë e 5 qind kilometra karor sipërfaqe. Pasuritë e territorit të Çamërisë kapin shifrën 4 trilion dollar.

Prandaj, Çamëria është shumë e rëndësishme për atdheun, dhe është çelësi i zgjidhjes sonë kombëtare.

Nesër në orën 14.00 festohet në Hotelin Ambasador në Hagë të Hollandës, në Vlorë dhe Kosovë. Të festojmë së bashku!

Shperndaje ne
Updated: 30 Tetor, 2017 — 07:36

The Author

Atdhe Geci

Rrustem Geci është një poet i njohur. Ai u lind në Roganë të Dardanës. Mësimet e para i bëri në vendlindje, kurse shkollën e mesme e kreu në Gjilan dhe Dardanë. Rrusta u kulturua më tej në Universitetin e Prishtinës, në Fakultetin Ekonomik. Rrustem Geci 15 vjet ishte gazetar, në Radio Televizionin e Prishtinës. Ndërsa pas mbylljes së RTP-së nga regjimi fashistoid serbian ai mërgon në Dortmund të Gjermanisë, ku edhe tani jeton e vepron. Deri më tash ka shkruar dhe botuar 17 vepra; 1. “Demonstratat e luleve”, 2. “Antolologjia personale" 3. “Jeta në Letër”, 4. ”Mielli dhe uji”, 5. “Lirikë”, 6. “Dridhjet e barit”, 7. “Atdheu”, 8. ”Erdhëna”, 9. “Arbëreshët”, 10. “Shqipëria”, 11. “Trojet e mia” , 12. “Rogana”, 13. “Heroika”, 14. “Gacat e prushit”, 15. “Atdhetarët”, 16. “Pasha këtë tokë”, 17. “Kanuni poetik”, libri më i vëllimshëm në gjuhën shqipe me poezi, 2 mijë faqe, dhe mbi 23 mijë vargje. Motivet në poezinë e Gecit janë motive të zemrës dhe të shpirtit. Shndërrimi i jetës së jetuar në tekst poetik, është natyrshmëria e të qenit poet. Poezia përfiton shumë nga e bukura, nga dashuria. Rrustem Geci është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, prej vitit 1995, dhe është i përfaqësuar në gjashtë Antologji me poezi, dhe në një Antologji për gazetari.

1 Comment

Add a Comment
  1. U Boft bashkimi i Teritoreve Shqiptare LRBSH

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.