Punë e madhe , bota le të ecë sa të do përpara !

Faik_konica_kombi

fahriu_shumemire“Duke parë dhe duke dëgjuar, bota mësojnë ment dhe ndërtohen. Ne shqipëtarët s’marrim dot mësime. Malet tunden dhe rrëkëllehen, ne nuk e ndryshojmë mënyrën tonë. Mbani mend mirë këtë që po u thom: Në njëqind (100) vjet, në vafshim si vemi, do të jemi aq poshtë sa edhe sot.”( Faik Konica, 100 vjet më parë. )

Kur do të mbushemi mend ? Që 100 vjet e njejta po përsëritet – dhe ne si jokurrizorët pa evoluim e vazhdojmë rrugëtimin tonë ( i thënçin rrugëtim ) “krahas “ botës së civilizuar. Po po ne ecim vetë e bota ecën së bashku . Ne udhëtojmë dhe mendojmë që jemi në hap me kohën ; por neve koha na është ndalur. Ora e jonë e murit punon ende “ a la turca “. Vet turku ecë “a la franga “ e neve na është futur freni në lëvizjen e akrepave të ores e kurrsesi të shkoqemi nga një periudhë e errtë. E më e keqja i thurim lavde ; e rrisim e zmadhojmë dhe prapë mbesim aty ku ishim para 100 vjete në kohën e Faik Konicës.

“ Duke parë dhe duke dëgjuar, bota mësojnë ment dhe ndërtohen “ kurse ne kënaqemi që ishim dhe jemi ata të para 100 vjetësh . Çfarë hipokrizie ndaj vet vetës , ndaj fëmijëve tanë , ndaj së ardhmes sonë dhe prapë ndalemi e nuk duam të ecim përpara . Ore , bota mbërrini në Planetin Mars ! , e ne ende nuk ia kemi besën botës që Toka është e rrumbullakët. Ore , ata po na parashohin motin në çdo mm katrorë ,në çdo skutë të botë , ne ende i kemi “vraçat” tonë që publikisht “vajtojnë” dhe luten për shi .

Bota thurë teknologji supermoderne të kohës e ne ende ( një lloj si para 200-300 vjetësh ) mashtrohemi me fjalët e atyre , lëre që vet nuk dinë por edhe e “budallikojnë “ një popull .

Faik Konica ! , po më vjen shumë mirë qe e kishim një mendje hollë si ay , por jam shumë i dëshpëruar në ne ,pasardhësit e tij që nuk e patëm as një fije guxim , as një fije mençuri e t`ia thyejmë parashikimet e tija. E pa mundur , historikisht e pa mundur të ngelesh prapa botës për 100 vjet !

Faik Konica ! e kam edhe për lavdërim kombëtar që ne jemi “besnik” të fjalës , dhe nuk e ndërrojmë as pas 100 vitesh atë që e mendonim në kohën e tij . Burrat e shqiptarisë flasin një herë , dhe nuk i bëjmë lak fjalës ; jemi ata që ishim para 100 viteve dhe stop , aty kemi ngelur.

Ne nuk lëvizim “ cërc e mërc” si ato të fabrikat e elektronikës , mjekësisë , teknologjisë që çdo gjashtë muaj dalin me diçka të re ; ne nuk ndërrojmë.

I japim fjalën Faik Konicës që edhe në 100 vitet e ardhshme do e mbajmë fjalën e prapambetjes mendore., dhe se të jemi po ata , ashtu si   në atë kur ia kishte dhënë lamtumirën kës bote.
Punë e madhe që bota ecë përpara , ne i jemi besnik traditës ; nuk i bimë shqelm fjalëve tona.

Fahri Xharra,11.01.16
Gjakovë
(xharraf@gmail.com)

Shperndaje ne
Updated: 11 Janar, 2016 — 21:25

The Author

Fahri Xharra

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.