Raetet – ilirët alpin të harruar

01noriku_ilirikuni

Sa pak njihet origjina dhe historia e Raetëve të cilët ishin fisi më i fuqishëm dhe më luftaraku i ilirëve alpin. Livy , bindshëm i rreshton nga origjina etruske. Oqeanin e madh të historisë pellazgë-ilire është vështirë ta  lundrosh me një barkë të vogël; përpara i ke valët monsunike të mashtrimit të cilat të godasin me forcë të madhe sa vështirë të gjesh pikë-arritjen. Por , durimi dhe ledhatimi i tyre të jep fuqi dhe vetëm kur e sheh vetën që ke arritur mu aty ku ke dëshiruar.

Kësaj radhe duhet të huazosh elefantët e Hanibalit për të mbërritur në Alpet Ilire ,  aty të “takosh “ të parët tanë të Europës Alpine të cilët janë zhdukur pa fije dhimbjeje nga monstra e madhe – Perandoria e Romës. E vërtetë që Roma ka lindur nga etruskët , ilirët dhe keltet; por mu ajo Romë e ka shlye parahistorinë duke ia veshur vetës çdo lëvizje , çdo hap dhe dhe çdo gjë.

Raetët janë përmendur edhe nga Polybusi dhe është dëgjuar pak të flitet për ta si të pavarur deri në vitin 15 prKr. E vërtetë kjo ? apo janë humbur gjurmët .Por sa do që është e vështirë , prapë se prapë  duke e njohur principin që çdo lëvizje në kohë i ka gërvishtjet e saja-arrijmë tek rezultati Raettia.  

( Retia ) ishte një provincë e Perandorisë Romake e quajtur ashtu në bazë të popullit Raet , Në perëndim kufizohej me Helvetet , në lindje me Norikët në veri me Vindelikët dhe në jug me Venetët dhe Histritët . Dikush i spjegon Raetet  si Etruskët e zhvendosur nga lumi Po, në luginat e Alpeve, por e vërteta duhet të jetë që ata ishin indigjen në Alpe. Gjuha e tyre e lidhur me gjuhën Etruske është folur deri në mbarim të shekullit 3 pas Kr.

Nga burimet e hershme të “Histories” së Polybusit,shkruar para vitit 146 pasKr përmenden Retet. Edhe sipas Plinit Plakut , ata ishin Etrusk të cilë ardhja e galëve  i shtyri në Alpe.

Historiani Livy në kohën romake të Augustit , e shkruan të njëjtët si Plini Plaku ; retet janë dyndur nga Etruskia në Alpe rreth viteve 600-400 parKr. nga lëvizja e madhe Kelte nga Galia  dhe keltizimi i tërë regjionit .

panonia_ilire_Raetia“Shënimet moderne  të kohës, tregojnë që shpërndarja e mutacionit L497 në Zvicrën lindore, Tirol  dhe në jug-perëndimin e Gjermanisë  i përshkruhet Provincës Romake të Raetëve.

Këta ishin banorët autokton , pasardhës të Etruskëve gjë që e vërteton edhe teronië e Livyt.” ((http://shissem.com/Hissem_Romans.html ) 

Raetia_ilire

Gjatë mbretërimit të Mark Aurelit, Raetia udhëhiqej nga komanda e Legio III Italica-s, me qendër në Castra Regina ( Regensburg ), 179 pas Kr.Ndër Dioklecianin ,Raetia ishte pjesë e dioçezës së vicarius Italiae dhe e ndarë në Raeria prima ( Curia Raetorum –Chur ) dhe Raetia secunda (Augusta Vindelicorum -Augsburg ) Ura lidhëse në mes dy raetive është e definuar shumë mirë me vijën lacus Brigantinus -Liqeni Konstances)  dhe  Oenus (Lumi Inn  – Insbruck).

Ende kemi punë , ende kemi për të zbardhur : dy fise tjera ilire Breunet dhe Genaunet .

Të shohim !

Nëse ju duhet më shumë, ja referencat :

Ludwig Steub, Ueber die Urbewohner Rätiens und ihren Zusammenhang mit den Etruskern (Munich, 1843)

Mary B Peaks, The General Civil and Military Administration of Noricum and Raetia (Chicago, 1907).

http://www.it1me.com/learn?s=Rhaetian_people

http://www.concepts.org/index.php?title=Raeti#gsc.tab=0

 

fahriu_ri_09_fb13.11.16

Gjakovë

Shperndaje ne
Updated: 13 Nëntor, 2016 — 07:06

The Author

Fahri Xharra

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.