Lugina e Vardarit i përshëndeti shqip, pra në “Gjuhën e Perëndive”: ZEMËRVOGËLSIA E KOMShINJVE

MOSTOLERANCË APO ZEMËRVOGËLSI..?

Nga dita e djeshme, saktësisht parmbrëmë, disa nga komshitë, çuditërisht, kanë një sjellje të pazakontë madje dhe përshëndetjen e kanë rutinore, të tharrët, në takimet e rastit kur janë duke hypur apo zdrypur shkallëve të pallatit ku jetojmë bashkë, në të njëjtën godinë, bile në të njëjtin kat të banimit apo edhe në vetëshërbimin përballë shkollës. Sa çudi! Nuk e kuptoj se si njeriu i cili nuk i takon ndonjë ngjyrimi politik, nuk shfrytëzon ndonjë pozitë pune apo funksion partiak, nuk i rri në shpinë dikujt si rriqër ose ushunjëz, thënë me fjalë tjera e nxjerr bukën e gojës me djersën e vetë, e ushqen familjen varfërisht, po ama, me nder, s’ka nevojë t’ia heq kapelën askujt! Pra po e pyes veten meqë nuk guxoj ta pyes komshiun, sepse edhe mund të mos më tregojë drejt të mos jetë i sinqertë me mua kësaj radhe se, ku qëndron asyeja e mllefit të tij? E gjithë asaj energjije negative të futur në organizmin e tij të lodhur prej punëtori?! Mos vallë e kanë fajin engjëjt që, parmbrëmë, rranë Luginës së Vardarit dhe përshëndetën shqip, pra në “Gjuhën e Perëndive”, dhe nuk pyetën për çmimin e përshëndetjes! Mbase u ra ndër mend se shkelën në token stërgjyshore..?!

© Kasam ShAQIRVELA

Shperndaje ne
Updated: 20 Mars, 2018 — 17:01

The Author

Kasam SHAQIRVELA

2 Comments

Add a Comment
  1. Je inderuar z.kasem shaqirvela, e lexova me kenaqesin me te madhe,aretikullin tende per shqipetaret e lugines se varedarit ky interesimi jote eshte perme shume se falnderim ,patriotik ,e vllazerore . Kosova eshte edhe nje fishe. E gjyse akoma nen serbi ,nishi ,vardari ,novipazari, sanxhaku .pore me ndihemen e zotit ne toke qe eshte amerika dhe gjermanija ne ehurop domarin prioritet te madhe ne ballkane ,ska me sllave,e greke,qe keto dy perendit ne toke me be krye gjyryshet ( izraelitet) qe per keta t e fundit nuke duhet folur kurre keqe sepse ,per popullin shqipetare ata kane. Respekte se I kemishpetuaren nga olokausti hitleriane.ne kemi e lidhje gjaku me cifutet, nga moisiu, dhe solomoni qe ishin me oregjin hitite qe keta d.m.th.( daredane ilre) ju pershenes z. Shaqirvela ny 3/21/18.

  2. Falemnderit i nderuari z. Tomor, ashtu eshte!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Bashkimi i Shqipërisë © 2014 Bashkimi i Shqiperise
Show Buttons
Hide Buttons