EUFORIA NË PROLOG DHE DËSHTIMI E ZHGËNJIMI NË EPILOG

flam_yne_012

KONGRESI KOMIK-“TEMATIK” i ALI AHMETIT …ose  EUFORIA  NË PROLOG DHE  DËSHTIMI  E ZHGËNJIMI NË EPILOG-NUK  TË  FALET ose ËSHTË E PAFALSHME OR  ALI  AHMET –  2008-2014, 15!

Shkruan: Artan SINANI

Të nderuar lexues! Para se të shkruaj këtë kolumnë, e cila ka karakter të një dialogu, kisha problem se prej ku të filloj sepse,  aq shumë është i madh bagazhi i dështimeve dhe zhgënjimeve i Ali Ametit dhe kompanisë së tij (BDI), sa që me të vërtetë  është shumë problem prej ku të fillosh dhe ku të përfundosh. Ja faktet.  Fillova me:

*Nuk të falet or Ali Ahmeti besimin që ta kanë dhënë shqiptarët dhe të njëjtin e ke kthyer kundër kundër interesave shqiptare. Kur flas për ju, nënkupton edhe për subjektin politik tuajin – BDI, por përgjegjësia ekskluzive bie mbi ju si lider.

*Nuk të falet or Ali Ahmeti besimin që ta kanë dhënë shqiptarët dhe të njëjtin e ke shpërfillur.

*Nuk të falet or Ali Ahmeti besimin që ta kanë dhënë shqiptarët dhe në emër të këtij virtyti i rrejte i gënjeve dhe zhgënjeve shqiptarët?

*Nuk të falet or Ali Ahmeti besimin që ta kanë dhënë shqiptarët dhe me të njëjtin i defaktorizove shqiptarët.

*Është e pafalshme or Ali Ahmeti se me të ashtuquajturin projekt mono etnik antishqiptar “Shkupi 2014”, ke kontribuar që në dëmin dhe mundin tonë të ndërtosh një identitet të rrejshëm të maqedonasve dhe  histori të falsifikuar të quajtur Antikuzim, që fare nuk ka të bën me identitetin tonë. Ne nuk kemi problem me identitetin tonë.

*Është e pafalshme or Ali Ahmeti se me të njëjtin projekt mono etnik antishqiptar Shkupi 2014 na mbylle në geto, të pa integruar në NATO dhe EU.  Duheshte që Gruevski tua ndërton nga një përmendore të madhe në qendër të Shkupti edhe ty edhe Menduh Thaçit, që mundësuat pa problem të realizohet ky projekt kryekëput antishqiptar. Meritoni që të dy të jeni në muzeun e VMRO për kontribut të dëshmuar për VMRO.

*Është e pafalshme or Ali Ahmeti se me të njëjtin projekt mono etnik antishqiptar dhe anti NATO dhe EU Shkupi 2014, me lejen dhe kontributin tënd, me të gjitha standarde dhe kushte të mira, i ndërtove vetëm lagjet ku banojnë sl.maqedonasit, ndërsa lagjet ku banojnë shqiptarët, jo vetëm që jetojnë në kushte mizere, por gati i shndërrove në shkretëtira.  Krahaso or Ali Ahmeit lagjet Aerodrom, Vllae, Karposh, Kapishtec etij., me ato të Çairit, Gazi-Babës, Seravës, etj., e mos të flasim për vendet rurale. Çfarë thua ti? Mund të krahasohen? Jo, as që mund të krahasohen.

*Është e pafalshme or Ali Ahmeti kur vazhdimisht rrejte dhe gënjeve duke trumbetuar se strategjia kryesore e juaja na qenka  NATO dhe EU integrimet perëndimore, në fakt dhe prapavijë doli në sipërfaqe se favorizuat  lidhjen lindore (serbo-ruse).

*Është e pafalshme or Ali Ahmeti se në fushatën zgjedhore bëshe zhurmë si luan, ndërkaq me legjitimitetin e 153000 votuesve shqiptarë u fute në qeveri si lepur. Qesharake apo! Bëshe zhurmë për president konsesual, ndërsa bashkë me partnerin  tënd Menduh Thaçi kontribuuat me çdo kusht që Ivanovi të rizgjidhet president. Shumë paradoksale dhe zhgënjyese.

