Aleanca shpirtërore-fetare, politike dhe gjeostrategjike Ortodokso-otomane( Ruso-turke) edhe në ditët e sotme!

Kohëve  të  fundit  është   gjithnjë  e më  mediatike  aleanca   ortodokso-islamike,  gjegjësisht  ruso-sllave  me  botën  islame! Rrënjët  e kësaj  aleance   që në  fillim të  saj,  por edhe tani   janë  tejet   prezente dhe funksionale. Gjatë periudhës së Luftës së Ftohtë, grupe terroriste, me bindje leniniste-marksiste dhe islamike, kishin mbështetjen nga Bashkimi Sovjetik, i përdorte për luftë speciale kundër botës demokratike. Mirëpo me rastin e shembjes së Bashkimit Sovjetik, grupet e tilla humbën mbështetjen financiare-logjistike. Derisa  ringritja e   Rusisë  pas  viteve  1990, tregon qartazi që ka  lidhje  me  rritjen  e terrorizmit islamik në  botë,  derisa  ideologjia  marksiste-leniniste, tashmë    pranohet  si e  kolapsuar.  Me tentimin  e  Rusisë për  ringritje( pas shpërbërjes së BRSS), rrol  vendimtarë i kanë  dhënë edhe  përdorimit të islamit politikë( vehabizmit dhe terrorizmit islamik), për qëllimet politike, ekspansioniste  të  Rusisë! 

 Mozaiku  Sulltan  Mehmet  Pushtuesi  me  Genadiusin! 

Derisa urrejtja-ndarja  mes botës së Perëndimit( katolicizmit) me  botën  Lindore( Ortodoksizmin),   daton që  në 395 dhe me  ndarjen e  Kishave  më 1054, humnera e  tillë në vazdhimësi është thelluar( edhe përkundër  përpjekjeve  për ribashkim). Në  mesin e  botës  Lindore( ortodoksëve),  gjenë  shprehje identifikuese që  më shumë urrejnë  Perëndimin( katolik), sesa islamin a çdo fe tjetër! 

Aleanca  është  realizuar kur  djali i  Sulltan  Muratit II,   pra  Sulltan  Mehmet  Pushtuesi, riorganizoi  shtetin dhe  ushtrinë  osmane,  me qëllim të pushtimit të Konstantinopojës, më 29 maj 1453. Sulltanët  kishin pushtuar tashmë territore  ballkanike  dhe  Atolike, por  kishte  mbetur ende  e pamposhtur Konstantinopoja!1 Mirëpo  Sulltan  Mehmet  Fatihu, ndërmori hapa të  rëndësishëm,  përmes  inxhinierit  Orban,  ndërtoi 3  topa gjigandë, të panjohur  deri në atë  kohë, të njejtët  do përdorë edhe kundër Arbërisë, për  t’a mposhtë! Kjo  armë  ishte  kryesorja  që  mposhti muret  e   Konstantinopojës. Me rastin  e  çarjes së  mureve dhe  mbi gjitha efektit psikologjik  që  shkaktonin  këto  armë të panjohura  deri atëherë- topat  gjidand( për nga  kalibri dhe forca  shtaërruese), u arrit  mposhtja  e   Perandorit   Konstantin XI Paleologu  me  8.000  kështjellarët  që  e mbronin! Derisa  forca  osmane  ishte   mes 75.000-100.000 rrethues,2 kurse më pas  disa herë Kështjella e Krujës është  rrethuar  me numër  shumë më të madh  forcash( deri në 250.000),  si dhe është  granatuar me topat  e tillë gjigand! Mbrojtësit e  Konstantinopojës, po ashtu nuk pranuan  vasalitet  dhe  mbrojtje  nga Europa, ngaqë  ishte  tepër e  theksuar edhe  armiqësia  sidomos  kundër Vatikanit.  

Më 29 maj 1453,  Sulltan  Mehmeti hyri në  Konstantinopojë,  ku Katedralën  e  Konstantinopojës e ktheu  në  Xhaminë  Shën Sofisë, duke  deklaru si kryeqytet të  Perandorisë  Osmane dhe duke  konsideru veten  si  trashëgimtar  ligjor të  Perandorisë Romake. 

