Ekskluzive – Intervista: Kryeministri i Republikës së Çamërisë: Do bëjmë luftë çlirimtare Ushtria Çlirimtare e Çamërisë do ta çliroj vendin.

ushtria_jone_came02Vendet pavarësohen me luftë dhe pastaj duhet të ndodhë marrëveshja (Sllovenia, Bosnja, Kroacia, tash së fundi Kosova) ose duhen marrëveshjet ndërshtetërore pastaj suksesioni (Mali i Zi, Maqedonia, etj). Ne fillimisht Greqisë dhe botës po u ofrojmë formulën e ndarjes së Malit te Zi dhe Maqedonisë.

 -Jemi një popull që përmes politikave të mençura dhe diplomacisë mbështetëse mbi parimet e fqinjësisë së mirë, promovimit të paqes dhe sigurisë rajonale e ndërkombëtarë, integrimeve euroatlantike dhe miqësisë permanente me Shtetet e Bashkuar të Amerikës do të mëtojmë të realizojmë synimet tona.

-Qeveria e Republikës së Çamërisë është i vetmi organ që flet për të drejtat dhe detyrimet e popullit çam dhe arvanitas në Greqi dhe në diasporë, për këtë ftojmë partitë politike dhe organizatat e tjera të çamëve në Shqipëri, Kosovë dhe Diasporë që komunikimin me shtetet përkatëse dhe institucionet ndërkombëtare tani e tutje ta bëjnë duke komunikuar me qeverinë e shtetit të tyre – Republikën e Çamërisë.

lato1

Gazeta Shqiptari.eu ju sjellë intervistën ekskluzive me kryeministrin dhe presidentin e Çamërisë, Festim Lato. Kryeministri i shtetit të tretë shqiptar, që sapo ka filluar hapat e parë, i detyruar nga rrethanat të nisë jetën në mërgim, duke filluar betejën më të vështirë të realizimit të një prej projekteve më ambicioze shqiptare. Z.Lato dhe ekipi i tij janë të bindur se do të realizojnë këtë projekt, dhe se fati i shqiptarëve do të ndryshojë përgjithmonë në Ballkan. Përveç të tjerash Lato thotë se bota ka interes që shqiptarët me tri shtete do të mund ti ofrojnë botë një ushtri dymilionëshe. Lexojeni më tej, se si do të mund të krijohet shteti i tretë shqiptar.

Shqiptari.eu: Z.Lato ju sapo jeni emëruar kryeministër dhe deri në zgjedhje do të mbuloni dhe pozitën e presidentit të Republikës së Çamërisë. Cilat janë detyrat tuaja të para?

A është ambicie e vështirë, a ka mjete njerëz, Qeveria dhe institucionet e Republikës së Çamërisë për ta realizuar pavarësimin e saj?

Kryeministri Festim Lato: Rruga e shtetndërtimit është një sfidë me vete. Ajo nuk është më çështje emocionale por programore dhe e ndërthurur me shumë sfida të karakterit jo vetëm politik. Komuniteti Çam në Çamëri dhe Diasporë është një komunitet i fuqishëm ekonomik. Por, bazën e mbijetimit në shtyrjen e procesit politik dhe organizimit shtetëror e përbën besimi në idealet tona dhe në fitoren tonë.

Jemi në fazën e konsolidimit qeveritar dhe ndërministror, duke intensifikuar procedurat standarde të operimit dhe veprimit si institucione shtetërore. Kuptohet këtë po e bënë më të lehtë për ne asistenca tekniko profesionale e miqve tanë që na mbështesin në këtë proces.

Fillimisht i kemi përdorë fondet e shoqatës Çamëria. Tani që u krijua qeveria, financat do ti ketë në kompetencë ministri i fushës, për fillim qeverinë besoj se do ta kreditoj Banka Botërore me të cilën ne pretendojmë të jemi partner.

Dëmshpërblimi që duhet ta paguajë qeveria greke, krahas dëmshpërblimit ndaj popullit shqiptar në Çamëri për mohimet që ju janë bërë, do të mbështes edhe ngritjen e establishmentit shtetëror Çam. Rruga e tretë, shteti Çam duhet të ndërtohet si ekonomi tregu shtet mbi taksat.

