Të qeshim pak – “Serbët , popull i Perëndisë! “ (SRBI – BOŽIJI NAROD )

komiiku

fahri_xharra_webJo për të qeshur por për të ardhur keq se si një popull i formuar në 600-700 vjetshin e fundit e ardhur në Ballkan në shekullin e 6-të e falsifikon vendin dhe datën e lindjes dhe del para botës pa fije turpi – Srbi Bozhji narod. (Serbët , popull i perëndisë! )

E vërtetë që çdo qenje e gjallë është pjellë e një superfuqije- që dikush e quan zot e dikush natyrë ; por serbët e mendojnë ndryshe sepse ata e kanë spjegimin e tyre”: Në mes të popullit të zgjedhur nga Zoti dhe Popullit të Perëndisë – është një ndryshim i madh. Populli të zgjedhur nga Zoti ia gjejmë rrënjet e lindjes,ndërsa Populli i Perëndisë shtrihet në principin e Krijuesit të një sistemi të përsosur . Populli zgjedhur mund t`ishte çdo popull , por populli i perëndisë e paraqet një ligj të sistemit të formimit kosmositit – Serbët “

Sa të mençur që janë serbë ; ja se si e llogarisin vjetërsinë e tyre. “E dini që sipas Bibles ishte përmbyejtja e madhe rreth vitit 1665.kur e dimë vitin e lindjes së Heberit , atëherë e dimë edhe vitin e lindjes se Hebrejve si popull. Heberi ka lindur 67 vjet pas permbyetjes. Me qenë se Permbyetja Biblike ndodhi me 1665,atëherë kur bota u ngjallë me Adamin. Pra , 166 plus 567 =1723 vite nga formimi i botes. Nëse nga 4000 vjetet e formimit të botes paraKr.i zbresim 1723 vjet = 2777vjet para Krishit. 2227 – 2015 = 4292 vite . Par hebrenjt janë të vjetër 4292 vjet .” Matematikë e fortë serbe ! e serbet me njëherë me hebrenjtë .

“Shkronjat që Moisiu i përdori ishin nga fenikasit që arritën në Greqi. Moisiu këtë shkrim e kishte mësuar nga nga priftërinj egjyptas. Shumë pak kohë para lindjes së Miosiut në Egjipt sundonin Hiksosët të cilët kishin lenë gjurmë në besimin e lashtë egjyptas dhe nga shumë mendohet që ata Hiksoset ishin serbë”. Pra edhe besimet në Egjyptin e vjetër i sollën serbët?????

Edhe Arsa i kohës së faraonit Ramzesi II ishte nga jashtë ( i huaj për egjyptasit ) dhe ai ishte serb. ( Mendoni pak në Rasin serb, Rashka etj.)

Ju ka ra të dëgjoni për shprehjen PRST , të cilën Jurgen Shpanut, dhe Emanule Velkovski e lidhin me filistinët. Shikoni nëse mundeni në papiruset e Ramzesit III dhe do të gjeni shpjegimin “Srbi pleme majka “ ,pra nëne e fiseve ,Serbet. Mrekulli serbe si zakonisht ! Edhe këtë filistinët përmenden 2000 vjet para Krishtit, kurse Perset njihen në histori vetem 600 vjet para Krishtit. Para perseve , aty ishin asiret e fuqishëm ku edhe sot gjenden gjurmët serbe. E shihni ??

Në librin e Adolf Piktes “Les origines indo-europeennes ou les Arians primitifs”,  po shkruaka “ populli që i me degëzimet e veta që nga India e deri në skajet më largëta të Europes Perëndimore. që nga një kënd i botës në tjetrin e zhvilloi zinxhirin e gjatë të popujve me të njejtin gjak… ishin pra serbet ! Mrekulli kozmike !

Edhe P . J. Šafarik e paska “ vërtetuar se ilirët qe flitnin ilirishte kanë qenë serbë”.Bile edhe Straboni ka shkruar se “ Serbet antik te njohur me emrin Thrakas dhe Ilir nuk kanë mundur të jenë larg njeri tjetrit sepse ishin popuj të të njëjtës origjinë.

“Serbët e kanë farën që gjendet në palcën e ashtit- që e bënë nga krijuesi i sistemit të përsosur dhe kështu që serbët si Populli i Perëndisë janë edhe populli më i vjetër në botë “ – popujve të tjerë iu mbetet të vazhdojnë rrugëtimin e tyre në jetë të prirë nga serbet . Pra ?

Fahri Xharra,17.12.15 Gjakovë

Shperndaje ne

The Author

Fahri Xharra

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.