Mashtrimet e pas luftës

Shkruan Fahri Xharra

Kur lufta mbaron e themi që  i vumë kapak vuajtjeve , por jo fillojnë ballafaqimet tjera që cilat e çesin në sprovë edhe patriotin më të madh. Armiku punon ndryshe. Ai nuk hesht , ai do hakmarrje. Ai e gjënë mënyrën se  si të hakmerret  me metoda më perfide , efekti i të cilave bile bile i lëshon hije të rëndë edhe pikave të lotit në viset më të largëta të Europës; të cilat rrjedhshin për ne.
Ishin vitet e këqija , në Kosovë lulëzonte mjerimi mendor, por në mesin e popullit kemi heronj dhe heroina , të cilat i shënon historia ndryshe

“Që nga mëngjesi i sotëm, xhamia në fshatin Marinë të Skenderajt është mbyllur, si për besimtarët, ashtu edhe për vetë Xhemajl (Kastriot) Dukën, i cili ushtroi në të funksionin e imamit, ndërsa hapësirën e xhamisë e shfrytëzoi për aktivitete të shoqatës “Rahma/Mercy”.  Kanë qenë pikërisht këto aktivitete, të cilat ngjallën dyshime te aktivistët për të drejtat e njeriut, të cilët, përmes një peticioni, kërkuan mbylljen e xhamisë dhe largimin e Kastriot Dukës “. . Ishte ky lajmi i Europës së lirë ,
Në Kosovën tonë përgatitje diçka e madhe , e keqe , e tmerrshme . Nuk dinim asgjë.
Në fshatin Marinë  :”Ushtrimi ilegal i funksionit të imamit, keqpërdorimi i xhamisë për aktivitete jofetare deri në orët e hershme të mëngjesit, ardhja e mysafirëve të dyshimtë nga vende të ndryshme, manipulimi me të varfrit dhe bonjakët, e në veçanti me femrat e mitura, janë ndër arsyet që ceken në peticionin, i cili kërkon largimin e Dukës “. -gjithnjë sipas shtypit të kohës. Duka thoshte se përmes organizatës së tij, “Rahma/Mercy”, i ndihmon 550 familje në Drenicë me nga 20 euro në muaj..” MERRNI ME MEND ; 20 euro në muaj! E mjera Drenicë !

Ishte kjo vetëm maja e ajsbergut të madh antikombëtar të cilën maje ose nuk e shifnim , ose nuk donim ta shihnim .:“Ne jemi myslimanë, vajzat i mbulojmë me shamia, pa marrë parasysh moshën… Puna e shamisë është në liri të besimit të tyre. Çdo prind e dërgon fëmijën në xhami. Unë jam prind, fëmija im ka qejf të vishet me këtë uniformë”, shprehej Duka.
Dhe si na doli puna e shamisë më vonë ? U deshën vite , që Titaniku  i Kosovës të
ndeshet me atë akullnajë të madhe  dhe të dalin në shesh të gjitha  ato të cilat notonin në atë ajsberg..

“Ushtrimi ilegal i funksionit të imamit, keqpërdorimi i xhamisë për aktivitete jofetare deri në orët e hershme të mëngjesit, ardhja e mysafirëve të dyshimtë nga vende të ndryshme, manipulimi me të varfrit dhe bonjakët, e në veçanti me femrat e mitura, janë ndër arsyet që ceken në peticionin, i cili kërkon largimin e Dukës.
“Ajnishahe Halimi, një nga iniciatorët e peticionit, të shndërruar tashmë në vendim ekzekutiv të kuvendit komunal, thoshte se situata në Marinë ishte  alarmante.
******
Kush ishte Kastriot Duka ? Xhemajl Duka, i cili njihet si Imam Kastrioti, erdhi në Kosovë pas pak luftës në vitin 1999. “Ai thjesht thënë donte t’i ndihmonte të varfërve të këtij fshati,”. “Ai ka bërë shumë për ne “.  Por ,rrëfimet e njerëzve të asaj ane janë të tmerrshme dhe tregojnë për gjendjen alarmante që kanë shkaktuar këta njerëz keqpërdorues, andaj intervenimi i shpejtë është më se i domosdoshëm ….. Imami Kastriot Xhemal Duka, i cili ka kryer studime të herëpashershme në vendet arabe dhe kurse të ndryshme në ato vende dhe i njohur si bashkëpunëtor i ngushtë në përpjekjet për sensibilizimin fetar në Elbasan dhe zona të tjera të Shqipërisë, është arrestuar nga autoritetet dhe më pas deportuar në Shqipëri pasi e konsiderojnë atë si imamin e vetëshpallur të Marinës së Skenderajt.( Ky lajm është publikuar: 04/03/2010 )
 