Në harmoni me zhvillimet globale

Shqiptari.eu: Por, ju keni deklaruar formimin e forcave ushtarake të Çamërisë. Ka shumë probleme për këtë, p.sh. ku do të vendoseshin ato, ku do të stërviteshin ato, kush do ti furnizonte me armë, dhe a do të kishte guximin Shqipëria ti stërviste dhe ti mbante atje? 

Kryeministri Lato: Ne jemi popull që nuk po formojmë shtet, ushtri dhe bëjmë luftëra çlirimtare për herë të parë. Ne kemi bërë një eksperiencë tanimë. Kosova vërtetë ishte një rast “sui generis” në të gjitha aspektet e arritjes së fitores ushtarake dhe politike, por edhe në aspektin e organizimit është unike. Prandaj unë konsideroj se ne kemi një praktikë. Por kuptohet, se po flasim për një stad më të organizuar politik, ushtarak dhe institucional. Zhvillimet do të ndjekin një rend të sinkronizuar dhe të harmonizuar me të gjitha zhvillimet gjeostrategjike dhe gjeopolitike që e determinojnë procesin global të ndërtimit të identiteteve shtetërore në kontekst nacional dhe integrimeve rajonale e ndërkombëtare. Jemi një popull që përmes politikave të mençura dhe diplomacisë mbështetëse mbi parimet e fqinjësisë së mirë, promovimit të paqes dhe sigurisë rajonale e ndërkombëtarë, integrimeve euroatlantike dhe miqësisë permanente me Shtetet e Bashkuar të Amerikës do të mëtojmë të realizojmë synimet tona.

Shqiptari.eu: Ju e keni udhëhequr deri tani shoqatën demokratike Çamëria. Cili do të jetë fati i shoqatës? A mendoni ta mbështesni edhe më tej apo ajo mund të shuhet?

Kryeministri Lato: Janë disa vite që i kanë paraprirë organizimit në formë institucionale të udhëhëqurit me procesin politik për realizimin e pritjeve politike të popullsisë Çame dhe asaj Arvanitasa në Greqi dhe Diasporë.

Ngritja e të udhëhequrit me çështjen Çame nga nivelë shoqatash dhe lëvizjesh paqësore, në nivele institucionale shtetërore, kuptohet se është paraprirë nga një organizim dhe ndërtim i një platforme politike se si t’i shtyjmë përpara këto procese.

Ndërtimi i shoqatës dhe ecja e çështjes së pronave Çame në Greqi rezulton e suksesshme, por për ecjen e mëtejshme në realizimin e aspiratave çame nuk e shoh shoqatën si mekanizëm të mjaftueshëm që do ta përballonte “luftën” politike me shtetin Grek. Shoqata është mjaftueshëm e fuqishme dhe ajo do të ec tashmë pa mua dhe disa nga figurat kontributdhënëse në shoqatë. Thjesht unë nuk do të jem diktatori që do të mbyll asnjë nga shoqatat ose nga partitë politike, përkundrazi pres një angazhim më të madh të shoqërisë civile në kauzën tonë. Por, Qeveria e Republikës së Çamërisë është i vetmi organ që flet për të drejtat dhe detyrimet e popullit çam dhe arvanitas në Greqi dhe në diasporë, për këtë ftojmë partitë politike dhe organizatat e tjera të çamëve në Shqipëri, Kosovë dhe Diasporë që komunikimin me shtetet përkatëse dhe institucionet ndërkombëtare tani e tutje ta bëjnë duke komunikuar me qeverinë e shtetit të tyre – Republikën e Çamërisë.

Projekti i shtetit të Çamërisë si konfederatë me shtetin Grek është diamanti që ne e gjetëm

Shqiptari.eu: Çfarë raportesh keni me partinë çame? Në fakt reagimi i saj ka qenë shumë i ashpër ndaj jush, duke ju quajtur eksponent grek.