Pra këtu  fillon    e keqja 

Sulltanët  ishin   njohur  për  aplikimin e parimit  “përçaj  e  sundo!” parim i trashëguar  ngë  Bizanti. Duke  e pa    Kisha  Ortodokse( popullata ortodokse dhe klerikët  e Kishës  Ortodokse  ishin tejet    armiqësuar  me katolikët3  shumë  preferonin  Islamin sesa Vatikanin4),  pranoi t’i  dorëzohej   Sulltanit  Osman, e  jo   pranonte   Vatikanin, e shtyri   Sulltan  Mehmetin  ta  lejonte   Kishën  Ortodokse   kishte  autonomi për   përfitu  besnikërinëtyre. Sulltan  Mehmet Pushtuesi  e vendosi  Genadius Skolarius si Partiark Konstantinopojës, ndryshe quhej edhe  Genadiusi II apo  Georgios Kourtesios  Scholariosishte  Partiarku    anti-Perëndimorë,   kundërshtuesi  i madh i Bashkimit Kishave dhe  unifikues  mes   ortodoksëve( veçmas  grekëvedhe  islamikëve( Osmanëve). Ky Patriark  i përbetuar   dhe  mirënjohës  për  Autonominë  e  Kishës  Ortodokse   nën  Perandorinë  Osmane,  do ushtroj  terror mbi besimtarët   katolik nën këtë  Perandori, madje edhe përmes  besimtarëve  ortodoks  ndarjen  e  Perandorisë Osmane, sipas  Mileteve krishterët  ortodoksquajtën  “rum”, këtë periudhë  u ushtru  terror  i vazhdueshëm  kundër   katolikëve  konvertoheshin   ortodoks! Derisa  pjesa madhe  e Ballkanit ishte e pushtuar nga Osmanët,   vetmit Krishter  Katolikishin  Shqipëtarët! 

Më 1 qershor  1453, vetëm  3  ditë pas rënijës  së Konstantinopojës, Sulltan  Mehmet  Pushtuesi, ia   bleu  rrobet   fetare  Genadiusit dhe   zhvilloi  procesionin  e Patriarkut   të  Konstantinopojës. Sulltan  Mehmet  Pushtuesi, e  bëri   aleancën  që   deri më  sot  do  vazhdoj! Pajtoi  Islamin  me  Krishterimin Ortodoks,  duke  e thellu edhe më shumë  ndarjen  mes  Krishterimit  katolik  me  atë  Ortodoks( e  cila ndarje   që  nga 1054  në vazhdimësi  u  thellu)! Kjo aleancë  qe më  fatkeqja  për Kombin Shqipëtar, i cili i vetmi në  Ballkan-Gadishullin Ilirik, është identifikuar si kufiri më skajorë i Europës, gjë që  bëri të  gjitha  rrebeshet  e sulmeve pansllaviste dhe panislamiste të  godisnin mbi Arbëri! E njejta  ngjan edhe sot, Serbia dhe sllavët e grekët  nuk targetohen nga   influence Ruse dhe Islamike, sesa Tokat  Shqipëtare! 

Pengesa  kryesore   kundër  shtrirjes  Osmane  edhe në  Gadishullin  Apenin-Italian por edhe  në Europë,  mbeti  Rezistenca  Shqipëtare! Derisa shekulli XV dhe XVI, njihen  si shekujt  kur  më së  shumti është  zgjeruar  Perandoria  Osmane! Duke u vlerësu Shqipëtarët si pengesën  kryesore për  zgjerim Perandorisë  Osmane,  jo vetëm  gjenocidi dhe  lufta  e kësaj  Perandoriepor  rrol tejet  madh  luajti  edhe  Patrikana  e Konstantinopojës   zhdukjen  e  Shqipëtarëve! 

Për fat të keq, edhe në  kohët  e sotme,   ndodhemi përpara të njejtave sfida! Sot shohim bashkveprim mes   ndikimit Rus  dhe atij turko-islamiko-arab,  në  forma të ndryshme, deri edhe në  formën e  kërcënimit të sigurisë dhe integritetit e  sovranitetit territorial  të  republikës së Kosovës( sidomos), por edhe  të  republikës së Shqipërisë! 

Reagime të  panumërta, nga  studiues  ushtarak e  politik Shqipëtar  dhe nga   institucione  ndërkombëtare  të sigurisë dhe  nga  aleatët   tonë, na   është kërkuar  kujdes, vigjilencë, shtim të masave të sigurisë publike, angazhim më serioz i  shërbimeve  inteligjente  e  deri   shtim të   buxhetit  ushtarak( për  Shqipërinë) dhe  krijim të ushtrisë  për  republikën e  Kosovës etj! 

 Më: 29.04.2018 

 Skender Jashari  i burgosur politik nga  EULEX, për   rastet  e sulmeve kundër policisë dhe xhandarmërisë  së Serbisë në  Dobrosin komuna e Bujanocit. Ky shkrim është  pjesë e  marrur nga  punimi i bërë  gjatë  qëndrimit në  burgimin politik!  

Master drejtimi juridiko-penal dhe studime joformale ushtarake. 

 

 

 

 

Skender Jashari

Skender Jashari  i burgosur politik nga  EULEX, për   rastet  e sulmeve kundër policisë dhe xhandarmërisë  së Serbisë në  Dobrosin komuna e Bujanocit.
Shperndaje ne
Postuar: 29 Prill, 2018 — 15:20

The Author

Skender Jashari

Skender Jashari  i burgosur politik nga  EULEX, për   rastet  e sulmeve kundër policisë dhe xhandarmërisë  së Serbisë në  Dobrosin komuna e Bujanocit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Bashkimi i Shqipërisë © 2014 Bashkimi i Shqiperise
Show Buttons
Hide Buttons