Archeo Dardania -Viminacium

arka_08_fb

fahri_xharra_webQyteti kryesor i Moesias ( Mezisë Veriore , ndarje romake e Dardanisë antike )thuhet që ishte Viminacium; i ndërtuar në anën e djathtë të lumit Morava, afër Danubit , dhe afër qytetit të sotëm Kosotolac (Serbi) .

Duke iu falënderuar rrjetit të rrugëve ujore dhe tokësore që e lidhnin këtë qytet me anët tjera , Viminaciumi e kishte një rëndësi të madhe strategjike në kohën e Perandorisë Romake.

Ai ishte qytet i ri , si e thotë literatura që u ndërtua për ti luftuar vendasit në shek e 1-rë prKR. a po ishte dikur një qendër edhe para romakëve, historianët do ta gjejnë.

Ardhja e legjionit VII të Perandorit Claudio gjatë viteve 60-70 prKR . e filloi kohen e ndërtimit të të kampit të ushtarak romak të Viminaciumit. Si qytet me rëndësi u bë në kohën e Hadrianit. Sulmet barbare dhe gote gjatë shekullit të 4-të pasKr. e sollën jetesën në rrezik në këto anë. Gjithashtu sulmi i Hunëve , i ndihmoi rrafshimit të qytetit dhe ikjes së banorëve.

Kësaj radhe na intereson bizhuteria e gjetur në varret e nekropoles së Viminaciumit, një herit edhe kryeqytet i Mezisë Veriore. Varret e gërmuara në këto anë ishin mbi 13 000 , që datonin nga koha e përmendur romake, si dhe nga koha pagane dhe kristiane . Një zot e di sa çka është gjetur e çka ka sot në muzetë e Serbisë.

Literature e nevojshme , per zgjerim te informative dhe studimeve:

Љ. Зотовић, Промене у формама сахрањивања забележене на територији Југославије у времену од I до VI векa, Лесковачки зборник X, Леcковац 1970, 19–24.

Lj. Zotović, Viminacium, Arhеološki pregled 15/1973, 47–50.

Љ. Зотовић, Рано хришћанство у Виминацијуму кроз изворе и археолошке споменике, Viminacivm 8–9/1994, Пожаревац 1994, 59–72.

Lj. Zotović, Christianity in Viminacium, in: The Age of Tetrarchs (ed. D. Srejović), Belgrade 1995, 336–348.

Lj. Zotović, Der Paganismus in Viminacium, Starinar XLVII/1996, Beograd 1996, 127–137.

Tapavički-Ilić, The Romanization of Scordiscian Pottery (as shown by the example of bowl finds from Viminacium), Rei Cretariae Romanae Acta 40, (2008), 195.

 

Fahri Xharra, 18.12.15

Gjakovë

Shperndaje ne

The Author

Fahri Xharra

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.