Titizmi ende është gjallë falë neotitistëve të rinjë e të korruptuar!

vampiri_tito

Dhampiri Tito

Avdi_ibrahimi

Shkruan: Avdi Ibrahimi

Shkenca ka dhënë mendimin se paraardhësi i njeriut ishte majmuni? Ky relacion i mijëra viteve të mëparshme është që ndanë njeriun nga stadi majmunorë.

Me përparimin evolutiv të natyrës kafsha majmun u shndërrua në një botë njerëzore, kuptohet me kalimin e mijëvjeçarëve. Stuhit që gjëmuan nga e kaluara, drejt të tanishmës, nuk na lejojnë të harrojmë nga kemi ardhur, dhe nga po shkojmë. Kushdo që ecën mbi këtë tokë, provon të ecurit e veçantë të shampanzës, ashtu edhe të Prometeut të madh që i dha zjarrin njeriut. Që ta them hapur edhe sot kemi një grup te vockël njerëzish që evolucioni natyror si ka ndryshuar fare, por kanë mbetur me sjellje të kafshës majmun.

Sa here më rastis ta shikoj këtë grup majmunësh në atdheun tim, nisin të më zgjohen kujtimet sikur këta majmunë i kishte sjellur në kafaz në anijen e tij Hagenbeku. Nga bashkëqytetarët e mi kisha mësuar për veset e sjelljet e këqija te këtyre majmunëve… që qytetarët i njohin si udbashë të frymës orientale anadollake, dhe titisto-rankoviçste, për fat të keq janë shqipfolës, e janë edhe me detyrë ende në pushtetin e sundimtarëve të sotëm. Kurdo që i shohë rastësisht më krijohet përshtypja se këta majmunë mendojnë me bark, se koka e tyre boshe nuk funksionon arsyeshëm fare. Më kishin thënë disa nga shokët e qytetit tim, se këta majmunë vesë të keq kanë njerëzit që veprojnë shqiptarishtë e që janë të kulturuar dhe të njerëzishëm i përqeshin e shpifin, i ofendojnë, në gojë kanë gjithnji për ta pështyrë njeriun e mire, nuk ka rëndësi se cilës periudhë kohore i përket ai, ata flasin me urrejtje për figurat tona kombëtare që nga Gjergj Kastrioti Skënderbeu e deri të legjendari ynë i kohës më të re Adem Shaban Jashari.

Më rastisi këtyre ditëve që ata të ulen jo largë nesh, kur unë pija kafenë e mesditës me shokët në një nga restoranet e qytetit. Me tu ulur. – Filluan nga ankimet se njerëzit nuk po i kuptonin ata? Se koha e Jugosllavisë nën udhëheqjen e Titos kishte qenë e “artë” sipas tyre! Ashtu kalimthi po mendoja se njeriu nganjëherë gënjehet me lirin e tij. Mbasi liria radhitet në vargun e ndjenjave të madhërishme. Në tavolinën tjetër ku ata janë ulur, të dukej se ndodhëshe para një skene teatrale, ne ishim spektatorët e atij teatri, tek i dëgjonim ata duke bërtitur, duke u lëkundur sa majtas e sa djathtas, duke i rënë njëri tjetrit mbi supe dhe u shtohej e qeshura.

Nga kjo e qeshur më dukej se do të binte çatia e atij restorani, nga ato të qeshura, të krijohej përshtypja se do tu shkyhej fyti. Vrojtova gjithçka të tyre qetësisht.

– Ata ishin kater, ish-udbashë, i pari dëgjohej tek fyente e shpifte njerëz me emra të ndryshëm nga historia e popullit shqiptarë, i dyti poashtu miratonte sharjet, shpifjet, marrëzirat e të parit, i treti dhe i katërti shtonin edhe më shum emra në listen e fyerjeve të races njerëzore, që kanë një kultur dhe sjellje tjeter nga e tyre.

Por për habinë tone ata nuk po ndaleshin së lavdëruari Jugosllavinë, gjakpirësit tito-rankoviq… e soj sorollapin e tyre! –

Ata lavdëronin veprimet e Isës që po arreston deputetët e opozitës… i gëzoheshin arrestimit të Albinit, Donikës, Albulenës…! Mendova ashtu më vete, ka vdekur qysh moti Titoja. Por titizmi nuk ka vdekur ende.

Titizmi s’është asfarë historie, që ja vlen të flasim. Por titizmi është akoma i gjallë, vërtet gjithnji më i lodhur e i kompromituar, po megjithatë i gjallë në formën e tij neotitiste, që ka depërtuar nëpërmjet individeve nëpër çdo parti politike në Kosovë. Neotitizmi nuk mund t’i hutoj ata që e kanë njohur e damaskuar, por, titizmi ende është gjallë, falë neotitistëve të rinjë e të korruptuar.

Natyrisht ndaj titizmit destruktiv nuk duhet të kemi as besim e as tolerance. Distancimi nga titizmi dhe neotitizmi sot është domosdoshmëri dhe kërkesë imperative që parashtrohet para interesave tona popullore kombëtare.

Të qëndrojmë large titizmit dhe neotitizmit, që helmon ambientin tone mbarëshqiptar, ME PROPAGANDË ANTISHQIPTARE, të jemi kundër titizmit e neotitizmit mjeran, ky duhet të jetë qëndrimi i antarësisë së gjërë të çdo partie politike që vepron në Kosovë e në mbarë Trojet SHQIPTARE. Ne fund thirrem kamarierin të bënim pagesën dhe donim të largoheshim nga aty.

Në çast plasi rrëmuja nga ndikimi i alkohlit te tepërt, ata po grushtonin njëri tjetrin, thyen tavolinen e karriget e restoranit ku ata kishin qenë të ulur. Gjatë kësaj rrëmuje i dëgjova njerëzit që ndodheshin aty, – tek thoshin ku është policia?

Këta kriminel duhen arrestuar… këta duhen futur ne burg. -E nga burgu të lirohen menjëherë deputetet e opozitës, Albini, Donika, Albulena…ata duhen të jenë të lirë… të jenë në liri!

Vështrova këtë marrëzi çmendurie, mendova më vete, ndoshta këta udbashë majmunë zbutën vetëm në kafaz, dhe kur dërgohen atje në kopshtin zoologjik, mbase mes kafshëve ndjejnë veten në liri…!

Disa qytetar dëgjova tek thoshin mjaft kemi vuajtur prej tyre nga okupimi jugosllavo – serb…tani pas çlirimit të atdheut, nuk duam shqetësime nga majmunë të tillë që krijojnë shpifje e dyshime mes njerëzish.

Shperndaje ne
Updated: 18 Dhjetor, 2015 — 19:12

The Author

Avdi Ibrahimi

Autori ish- Z.kom i Brigadës 128. ZOP

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.