SHTETI NË SHITJE…

coptimi_i_kosoves_01

Për tregtarët që shesin gjithçka për para, kemi jo vetëm bindjen, por edhe me fakte gjatë jetës. Kjo është parë para luftës, gjatë luftës dhe pas luftës. Nuk e di a kemi nevojë t’i paraqesim ato. Mirëpo, nëse dikush nuk ua ka vanë syrin, po i numëroj :

Para luftës, në kohën sa ne i kishim thënë JO pushtetit të Serbisë nën udhëheqjen e Millosheviqit, tregtarët shqiptarë nuk hoqën dorë kurrë prej sjelljes së mallërve nga Serbia në Kosovë. Nuk e besoj se mund të dalë dikush të mohojë këtë. Gjatë luftës, madje edhe në kohën sa po bombardonte NATO ushtrinë e policinë serbe në Kosovë dhe caqet tjera ushtarake në Serbi, sërish tregtarët tanë, përfituesit e luftës, nuk kishin hequr dorë nga tregtia me serbë dhe Serbi. Madje, ata shkonin, në bashkëpunim me ushtarë e policë serbë e merrnin mallin nga depo e shitore dhe ia shitnin shumë shtrenjtë popullatës së mjerë që kishte marrë malet nga ndjekjet e serbëve. Se ka qenë kështu, nuk mohohet.

Pas luftës ia mësynë edhe më shumë, dhe, sikur po donin ta sillnin edhe Serbinë në Kosovë, se sa i përket mallit, deshëm ta harrojmë. Më kot u përpoqën disa nga ish luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ta ndalojnë. E di kur dilnin edhe deri në Merdar e ua praptonin automjetet me mallra, por më kot. Sërish vazhdonin me Serbinë. Ia nisën të bëjnë tregti edhe me zall, sikur nuk kishte zall mjaft Drini… sërish kishte përpjekje t’i ndalnin, por më kot, sërish tregtia po vazhdonte.

Pra, nuk po merrej fare parasysh se sa njerëz ishin vrarë nga serbët, sa ishin maltretuar sa ishin dëbuar nga shtëpitë e tyre, nga të cilët kishin arritur edhe deri në SHBA, Australi e të mos flasim për në shtetet perëndimore dhe në Shqipëri, Maqedoni e Mal të Zi, deri sa gjysma tjetër e popullsisë kishte marrë arratinë maleve, pa ditur se ku, kur dhe si do ta kishte fatin e saj. Të lodhur nga ndjekja, të rraskapitur nga vuajtja e mundimet, për në të dy anët e rrugës Koliq – Prishtinë shihje djepa, shihje rroba, batanie, dyshekë të ndryshëm, jorganë e gjithçka që ishte gjuajtur nga popullsia, pse nuk po mundte t’i bartte më tutje, dhe në ecje pa ditur për ku dhe deri kur, u merrej këmba këmbës e vetëm sa nuk po rrëzoheshin që të mbetnin as të gjallë e as të vdekur.

Tregtarët tanë nuk po mendonin për femra të dhunuara gjatë luftës, për njerëz të traumatizuar…

Për të pagjeturit !…

Ata po mendonin se si të pasuroheshin vetë!

Dhe, kam bindjen se sikur të mundnin edhe dheun e Kosovës do ta shtinin sa ne do të mbetnim pa Atdhe! Por, këtë të dytën e realizuan politikanët tanë, udhëheqësit që nuk e di, në i zgjodhëm ne vetë, apo i zgjodhi bashkësia ndërkombëtare, e vendosur pas hyrjes së NATO-s në Kosovë.

Kjo nuk u pa fillimisht. Jo, sepse nga fjalët tregoheshin atdhetarë, sa ta merrte mendja se edhe kryet do ta jepnin për Lirinë dhe për Kosovën ! Kjo nuk zgjati, sistematikisht, duke e forcuar pushtetin e tyre në Kosovë, po shihej sikur diçka nuk ishte në rregull. Mirëpo, më së miri u pa kur filluan edhe bisedimet me Serbinë.

