Ortodoksët shqiptarë në Manastir dhe rrethinë

Festimi_28_11_manastir

fergimiFërgim Demiri

Me shekuj Shqiptarët Ortodoks jetojnë në Manastir dhe rrethinën e sajë. Proceset politike dhe historike, kanë bërë që një numër i madh i tyre të asimiloheshin dhe shkriheshin në kombësi  të tjera si në Sllav, Bullgar dhe Grek. Ndikimet e Kishave që kanë operuar në Manastir dhe rrethin e sajë me disa dhjetëra fshatra, kanë ndikuar që popullata Shqiptare Krishtere e orientimit Ortodoks, të humb identitetin e vet, dhe të asimilohet, si nëpërmes meshave kishtare në gjuhë të fqinjëve, ashtu dhe nëpërmes martesave të përziera me Sllav, Bullgar e Grek.

Vetëm sa për kuriozitet, ti përmend disa nga mbiemrat e familjeve të përparuara Ortodokse Shqiptare këtu në Manastir, si ajo Bojaxhiu, që sot njihet si Bojaxhiev, masandej, mbiemri Lesku, që sot njihet si Leskov, Shijaku, që sot njihet si Shijakov, Doda, që sot njihet si Dodevski, etj.

Në qytetin e Manastirit ka pasur disa mijëra banorë të përkatësisë Ortodokse Shqiptare, mbase në një dorëshkrim dhe vet Migjeni i ka potencuar këto fakte, sepse ai kishte bërë shkollën për Klerik Ortodoks në këtë qytet. Por dhe më parë, sidomos në kohën Otomane, ka pasur shumë banorë Ortodoks Shqiptarë, nga se dhe familja e njohur e Qirijazve, ka qen e përkatësisë Ortodokse.

Shqiptaret të Ortodoks kanë vizituar dy Kisha këtu në Manastir,  atë Greke të Shën Dhimitrit, dhe atë Bullgare, të Shën Marisë.

Dominimi i klerikanës, e sidomos asaj Greke Kishtare, dhe më vonë dhe asaj Serbe, bën që Shqiptarët e besimit Ortodoks të pranojnë kombësinë Greke, Bullgare dhe Serbe, sepse ajo Maqedonce nuk ka ekzistuar atëherë.

Sipas një statistike të vjetër Osmane, thuhet, se në Manastir dhe rrethinë kanë jetuar mbi 12 mijë Shqiptarë Ortodoks, të cilit në shtëpitë e tyre kanë përdorur gjuhën Shqipe.

Me ardhjen e serbëve në këto anë pas luftërave Ballkanike, dhe më vonë luftës së Parë Botërore, e cila këtu ka pasur frontin, kjo situatë ka filluar të ndryshojë. Ata kanë filluar me asimilimin e hapur ndaj tyre, duke i përdorur metodat politike të presionit, dhe të propagandës antishqiptare në mesin e tyre.

Ortodoksët Shqiptarë kanë mbajtur kontakte të mira me Korçën dhe Devollin. Ata kanë qen të lidhur ngushtë me Shqiptarët e Shqipërisë së sotme Londineze, dhe shumica kanë kaluar në at territor, pas ardhjes së serbëve.

Serbët, biles i bëjnë shumë dëm të madh Gërmenjve dhe Qirijazve, me që ua konfiskojnë Shtypshkronjën, dhe ua djegin në vitin 1922.

Asimilimi i Ortodoksëve Shqiptarë vazhdon edhe pas luftës nacionalçlirimtare, ku bëhet asimilimi i plotë përmes presioneve politike, por kësaj radhe si Maqedonas, dhe ku shumë pak nga ata deklarohen si Shqiptarë të Ortodoks.

Jo vetëm në qytet, por edhe nëpër fshatrat e Manastirit kanë jetuar dhe po jetojnë akoma Ortodoksët Shqiptarë.

Fshatrat; Crnobuk, Bukovë, Gjato, Capari, Trovë, Magarovë, Oreovë, Zovic, Kazhanjë, Xhinxho Polë, Baç, Bistricë, Brusnik, Gopesh, Dedebalc, Diovë, Maloishtë, Egri, Noshpall, Rrotina, Puturus, Strezhovë, dhe shumë fshatra të tjera ku kan jetuar dhe po jetojnë Shqiptarët Ortodoks, që sot për fat të keq janë të asimiluar.

Është një lagje në afërsi të Parkut “Stiv Naumov “, në një rrugë me emrin e Valiut Qerim Pasha, ku para disa vitesh, disa plaka i kemi dëgjuar, ku mes vete flisnin Shqip. Dhe me kuriozitetin tonë kur i pyetëm, na thanë se flisnin që nuset mos ti marrin vesh se çfarë flisnin ato. Dhe se gjuha e tyre ishte aq e pastër, si ajo Korçare.

Ka dhe një familje tjetër shumë e njohur, Kafkaliu, që sot njihet si Kafkalevski. Bëhet fjalë për profesoreshën e Muzikës pranë Fakultetit Pedagogjik në Manastir, zonjën Meri Kafkaliu, ose tani Kafkaleska. Ajo deklarohet se është Shqiptare, por është martuar për Bullgar.

Biles, në një bisedë më ka deklaruar se e ëma ka qenë kudër martesës me te, dhe i ka thënë: ” Çe do moj bijë atë Shkja”.

Edhe nëpër fshatrat mund të gjinden shenjat e ekzistimit të familjeve Ortodokse Shqiptare. Sidomos në varrezat e fshatit Magarovë, ku janë të gjithë emrat e fiseve dhe familjeve të shkruara me shkronja Latine në Shqip.

Është dhe një familje Kacojani e cili për vete thotë se është Vllehe ose Greke, por rrënja e fjalës rrjedh nga Shqipja, dhe se dëshmitë flasin se edhe kjo familje ka qen Shqiptare Ortodokse.

Në fshatin Gjato dhe Kazhanjë, por edhe në Caparë, kemi gjetur emra si p.sh. Zoge, Guro, etj. Biles në komunikim me fëmijët, shpesh e përdorin dhe fjalën “SHPIRT”.

Vet toponimia e fshatrave, dhe emrat e fiseve dhe familjeve, flet se numri i Ortodoksëve Shqiptare, këtu ka qen shumë i madh. Me mijëra janë shkrirë në të tjerë. Edhe sot ka një numër shumë të madh, sa do të konsiderueshëm, por askush se ka marr për sipër që ta hulumtoi këtë.

Në kushte kur nuk funksionojnë institucionet, dhe nuk ka regjistrim të popullsisë, s`mund ta dish as numrin e saktë të tyre. Por ata ekzistojnë, aty janë. Koha ndoshta do ta bëj të veten, por dhe jo.

Ata që luftojnë për vota, as ata s`janë të interesuar, të paktën ti vizitojnë në mos tjetër, se nga premtimet nuk jetohet.

(Autori jeton dhe vepron në Manastir)
Shperndaje ne

The Author

Fergim Demiri

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.