“Nderi i Kombit” Aristidh Kola

aristidhi_shqipe
 
Fillojnë nënshkrimet për t’i dhënë titullin “Nderi i Kombit” Aristidh Kolës

 

Në Institutin Albanologjik të Prishtinës dje u organizua mbledhja përkujtimore kushtuar studiuesit arvanitas, Aristidh Kola ( 1944-2000), në 15 vjetorin e vdekjes së tij, bashkërenduar kjo me Nismën për Propozimin pranë Presidentit të Shqipërisë për dhënien e titullit Nderi i Kombit Shqiptar kësaj figure të madhe të kombit shqiptar.

Kjo përkujtimore filloi me një minutë heshtje dhe Kolec Traboini solli kujtimet e tij nga bashkëpunimi me Kolën, duke u ndalur tek kujdesi për emigrantët shqiptarë në Greqi dhe mbrojtjen e kauzës për liri të Kosovës.

Ai foli gjithashtu për vlerën e madhe të veprës së Aristidh Kolës si dhe për ecurinë e nismës për t’i propozuar Presidentit të Republikës dhënien e titullit Nderi i Kombit.

Meriman Braha solli kujtimet e organizimit të javës së kulturës arvanite në Kosovë kur erdhën veprimtarë arvanitas, pjesëtarë të familjes së Aristidh Kolës dhe një grup folklorik që dha koncert për banorët e Prishtinës.

Ndërsa, shkrimtari Agim Gjakova vuri në dukje se vendosja e një busti të Aristidh Kolës në Prishtinë apo vënia e emrit të tij një sheshi apo një shkolle, do ta nderonte kryeqytetin e Kosovës.

Të pranishmit firmosën kërkesën drejtuar presidentit të Republikës së Shqipërisë për dhënien e titullit nderi i Kombit arvanitasit më të madh të shekullit XX.

Të pranishmit patën rastin të shohin edhe një montazh filmi nga jeta e Aristidh Kolës i përgatitur me këtë rast./Dërgoi: Shkumbin Berisha Prishtinë

Shperndaje ne

The Author

Admin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.