*Është e pafalshme or Ali Ahmeti që çdoherë në fushatën zgjedhore, përveç EU-NATO integrimeve, premtove zyrtarizimin e gjuhës shqipe, ndërkaq besimin që ta dhanë shqiptarët e dogje për ligjin për amnesti – për lëndët e Hagës- interesit grupor. Në anën tjetër, statusi i gjuhës shqipe ra në nivel edhe më poshtë se më parë.

Ju kujtohet or Ali Ahmeti kur trumbetoshit se keni platformë dhe se do të merrnit dikastere, drejtori  dhe funksione kyçe në qeveri. Jo që nuk kishit ndonjë platformë për bashkëqeverisje, por ua dhanë mbeturinat që i mbetën VMRO-s. Ndoshta keni pas ndonjë platformë, por ajo ka mbetur vetëm për juve, ndërkaq keni punuar dhe zbatuar, ekskluzivisht sipas programit dhe platformës së VMRO. Botërisht dihet se cili ka qenë programi i VMRO të cilin ju përpikshmërisht e keni aprovuar e zbatuar.

*Është e pafalshme or Ali Ahmeti që statusi i juaj , kam fjalën për partinë tuaj, në qeveri është vazal, poltron, mizer. Nuk jeni faktor vendimmarrës dhe vendim dhënës. Vleni më pak se marionetat e shtrenjta. Jeni marioneta shumë të lira me të cilat kryeministri i juaj ju ka për përdorim të njëhershëm dhe pastaj ju hedh.

*Është e pafalshme or Ali Ahmeti që karshi partnerit  tuaj nuk vleni asgjë. Ju ka shndërruar vetëm në numër për nevojat e veta. Ju minimizon dhe shpërfill gjer në fund. Metaforikisht thënë ju kanë shndërruar në letër tualeti. E pafalshme apo jo?! Tmerr, tmerr!

*Është e pafalshme or Ali Ahmeti që çdo problem i madh që paraqitet te shqiptarët, ti të kërkosh ndërmjetësim te ndërkombëtarët. Atëherë, pse je në qeveri? Mos vallë je subjekt i sektorit civil? Apo, si duket vjen në shprehje polltronizmi dhe paaftësia e kuadrit tuaj. Tmerr! Kuadrin që e ke, nuk di si ta përshkruaj… mizer, gjysmak, pseudointelktual, i paaftë, i paguximshëm… Tmerr!

*Është e pafalshme or Ali Ahmeti që investimet që dilnin nga buxheti shtetërorë të cilin ne e mbushim më shumë, dhe prej atij buxheti, me fajin tuaj, u investuan dhe destinuan në vendbanimet dhe zonat ekonomike ku banojnë maqedonasit. E në zonat ku janë shqiptarët?…Shqiptarët nuk paskan nevojë për një mirëqenie më të mirë. ju sigurisht e keni lexuar.  Cila është përgjigja juaj? E dini edhe ju përgjigjen, apo?…E ajo është përgjigjja më e saktë, atë qe e tha Plaku i komunës së Likovës në intervistën në ALSAT*

Është e pafalshme or Ali Ahmeti që u hapën shumë zona industriale në zonat ku banojnë maqedonasit. E këtej, mendoj ku banojnë shqiptarët sa janë? Si thua or Ali Ahmeti, sa janë? Asnjë! Ndoshta mendoni se e harrova zonën e lirë ekonomike të Tetovës. JO! Si emër ose në letër ekziston, por në fakt dhe në plot kuptimin e fjalës, si zonë e lirë ekonomike nuk ekziston, si me qenë e harruar. Si duket ka mbetur zonë e lirë e qenëve… Ta rikujtoj or Ali Ahmeti se edhe në pjesët tjera perendimore të FYROM-it ka vende shumë të përshtatshme për zona të lira ekonomike 

*Është e pafalshme or Ali Ahmeti se çdoherë kur keni votuar buxhetin, keni votuar buxhetin më të pafavorshëm dhe  diskriminues të shqiptarëve. Keni votuar buxhetin antishqiptar. Të njëjtin  nga i cili neve na ndahej një grimcë gati e padukshme. Kjo i përngjanë novelës së Migjenit  “një refren i qytetit tim”- e ai refren ishte:”më fal diçka or zotëri, më jep diçka or zotëri! Përgjigja ishte: Zoti të dhashtë….

