Lutfi/coka/Heroi i kosoves Halit coka

Lutfi coka/
Halit coka
Hero i dekretuar në piramidën e Heroizmit!
Ti ishe e mbetesh për jetë në historinë tonë. Emri dhe vepra juaj, jo vetëm që hynë dhe e pasuron historinë tonë kombëtare, por ata janë mësim për gjeneratat e reja të cilat do të lindin më vonë dhe, u tregohet atyre se si duhet dashur por edhe mbrojtur Atdheu. Si çdo luftë edhe lufta e Kosovës mori me vete shumë viktima; ҫka është edhe më keqë mori; fëmijë, gra, pleqë, plaka, shkatërroi xhami e shtëpi, helmoi nxënës e fëmijë, dhunoi gra .., bëri po çka nuk bëri armiku shekullor serbo çetnik. Në këtë luftë nuk ka vend ( fshatë, qytet..,) që nuk dha dëshmorë për çlirimin dhe Lirinë e Kosovës. Buzëqeshja më e bukur që i buronte Halit Cokёs, nga thellësia e shpirtit, po i thoshte vdekjes shekullore: dil, e mos u fsheh më, se kam me të puth mu në lule të ballit e s´kam me ta pas kurrë frikën! Me këtë, ai do t’i tregojë opinionit botëror se populli shqiptar ishte i vendosur në rrugën e lirisë dhe pavarësisë dhe në rrugën e mundimshme për të mposhtur pushtuesin.
Halit Coka publikisht ia dha zemrën dhe shpirtin çlirimit të Kosovës. Në kujtesën tonë, Ai do tё mbetet një i rënë i bukur për liri. Të rënët për liri i kanë duart më të bukura, ata kurrë nuk vdesin. Në kujtim të asaj kohe heroike, të gjallët gjithmonë me vete bartin jetën e atyre që s´janë më, e që përditë na bëhen më të dashur.
Kalojnë ditët, javët, muajt, vitet, kalojnë edhe shekujt, por kujtimi për “Heroin e Kombit” tonë mbetet gjithemonё i freskët në mendjet tona, në zemrat tona dhe në kujtesën tonë historike.
Mbetet gjithёmonё i freskët dhe nuk tretet kurrë edhe malli për bijtë e bijat kosovare sypatrembura e atdhedashës. Liria bashkohet me Atdheun. Gëzim e hare në çdo anë. Dritësim diellor, rreze gjak.
Liria ndërtohet me sakrifica, me jetëra, ndërtohet me gjak, ndërtohet me dëshmorë. Kështu pat thënë dikur një mendje e urtë. Kurse ne sot duhet ta dimë se dëshmorë dhe Heronjtё janë nderi dhe krenaria eKosovёs tonë martire.Të këtij populli që luftoi parreshtur për liri shekuj me radhë.
Dëshmorët dhe heronjtё janë ndërgjegjja më sublime dhe vetëdija, e ngritur lart, deri në piedestalin e vetëflijimit. Ata jetuan për ne. I kemi gjithëkund e gjithherë.Të gjallë përherë në kujtesën tonë. Me flamuj kuq e zi në duar, me një diell në gji, me një rreze në ballë, lundrojnë heronjtё mbi detin e gjakut të flijuar për liri. Në paqe e në luftë, në fushë e në mal. Rendin dëshmorët për lirinë.
I ke atje, këtu… Një varr, një gur, një lapidar, një përmendore. Lapidarë të lirisë ishin vetë ata, që u bënë flakadanë të përjetësuar.
Lapidar lirie i kemi në shpirt dhe në zemër, për të cilët kemi mall, por edhe jemi krenarë. Ata sot dhe gjithmonë Kosova, Shqipëria dhe tërë Kombi Shqiptar i kanë dhe do t’i kenë Diell Lirie me rreze të dëlira, me dritë lirie. Dëshmorët e Kombit tonë na e sollën lirinë. Ata janë vetë liria jonë.
Lavdi dëshmorëve të atdheut!
Lavdi Heroit Halit Coka!

Shperndaje ne
Updated: 21 Maj, 2021 — 19:37

The Author

Coka Lutfi

Mesues matematike me UShTPunon si mesues mstemstike ne shkollat e mesme. Shkollen e mesme Pedagogjike Shkoder.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.