Zoti Janullatos , Greqia po na kërcënon !

zerva_fashist

Zoti Kamenos  e paska inspektuar  disa herë kufirin me Shqipërinë dhe na paska kërcënuar “Deklaratat e fundit nga Z. Rama, deklaratat sajesë antihistorike duhet të na sjellë përsëri në kujtesën tonë për ata që flet, Çamët ishin bashkëpunëtorë të nazistëve. Ishin ata që ishin në anën e të mundurve në luftë. Ne nuk do të pranojmë sfida të tilla, ne nuk do të pranojë raporte të tilla, të cilat infektojnë dhe historinë dhe të drejtën ndërkombëtare “, 

(‘Και αυτό αφορά όχι μόνο την Τουρκία, αλλά και την Αλβανία. Οι τελευταίες δηλώσεις του κ. Ράμα, οι ανιστόρητες δηλώσεις, θα πρέπει να μας ξαναφέρουν στη μνήμη ότι γι’ αυτούς τους οποίους μιλάει, ήταν οι συνεργάτες των ναζί. Ήταν αυτοί που ήταν με τη μεριά των ηττημένων στον πόλεμο. Δεν θα δεχτούμε τέτοιου είδους προκλήσεις, δεν θα δεχτούμε τέτοιου είδους αναφορές, οι οποίες προσβάλλουν και την ιστορία και το διεθνές δίκαιο”, τόνισε ο κ. Καμμένος.)  . Zoti Janullatos e dëgjuat ?

Desha t`ia rikujtoj Zotit Kamenos dëbimin dëbimin i popullsisë shqiptare  nga Greqia më 1913, 1923, 1938, dhe më 1944-45 gjenocid, sikundër historikisht ka ndodhur edhe në Kosovë. Vrasje masive, djegëje, dëbime.

“Egërsia barbare, me e pamëshirshmja e heleneve, do derdhej mbi popullsine e pambrojtur shqiptare te Çamerise. Nga 1830-1838, viktima e pare u be popullsia shqiptare, qe banonte ne ishujt Joniane, Me vone, ne vitet 1863, 1913 u rrëmbyen toka te tjera, ku banoheshin nga shqiptaret, duke përfshire Ambrakinë, Kosturin, Pindin, Konicën, qe është viktima e dyte e shqiptareve për nga barbaria e shovinizmit grek. Ndërsa me 1913, greku pushtoi tere Çamërinë dhe e ktheu ne një çiflig te andarteve. Çamëria eshte viktima e trete e barbarisë greke dhe, deri diku, plotësohet mbi gjysma e planit te Megaloidese. Greqia, sa e pushtoi Çamërinë dhe e vendosi brenda kufijve, qe caktuan te mëdhenjtë, çamet i ktheu ne skllevër, pa asnjë te drejte. Por shovinizmi përsëri nuk ishte i qete. Popullsinë çame e quante si një minë me plasje te ngadaltë. Se Greqia nuk i trembej aq popullsisë çame; gati 120 mije, sa tre milionë arvanitasve shqiptare, qe u kishte mohuar me kohe te drejte, lirinë, gjuhen, shkollimin shqip dhe kombësinë shqiptare. Shovinizmi ortodoks mesjetar grek, bënte planet për pastrim total etnik. Ne Greqi te mos ngelej shqiptar, duke i përzënë për ne Turqi dhe Shqipëri, ndërsa pjesën tjetër i dërgonte neper ishujt e Egjeut. Ata qe do ngeleshin do ndërronin kombesine.” – ju kujtohet Zoti Janullatos ?

Juve Zoti Gjeneral Kamenos , unë si qytetar i Kosovës së lire desha të iu rikujtoj se:” Sulmi i Italisë fashiste mbi Greqinë, u përdor si pretekst ndaj shqiptareve dhe ata, viktima e pare e fashizmit, do quheshin “agresore” ndaj Greqisë?!  Egërsia greke nuk u ndez ndaj vete agresorit, por ndaj shqiptareve, qe ishin te sulmuar. Pas kësaj lufte, Greqia do te kishte edhe gurin, edhe arrën. Do vendoste ligjin e luftës dhe do thuhej: “Greqia ishte sulmuar nga Shqiperia dhe jo nga Italia”. Ky ligj i hilesë dhe i paarsyes do vinte edhe kushtin tjetër: “Ligji do qëndronte pre aq kohe sa te harrohej çështja çame dhe te vendosej kufiri i Verio Epirit dei në Shkumbin!”.

Nëse e shikoni foton e më poshtme do të shihni se ju ishit bashkëpunëtorët më të ngushtë të nazi-fashizmit :

pershendetjet_fashiste_zerva

Edhe gjatë agresioneve serbe mbi shqiptarët e Kosovës, Serbisë dhe Maqedonisë përgjatë të gjitha kohërave vrasjet bekoheshin nga Kisha Pravosllave Serbe.  E njejta gjë ishte edhe me Kishën ortodokse greke ;hidhjani një sy fotos së poshtë dhe e shihni të vërtetën e predikuesve të zotit”  

prifterinjte_fashiste_grek

Greek Orthodox priests…Credit: Nat Farbman / Contributor Editorial #: 50869384  Collection: The LIFE Picture Collection   April 1946: Greek Orthodox priests blessing the beginning of Napoleon Zervas’ political campaign. (Photo by Nat Farbman/The LIFE Picture Collection/Getty Images) .

Zoti Janullatos ,nëse Napoleon Zerva e kishte bekimin  e Kishës Ortodokse për vrasje , masakra  dhe dëbime të arvanitaseve “ de la souche “ ( arvanitasve të rrënjës ) ju tani në krye të Kishës Ortodokse të Shqipërisë si e komentoni m barbarinë e tij ?

Më poshtë është edhe një foto nga “krenaria “greke , Napoleon Zerva në prehër të priftërve ortodoks grek..

zerva_prifterinjeve_grek_fashiste

Unë si shqiptar  i Kosovës e ndaj dhimbjen e njëjtë me ata të Çamërisë,po ju për ne ?

Mos harroni se jeni shërbyes i  Zotit në Shqipëri ! 

fahriu_ri_09_fb

Fahri Xharra,03.12.16 Gjakovë

Shperndaje ne
Updated: 3 Dhjetor, 2016 — 14:16

The Author

Fahri Xharra

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.