Letërsi Kombëtare: Jamë Shqipdoni Zot në Trollin tim

luftetar_shqiptare_03
Jamë Shqipdoni Zot në Trollin tim

Shqipdoni kishte mësuar në filozofin e Soktatit në lidhje me “mosdijën e mësuar” ai thoshte: “di se nuk di asgjë”.
Por në (sh.XV). filozofi dhe teologu i njohur Nikolla Kuzani shkroi veprën: “Docta ignorantia (lat) – ‘Mosdija e mësuar”, ”mosdija e dijeshme”, “dije e padijeshme” etj. –Kuzani ishte i mendimit se Zoti është një maksimum i pakufishëm, të cilin njeriu me anë të arsyes së tij të kufishme nuk mund ta njohë. Çdo dije për Zotin si qenie e pakufieshme në të vërtetë është një mosdije e mësuar. Në pikpamjet agnostike jepet mendimi, -se njeriu asgjë nuk mund të dijë mbi Zotin e atributet e tij, për shpirtin e njeriut, për “botën e manatanshme” etj. Pra nëse njeriu nuk mund ta njohë me siguri as atë që veneron aq më pak mund ta njohë atë që nuk mund as ta vënërojë.
Ksenofoni që kishte dedikuar një vepër për Sokratin e famshëm, -se kohe pas kohe gjatë qëndrimit të tij në burg i paraqitej një zë hyjnor që i tregonte si të vepronte, të mendonte, dhe të sillej, pastaj se ç’është e mira dhe e keqja, e drejta, e padrejta, e vërteta, rrena, e moralshmja etj. Poashtu Platoni, kishte mendimin, -se ne Sokratin ishte një shpirt që e mbikqyrte dhe e bënte me dije për çështje të ndryshme, pra ai ishte zëri i mbrendshëm. Hegeli ishte i mendimit, – se ai zë i mbrendshëm që i paraqitej Sokratit ishte këshillues dhe udhërrëfyes për njohjen e vetvetës dhe lirisë së vërtetë.
Por Toma Akuini në “analogjin e qenies” është i mendimit, -se çdo gjë mund të quhet qenie, por çdo qenie nuk egziston në të njejtën mënyrë.
Por në fanatizmin e teologeve të ndryshëm filozofik fetar, tipari thelbësor i tyre është ekskluziviteti (mungesa e kompromisit, e dialogut, e koekzistencës etj) dhe militantizmi i tyre kanë qëndrim armiqësor ndaj filozofisë teologjike fetare dhe botëkuptimit të ideologjive tjera, që nuk janë me idetë e njejta të tyre). Nga aspekti filozofik fanatizmi paraqet një lloj të monizmit apsolut, ekziston vetëm një e vërtetë e njëmendët, vetëm një fe e drejtë, kurse të vërtetat dhe fetë e tjera nuk janë as të njëmendëta as të drejta. Pikërisht në emër të fanatizmit janë bërë edhe sot vazhdojnë të bëhen krime të mëdha njerëzore e materiale.
Hegeli me të drejtë thote se fanatizmi është “një liri negative” dhe “një furi e shkatërrimit”.
Pra kleriku fetar me mosdijën e mësuar flet në foltore sipas dëshirave që ka, historin e lavdishme pellazgo-iliro-shqiptare e bën të rreme, ndërsa historin e sulltanëve pushtues osmallinjë e paraqet si vlerë të vërtet historike, kështu ai e mohon atmëmëdheun shqiptarë! Pra kujt i sherben ky klerik antikombëtarë? Po, po kjo dihet u sherben interesave të huaja turko-arabe!