*Është e pafalshme or Ali Ahmeti që me rastin e shpërndarjes së buxhetit asnjëherë nuk kërkuat të zbatohet parimi i Badenterit, dhe sipas tij, buxheti 25% të jetë i garantuar për shqiptarët. Këtë e parasheh edhe Marrëveshja e Ohrit, por ju nuk e shihni. E kuptuat këtë or Ali Ahmeti?

*Është e pafalshme or Ali Ahmeti që asnjëherë nuk kërkuat që Këshilli i gjyqësor dhe Gjyqi kushtetues të zbatohet edhe në fushën e drejtësisë. Edhe këtë e parasheh  Marrëveshja e Ohrit, por ju nuk e patë. E kërkuat  këtë ndonjëherë or Ali Ahmeti?

*Është e pafalshme or Ali Ahmeti si lejuat që punësimet që janë bërë konform Marrëveshjes së Ohrit garanton ose sipas të cilit përparësi kanë shqiptarët, me kontributin tuaj në numër shumë, shumë të madh lejuat të punësohen maqedonasit. Si e shpjegoni ju faktin se përparësi për punësim, kishin vetëm ata që janë BDI? Po të tjerët që nuk janë BDI, ç ‘thoni ju, nuk duhet të punësohen. Si mundeni ti selektoni shqiptarët sipas këtij. Turp! 

*Është e pafalshme or Ali Ahmeti që përmes korrupsionit, kur keni punësuar njerëz, i keni shantazhuar dhe kushtëzuar që të paguajnë me mija euro për punësim. Disave ua keni marrë eurot dhe nuk i keni punësuar. Reketarët  tuaj të caktuar për këtë akt të shëmtuar dhe grotesk kanë qenë gjakpirës të kombit të vetë. Tmerr or Ali Ahmeti.

*Është e pafalshme or Ali Ahmeti  si keni lejuar dhe amnistuar  këto reketarë partiakë keqbërës të zbatojnë kësi akte të shëmtuara dhe groteske duke terrorizuar shqiptarët. Mizori e vërtetë.

*Është e pafalshme or Ali Ahmeti  dhe SKANDALOZE se në Ministrinë e Drejtësisë disa vite me radhë, edhe tani, ministri ka qenë shqiptar ndërsa u maltretuan, persekutuan, u rrahën dhe me akt të kryer u burgosën shqiptarë.  A nuk është skandaloze dhe e turpshme or Ali Ahmeti që gjatë protestave për rastin  Monstra, Kalaja, etj., të gjitha ngjarjet që ndodhën të ketë epilog gjyqësor dhe u dënuan shqiptarë, ndërkaq në shumë protesta edhe më të dhunshme nga maqedonasit e sidomos ajo e Gjorçe Petrovit, të mos ketë epilog gjyqësor. 

*Është e pafalshme or Ali Ahmeti që harrove zgjidhjen e statusit të ish ushtarëve të UÇK-së, komandant i së cilës keni qeni vet ju. Turp!

Si është e mundur or Ali Ahmeti që serbët në Kosovë të përfaqësuar me 3% jo vetëm që janë element shtetformues, por bënë edhe asociacionin e komunave serbe në veri. E ne këtu me mbi 30%, përqindje goxha e madhe, ne, çfarë statusi kemi, na thuaj… E paimagjinueshme apo jo or Ali Ahmeti. Në zgjedhjet komunale populli shqiptar  vendor dhe nga diaspora, ta pastroi terrenin për veprim politik. Por, ju çfarë bëtë? A, nuk thatë se ne jemi të zotit e shtëpive–vendeve tona. 