Tani, e, edhe diçka më herët u pa se këta sikur e kishin qitur shtetin ne shitje, por pa ankand publik, fshehurazi. Atë që u kishte mbetur tregtarëve pa e shitur, e shitën politikanët tanë, pa e ditur fare ne çmimin, por ne, me sa po duket, sikur mbetëm pa shtet, pa pushtet, pa Atdhe. Shtet e pushtet i morën sërish armiqtë tanë, duke filluar nga turqit e deri tek serbët. Këtë bindje e kam. Po, sepse turqit morën aeroportin, ndërtimin e rrugëve, KEK-un… Serbët morën gjithçka, morën lirinë tonë, të shfrenuar vijnë nga Serbia e hyjnë në Kosovë sikur të ishte e tyre e tëra. Deri edhe në Drenicë shkuan…!

Deri edhe shtëpi ndërton Serbia në shtetin tonë pa na pyetur, dhe, këtë e arsyetojnë se Serbia ka të drejtë të investojë për popullin e vetë! Pse nuk investon edhe ne Kroaci, ta zëmë. Edhe atje i ka mbetur një numër i vockël serbësh. Përse nuk qenka edhe e drejtë e jona të interesohemi për shqiptarët në Serbi? Le të shkojnë e të investojnë, le të shkojnë e të vizitojnë ministrat tanë atjeshqiptarët, po ua mbajti! Nuk guxojnë as të mendojnë se lëre më të shkojnë.

A u morën vesh ta lirojnë urën mbi lumin Ibër më 15 qershor 2016, a u lirua?

A nuk u morën vesh për lëvizje të lirë nga Kosova nëpër Serbi – si po lëvizin?

A u tha se u zhbënë strukturat paralele serbe në Mitrovicë? Ku është pra shteti?

Si duhet të jetë ai?

Vallë, nuk duhet të jetë sikur shtetet tjera, që të mos mund e të mos guxojë ta hyjë e të dalë sa herë kush të dojë pa u pyetur ?

Le të shkojnë pa lejen prej Serbisë pushtetarët tanë në Serbi, në Preshevë dhe të shohim se si do të ndahen.

Pra, ec e thuaj se nuk është shitur SHTETI pa ankand publik, duke e shitur kokë e këmbë tek Serbia. Dhe, ranë politikanët tanë e i harruam tregtarët! Sikur ai djali që i kishte thënë nënës së vetë se do të bënte më zi se babai që të mos e përgojonin babain, se ky do të marrë qefinin dhe do t’ ua nguli kufomave nga një hu në bythë!

Nuk di si do të jetë të ngulurit ndryshe, apo dikush nuk po e ndien ende…! (Autori???)

