Letërsi Kombëtare: DIELL NË SHPIRT LIRIE

Poezia ime e përfshirë në Antologjinë poetike “DIELL NË SHPIRT LIRIE” të poetit Nehat Jahiu

SI DRINI PËRPLOT ME VALË
(Fadil Nimanit-Komandant TIGRI)

Shqipëria Etnike ky emër i afshët
Tashmë nuk është një ëndërr
Emërues ajo ka të përbashkët
Shpresn me besën ndër shekuj
Që ne do ta bëjmë zhgjëndërr

Ti si DRINI përplot me valë
Shqiptarisë Etnike për liri
Frontit të luftës i bëre ballë
Me betimin para Flamurit n’Shqiptari
Për lirinë e Kosovës nënë.

Aty ku e kërkonte nevoja
TI me Bataljonin “Rrufeja”
Istikamin mbushur me gëzhoja
Tokat stërgjyshore, t’vjetra e t’reja
Si në lindje dhe në perëndim
Në këmbë i shkele o i joni trim!

Ua kemi borxh shokëve tanë
Që luftuan dhe u flijuan për lirinë
Seç u ndihet zëri kur thirrin o nënë!
Ku bie kufiri mbi Shqiptarinë?

Ti Komandant i
Njësisë Specialë ” Skëndërbeu”
Ra për të mos vdekur kurrë
Atëbotë kur të thirri Atdheu
Ashtu siç i ka hie shqiptarit-burrë
Për Liri të mbështillet me Flamur!

© Kasam ShAQIRVELA

Shperndaje ne
Updated: 15 Maj, 2018 — 13:34

The Author

Kasam SHAQIRVELA

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.