Shqipëri , na morri lumi !

fahriu_re_sotFB_03Ishim krenar qe e kishim shtetin amë . Po edhe sot e kemi . Bija e Shqipërisë Kosova posa ka shkelur në rrugën e pavarësisë ,por nuk po di ta mbajë. Mendonim se e kemi një Shqipëri 100 vjeçare dhe ajo do del zot të bijave; por u gabuam .

Shqipëri, ti e di fort mirë kur rilindësit qanin për ty ; ata e pajtonin boten qe duhet të jetë një shtet shqiptar . Por ne e turpëruam Kontin Bert-Hold dhe tërë Austro-Hungarinë e kohës , sepse ajo ia dhe Imail Qemalit flamurin kuq e -zi dhe i tha : Shpalle shtetin e Arbërit ! Ajo na mbrojti nga sulmet e fqinjëve , se e dinin që ne nuk jemi të fortë për mbrojtje , por as nuk kemi vullnet , shkurt : nuk e duam shtetin tonë se nuk i ndahemi dot robërisë ; gjurmët dhe vrragët e zinxhirëve të trurit nuk na janë shëruar ende .

Faljetehorreve_prapambeturia

Fëmijët e Shqipërisë i nënshtrohen frikës dhe dorëzimit

Edhe bota mendonte drejt , se shteti i dytë shqiptar Kosova do ta ketë mëmën Shqipëri , për mbrojtje së paku morale. Por u mashtruan edhe ata. Kosova , shtet pa përkrahjen morale dhe me zemër të Shqipërisë nuk mund të qëndrojë ; kjo po shihet. Jemi ende të gjelbër për udhëheqje, edhe era më e lehtë na e shtrembëron rritjen përpjetë. Menduam se do ta kemi kërcellin nga Shqipëria ,por jo nik doli ashtu si menduam.

Mjerë Kosova , mjerë Shqipëria ! Bota habitet se si është e mundur që një popull me civilizim 5 mijë vjeçar te jetë aq i pa fuqishëm në mendje dhe për të menduar .

Ju ka rrokë qpftlargu për fyti , dhe nuk po iu kë të merrni frymë !

Shpirti i madh i Shqipërisë nuk na mësoi ta fitojmë paqen ,pas luftës se tmerrshme te vitit 1999 .
Presidenti Klinton thuaj se e parandiente një të keqe kur thoshte; “Ne e fituam luftën , tani ju fitoni paqen”

historia_serbe01

Femijët e Serbisë e mësojnë që Kosova është serbe

Serbia u mund ushtarakisht por ajo na mundi në luftën diplomatike ; ajo po na mund në luftën e sotit kibernetike. Loja kibernetike në mes Kosovës dhe Serbisë është në raundin e 9-të , të zgjatjes 12 roundshe.

Kur një prift i një Manastiri e shpallë në botën e shkrimit se Kosova është tërësisht serbe , ne ne shkollat tona i mësojmë fëmijët tanë se si të nënshtrohen duke e puthur token nga frika.
Shqipëri zgjohu se të zuri gjumi , e vërshimi i madh antishqiptar e ka filluar përmbytjen e mendjes dhe tokave tona ,

Shqipëri na morri lumi !

Fahri Xharra ,21.01.16
Gjakovë

Shperndaje ne
Updated: 21 Janar, 2016 — 14:21

The Author

Fahri Xharra

1 Comment

Add a Comment
  1. Ka ardhur koha sikurse pas luftes II.boterore ne vitet e 40-ta kur RFPJ propagandonte qe Shqiperia nuk eshte e afte ta mbaj dhe udheheq vehten andaj duhet te ju bashkangjitet Jugosllavise e qe Udheheqesit e aatehershem shqiptar kete propozim e aprovonin me deshire per arsye te pushtetit dhe kinse ideologjise komuniste. Edhe ne kohen e sotit behen Marreveshje ne mese te Liderve politik tu Kosoves dhe Serbise me qellim te suprimimit te Pavaresise se Kosoves.!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.