Kryeministri Lato: Projekti i shtetit të Çamërisë si konfederatë me shtetin Grek është diamanti që ne e gjetëm, e prezantuam dhe do të jetojmë çdo ditë me të në të ardhmen. Fusha politike në të cilën kanë ecur deri tani partitë Çame ka prodhuar deputetë dhe pushtetarë në Shqipëri, nuk kam asgjë kundër, ata mund ta vazhdojnë projektin e tyre për pushtet në Shqipëri. Ky synim i tyre është nën sferën e objektivave çame në përgjithësi dhe do t’ju bëjë ftesë që sa më parë ta bëjnë zgjedhjen e delegatëve të tyre për Kuvendin e Republikës së Çamërisë, që sa më parë të nisin djemtë e tyre për ushtrinë e Çamërisë. Nuk jam rival i asnjë partie Çame, jam vetëm kryeministri i Republikës së Çamërisë.

Për sa i përket etiketimeve ndaj meje, unë jam një njeri publik i identifikueshëm me identitet dhe integritet moral dhe kod gjenetik familjar. Nuk do të ndalem në fjalët që më vijnë nga drejtime të ndryshme sepse kjo do të më bënte të humb hapin në rrugën e shenjtë që kemi nisur dhe objektivat politike që i kemi vënë vetes dhe qeverisë që drejtoj.

Shqiptari.eu: Për herë të parë në Deklaratën e Pavarësisë përfshihet çështja arvanitase, pasi në vazhdimësi është folur me dekada vetëm për çështjen çame. Sa po ia arrini të zgjoni arvanitasit, që të keni mbështetjen e tyre në idenë e pavarësisë, realizimin e saj?

Kryeministri Lato: Kombi Shqiptar përbëhet nga kultura fetare e bazuar mbi kristianizmin dhe mbi islamin si doktrina fetare. Po ashtu çamët kanë brenda vetes të dyja komunitetet. Nëse nisemi nga gjeneza e tragjedisë çame atëherë mund të them se çamët u viktimizuan fillimisht se i prezantuam si turq (Osmanlinj) dhe herën tjetër si përkrahës të fashizmit, por realiteti i pathënë deri tani është se edhe arvanitasit edhe çamët janë shqiptarë.

Shqiptari.eu: A keni program politik qeveritar për çështje të mbrojtjes në kontekst më të gjerë të sigurisë, veçanërisht duke pasur parasysh dy tendencat kryesore në Ballkan, krijimin e një pajtimit nën udhëheqjen e perëndimit, dhe konfliktit nën trysnin e radikalizmit? Cili opsion, politik apo ushtarak i jep më shumë shans zgjidhjes së çështjes shqiptare në Greqi?A keni përkrahje ndërkombëtare dhe nga kush?

Kryeministri Lato: Shpallja e Republikës çame si shtet i pavarur nuk nënkupton shpalljen e luftës së çameve dhe grekëve me doemos apo menjëherë. Ne hodhëm në opinionin politik e diplomatik një variant për zgjidhjen e problemit shekullor greko-çam. Kjo ide kërkon ende më shumë kohë për tu prezantuar në mekanizmat politikbërës e vendim-marrës botëror.

Duhet prezantuar ekipi i kësaj ideje dhe pastaj të fillojnë ta analizojnë qeveritë dhe mediat botërore.

Për të bërë jehonë dhe prezantim, Qeveria  Republikës së Çamërisë ka dy projekte: Ambasadave botërore dhe qeveritë (përfshi Greqinë) do t’ua dërgojmë ftesat për njohjen e shtetit Çam, njëkohësisht po hartojmë një platformë për bisedime me qeverinë Greke me ndërmjetësimin dhe garancinë ndërkombëtare, përkatësisht Këshillin e Sigurimit të OKB-së dhe NATO-s që sa më parë të ulemi në një Dejton për çështjen Çame. Nuk ka rrugë tjetër. Vendet pavarësohen me luftë dhe pastaj duhet të ndodhë marrëveshja (Sllovenia, Bosnja, Kroacia, tash së fundi Kosova) ose duhen marrëveshjet ndërshtetërore pastaj suksesioni (Mali i Zi, Maqedonia, etj). Ne fillimisht Greqisë dhe botës po u ofrojmë formulën e ndarjes së Malit te Zi dhe Maqedonisë.