Shperndaje ne
Updated: 1 Gusht, 2016 — 03:33

The Author

Admin

1 Comment

Add a Comment
  1. Pa shi,shteti në shitje;tashi,shkreti në shkitje,rrëshqitje;
    posi,or si,njëfarë servili,debili,tërfili;qe nga qyqaria,or,
    nga pyrqaria,më i mallkuari,kallmuari,nga friga,ftiga,o,nga
    shtriga me shtrigana,vra të liga me tligana,dukej,strukej ai
    i pafytyrë,payndyrë,sa shëmtyrë;tek i bie,gërdie,armikut mor,
    shekullor;farligut stëgjyshor;duke ia shtrirë qafen,or,duke
    ia shpirë gafën,dhe llafën;oh,le t’na mbytë,le t’na shytë,a,
    la t’na shtypë;hore,prap kthimin,shfrimin,nën thundër,pundër
    me gjakatare,shakashkare,më kakatstrofalë,oh,më kaniablë,ah,
    duke ia falur,pa ndalur;duke ia shitur,shkitur,shqitur,terë
    pasurinë,trashëgimin,mbarë kombëtare,mbarë Shqipatre;qe duke
    nënshkruar,nënshtruar,me marreveshje,varrereshje masive,mafive
    marrëzive;anekend,dranerend;mbarë trojet Shqiptare,posi edhe,
    mbarë venë plojet shtipfare;qe ringjallur,grinkallur me llava
    enkllava,kamuna-majmuna,si bisha-kisha,ardhacake,gardhalakë,or
    dikah,si rrah Karpatiane moj mjerane,apo Sibiriane o zililane,
    dhe,kur armiku,qe na fiku,eh,qe na piku,edhe njëfarë gjykate o
    pykate speciale,ngecshkale;duke burgosur,trungsosur dhe o ata
    për hata,pak çlirimtarë,luftëtarë,të mbetur,tretur;vetevrasje,
    tetëplasje,duke vdekur,prekur,varfëria,kratëria ekstremë;or,o
    thekstermë;uria pa bukë,etje edhe pa ujë;huria na kukë,mbetje
    sa bujë,vujë;me familje e femjëë,djegur,pjekur,si kanidilje or
    si qirijë,edhe,kur veç gadi terë shtetin të shkretin,e shitën
    stërshitën,populli i përzenë,stërzenë përjashta,tërfashta;nga
    skamja,dramja;duke ikur,fikur,edhe shpresën e fundit,tundit,o
    mundit,qe të i braktisim,prapkrisim trojet-hojet shekullore or
    stërgjyshore,me varre o,zjarre masive,marrzive,mafive;tani qe
    nuk mbetej,tretëj,asgjë për shitje,lagragje zë shkitje,shqitje
    armiku qe fiku,atë popull-komb,të terin,mjerin;atëherë,kratë-
    krerë,po kërkon të ia blejë,krejë;or edhe nënë lokën,oh,venë o
    gjenë tokën;a,ai marrziu,fatziu,po i thot nënës lokë,or,gjenë
    toke:-Oj nënë,edhe ty po të qes në pazar,qe të shes për dallar
    kurse Nëna lokë-gjenë-krenë tokë;msa kren dhe ia kthen:-Ou Ty,
    të plaçin dy sytë e ballit,po e mbyt,shyt,shqyt,shymtyrët të
    strallit,mallit;qe po shet,rrëshqet,shket;terë atdheun,atkreun
    dhe kjo tregti,kerdi,gërdi;me gjakun e pragun,pasurinë,trashë-
    giminë,mbarë kombëtare,mbarë Shqiptare;por,ti do ta shitësh,o
    do ta shqitësh,kokën-krrokën tendë,më trëndë;posi nuk mundesh,
    nuk tundesh,ta shesish,as tresish,as pasusri,astrashëgimi;o,Ti
    do ta ngrenësh kokën tendë,trendësh krrokën trendë,dhe,more,o,
    as nënën as babën,as gjenën as shkabën,as Shqiptarinë oh,shtek
    shkripka vërrinë;do të kërset,pelcet,lartë nga qielli o vetimë
    rrifeja,shkreptimë krukreja;dhe,do mbetësh,tretësh i varur,or
    zvarur;as i gjallë,as i vdekur,as i kallë as i pjekur;ah,as pa
    varr as pa zjarr,as në tokë,moj lokë,as në qiell;as me diell!.
    Të fala një refugjat luftë nga Kosova në USA.vetëm njëri nga
    dhjeta milionë gadi terë Shqiptaria nga këso,pëso,banda,tranda
    horroriste,thorrorpiste,nën dhunë,furtunë,na përzunë,qe kurrë
    më në këte gurrë,mos të kthehëmi,as të prehëmi,për troje-hoje,
    as për varre as për zjarre tona,zona,berngë shkaba brengë ouuu
    Pellazgo-Iliro-mbarë Shqiptarie!!.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.