Si mendon or Ali Ahmeti, çfarë duheshte të bën edhe më shumë Gruevski që ju bashkë me të të mbeteshit të kënaqur, ndërsa shqiptarët edhe më shumë të fundosin në humnerë?

*Është e pafalshme or Ali Ahmeti që lejove të ndërpritet regjistrimi i popullsisë. Të erdhi keq se Gruevskit nuk i dolën matematikat dhe iu ndez drita e kuqe e alarmit për rënien drastike të natalitetit tek mqedonasit dhe pakicat tjera vendosën të deklarohen ashtu si janë dhe jo slmaqedonas.  Ali Ahmeti, me këtë penguat rritjen e përqindjes të shqiptarëve. E pafalshme!

*A jeni i vetëdishëm dhe i ndërgjegjshëm or Ali Ahmeti se periudha 2008-2014 është periudha më e vështirë, më zhgënjyese dhe më e zezë për popullin shqiptar, se sa gjitha periudhat tjera, madje edhe ajo e komunizmit? Ju mund të flisni ndryshe, të lëvdoheni se keni bërë “kodra të arta”, “të rrjedh mjalti e qumësht”, dhe shumë gjëra tjera madhore, por faktet flasin ndryshe. Është një proverb popullor që thotë: “Mos rrej për qielli, rrej për toke!”

*A e dini or Ali Ahmeti, sigurisht që e dini, se është krijuat një përshtypje që o ju votuan juve ose Menduh Thaçin është e njëjtë sikur e kemi votuar VMRO. Të dy partitë, që ju të dy prezantoni si shqiptare, në fakt më shumë janë degë të VMRO se sa shqiptare. Ndoshta sikur shqiptarët drejtpërdrejt t’i votonin dy partitë më të mëdha të taborit tjetër statusi i tyre do të ishte më i favorshëm se sa juve ua dhanë votën.

*Shpjego, or Ali Ahmeti prej kur “Luani” na qenka simbol kombëtar i yni. Ju në 2001, sa e di unë dhe të gjithë të tjerët, ju luftuat në emër të  një simbolit tjetër autentik shqiptarshqiponjën dy krerëshe, e tani thoni se edhe Luani na qenka simbol shqiptar. Shumë qesharake or Ali Ahmeti. Edhe një fëmij më i vogël nuk do ta besonte këtë, e lere më të tjerët. Këtë potez që e bëni për qëllime tjera ju mohoni dhe minimizoni shqiptarinë. Talleni me kombin*

Si mendon or Ali Ahmeti, për këtë gjendje që ta përshkrova  e kërkove besimin dhe legjitimitetin? Vallë e kërkove për ta mbrojtur dhe avancuar çështjen shqiptare, apo e kërkove për ta terrorizuar? Si duket, në bazë të gjithë kësaj që shkrova, realiteti dhe fakteve gjithë periudhës  2008-2014  del se e kërkove për të na gënjyer. A nuk është e gjithë kjo një “saltus mortale” për shqiptarët ? Pranda, largohuni edhe ju edhe Menduh Thaçi, nga skena politike shqiptare bashkë me qarqet tuaja. Njerëz me hipoteka nuk mund t’i udhëheqin dhe t’i realizojnë çështjet madhore shqiptare. Si të këtillë nuk e meritoni as besimin dhe as legjitimitetin e shqiptarëve, dhe as që ju duheni më shqiptarëve?.  Prandaj, ik or Ali Ahmeti dhe Menduh Thaçi  se mjaft ishte më!

 Për fund – Kur Çesari  e pushtoi Galinë, përdori thënien e famëshme VENI-VIDI-VICI  që do të thotë: ERDHA-PASHË-FITOVA. Por, cila do të jetë thënia jote? Me siguri jo tjetër përveç:ERDHA-PASHË-DËSHTOVA.

RROFTË SHQIPËRIA – POPULLI  SHQIPTAR!  

Antaries_0111_ns@tëitter.com

BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE
Shperndaje ne

The Author

Admin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.