Këtu s’kemi të bëjmë me ndonjë ide të re të njohësh vlerën e një njeriu? Është nga ata që bënë kompromise, në dëm të interest kombëtarë, është nga ata që bënë pazare me pasurin e atdheut, është nga ata që për pushtetin e tij personal i shërben të huajit dhe përshtatet me idetë e tyre për ndryshimin e shoqërisë tradicionale në atë globale kozmopolite. Pra ky nuk është ai njeriu me ide kokëforte idealiste, nuk është nga ata këmbëngulës të patundur në dobi të kauzës kombëtare, që më mirë pranon të vdesë se sa të shkojë nga fryen era? Ajo ideja që të zësh një qoshe për t’i kënaqur interest personale është veçse një mashtrim i vetvetës. Ndërsa kokëfortësia për ta ruajtur traditën e të parëve tu, është ajo idealistja që do të biesh e ngritësh nëntë here, por herën e dhjetë të ngritesh për ta ndryshuar botën për të mirë. I bindur Shqipdoni se kishte kaluar proven kuptoi se kishte hequr nga vetja një peshë të madhe nga ato mësime teologjike të klerikut që po i mësonte me një gjuhë të huaj që Ay nuk e kuptonte fare, kështu Ay arriti ta përmirësojë gjendjen e tij shpirtërore, kur dielli doli në qiell, gati sa nuk fluturoi nga gëzimi për dritën e artë diellore.
Në ligjerata që kishte dëgjuar nga kleriku, i dukeshin si tregime përrallash turko-arabe, vetë kleriku i tij, kishte lënë një mjekërr majuce i veshur me veshje turko-arabe i jepte një ngjajshmëri të habitshme me imazhin e klerikeve fetar te Anadollit.
Porse Shqipdoni njëherë e përgjithmonë e kishte humbur ndjesinë e gabuar se si për një kohë kishte ngecur në atë mjedis të rremë dogmatik, duke dëgjuar rrëfime e histori të huaja.
Ishte ndërgjegjia e tij kombëtare që e largoi nga mësimet e huaja, të verbëra si lakuriq nate, nuk i mësonin asgjë nga historia e pellazgëve, ilirëve, arbënorëve e ata shqiptare që bënë më mijëra heroizma antipushtuese osmane, për mbrojtjen e atdheut shqiptarë. Ay nuk kishte mundur të dëgjonte klerikun të fliste me ligësi për ngjarjet historike të Gjergj Kastriotit – Skënderbeut, për Abdyl Frashërin, Sylejman Vokshin, Mic Sokolin, Hasan Prishtinën, Adem Jasharin… edhe pse Shqipdoni respektonte historit e popujve të botës, por mësimet për sulltanët e Anadollit i dukeshin si një mjegull,si një tymnajë llomotitëse e klerikut. Por Ay kishte kujtuar se çdo nxënës në shkollën fetare u beson dëngërllive te tyre, por jo more anadollak kurrë Shqipdoni nuk tjetërsohet për shkakë të fesë në turqeli, në shkja të zi, në grekë, në arabë… Në qenien e Shqipdonit po shfaqej gjithë ai shkëlqim, rrëzëllim dhe mirësi, më e madhe nga ajo e mashtrimit tuaj se vëllau im mund të jetë një i huaj, jo kurrën e kurrës, vëllai im është vetëm shqiptari çfardo feje që të jetë e beson Ay, Ay është im vëlla… Ç’kujton t’i more klerik i marrosur të besoj në rrenat tuaja, jo në asnjë mënyrë jo! Vërtet Unë respektoj të gjtha fetë, besimet, respektoj të gjithë popujt e botës, ama sejcil të jetë Zot në shtëpi të vetë! Unë jam vetvetja! Unë besoj në lirin dhe vetëvetën time! Unë jam pushteti i atdhedashurisë! Unë jamë Shqipdoni Zot në Trojet e mia qysh para, dreqit, satanit, djallit, naletit e shejtanit.

Avdi_ibrahimi

Shkruan: Avdi Ibrahimi

Shperndaje ne
Updated: 20 Nëntor, 2016 — 19:38

The Author

Avdi Ibrahimi

Autori ish- Z.kom i Brigadës 128. ZOP

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.