Po bëjmë përgatitjet përfundimtare për themelimin e Bankës Qendrore të Çamërisë

 

Shqiptari.eu: Cilat vendime do të jenë të parat të Qeverisë?

Kryeministri Lato: Qeveria Çame ka nënshkruar vendimet e para që kanë të bëjnë me emërimet e ministrave në Ministrinë e Mbrojtjes, Ministrinë e Jashtme, Ministrinë e Financave, Ministrinë e Administratës dhe Pushtetit Vendor. Po ashtu kemi nënshkruar urdhëresën për kryerjen e detyrave fillestare dhe specifike për secilën ministri. Detyrat janë publike dhe se së shpejti do të publikohen në faqen zyrtare të qeverisë, gazetën tonë zyrtare si dhe agjencinë e lajmeve (Çamëria Sot). Deri tanimë është marr vendimi për themelimin e Televizionit Publik Çam dhe gazetës me po të njëjtin emër, si dhe po bëjmë përgatitjet përfundimtare për themelimin e Bankës Qendrore të Çamërisë.

Shqiptari.eu: Ju keni krahasuar çështjen çame e arvanitase me Kosovën e 2 korrikut dhe keni shfaq simpati ndaj filozofisë së presidentit Rugova. A e konsideroni si doktrinë veprimi që çon në zgjidhje?

Kryeministri Lato: Nga rugovizmi do të marrim si model unifikimin e popullit Çam e Arvanitas (1989 e shqiptarëve kosovarë, LDK), lobim në tërë botën përmes kulturës dhe fakteve historike si dhe përdorjen e forcës së armës për të mbrojtur (pragun e shtëpisë).

Ushtria Shqiptare në tri Shtetet tona do t’i ngjallte përfundimisht Fishtën e Skënderbeun

Shqiptari.eu: Ka vlerësime, se pikërisht akti juaj i shpalljes së Pavarësisë së Çamërisë, minon proceset integruese të Shqipërisë në BE, por edhe të Kosovës, e cila ende nuk e ka përmbyllur shtetndërtimin.

Kryeministri Lato: Jo, përkundrazi shqiptarët në tre shtetet shqiptare si forcë e ekonomisë së tregut (fuqi ekonomike botërore, pozita e tyre gjeostrategjike) plotësojnë njëra-tjetrën.

Ushtia_jone_came01

Kosova si tokë, e Shqipëria e Çamëria si vende bregdetare, pastaj kontributi i tre ushtrive shqiptare në sigurinë e paqes në rajon dhe botë janë oferta më e ëmbël që i propozohet njerëzimit sot. Pra, kur kemi tre shtete demokratike shqiptare të integruara plotësisht në BE dhe në NATO ne nuk do ti kontribuojmë botës si refugjatë e azilantë, por kuadro e ekspertë në fusha të caktuara, dhe mbi 2 milionë ushtarë, të cilët menjëherë do t’i uniformonim për nevojat e ruajtjes së paqes botërore prej kërcënimeve asimetrike të ekstremizmave, koncepteve, megaloideve apo laicizmave të ndryshëm. Ushtria Shqiptare në tri Shtetet tona do t’i ngjallte përfundimisht Fishtën e Skënderbeun duke e kthyer kombin shqiptar edhe njëherë në mbrojtje të njerëzimit, kulturës dhe jetës mbi tokë.

Intervistoi: Gazeta Shqiptari.eu

Shperndaje ne
Updated: 13 Nëntor, 2016 — 15:43

The Author

Admin

1 Comment

Add a Comment
  1. Jam vetëm një qelizë plakë e organizmit shqiptar, por nuk do të kursehem për të dhenë kontributin tim modest, për të shpjeguar nder bashkëkombës, për obligimin tonë kombëtar për të manifestuar një mbështetje të gjithanshme për jetësimin e të drejtës legjitime të vëllezërve tonë çam dhe arvanitas, për të jetuar të lirë dhe me dinjitet të pa nëpërkëmbur në Atëmemëdheun, trashëgim prej të parëve!
    Rroftë Republika e Çamërisë!
    Rroftë populli jonë liridashës!
    sveseli@hotmail.com

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.