”Xhihadistët e Drenicës, nxënës të Kastriot Dukës nga Elbasani;shtimin e xhihadistëve e ndihmojnë edhe reklamat e shtypit (18/04/2014 ) Komandanti i Stacionit të Policisë në Skenderaj, toger Basri Durmishi, ka thënë se policia ka të dhëna zyrtare vetëm për pesë qytetarë të Skenderajt që luftojnë në Siri, por ky numër sipas tij mund të jetë tri herë më i madh. “Ky numër mund të jenë edhe më shumë”, ka thënë toger Durmishi. Qytetarët e Skenderajt kanë një adresë dhe person që akuzojnë për përhapjen e kësaj ideologjie. Ata thonë se gjithçka kishte nisur në Drenicë, me ardhjen e imamit nga Shqipëria i njohur me emrin Xhemajl (Kastriot) Duka, në fshatin Marinë pas luftës së vitit 1999. /(http://www.revistadrini.com/ 18.04.2014 ) “

U desht një peticion dhe një këmbëngulësi: “ Peticioni i Iniciativës Qytetare të Skenderajt, për largimin e personit, i cili e ka uzurpuar xhaminë e Marinës, në ditën e fundit të nënshkrimit të tij është mbajtur në sheshin “Adem Jashari” në Skenderaj
Rreth mesditës tre bashkëpunëtorë të hoxhës se Marinës dhe Xhemail Duka nga Elbasani i Shqipërisë, kanë tentuar t’i marrin fletët e nënshkruara, por janë penguar nga organizatori. Intervenimi i patrullës së policisë ka penguar shtyrjet mes tyre të mos shndërrohen në përleshje fizike.

Ajnishahe Halimi, drejtuese e organizatës se gruas “Prehja”, njëra nga organizatorët, ka treguar se nga fillimi i nënshkrimit të peticionit ka pasur kërcënime e ofendime, të cilat në fund kanë rezultuar me përpjekje për të marrë fletët e nënshkruara: “Në vazhdimësi kam marrë kërcënime e ofendime nga njerëzit e hoxhës, i cili edhe vetë personalisht me ka provokuar në mënyra të ndryshme, kurse sot tentuan të na i marrin fletët me nënshkrime, të cilat u desh t’i mbronim duke u përleshur me ta”, ka treguar Zonja Halimi.( 23 Mars 2010 )
 
Arrestohet imami nga Elbasani, Kastriot Duka i njohur me emrin Xhemal dhe dëbohet menjëherë për në Shqipëri. Lajmin e konfirmon policia e Kosovës. … shkruhej aso kohe .
 Icebergu , ende noton !
Pra kohërat e reja të pasluftës kanë nevojë për heronjtë e pas luftës !

Fahri Xharra, 2014

Lexoni edhe :
https://www.lajme.org/hoxha-i-veteshpallur-i-marines-kthehet-ne-kosove/
http://zeri.info/aktuale/42813/fshati-qe-i-shpetoi-shpelarjes-se-trurit/
https://www.evropaelire.org/a/1972552.html

Shperndaje ne
Updated: 30 Prill, 2018 — 11:34

The Author

Fahri Xharra

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Bashkimi i Shqipërisë © 2014 Bashkimi i Shqiperise
Show Buttons
Hide Buttons