Si do të përfundojmë?

“Amerika na solli nga mali në shtëpi, madje edhe na transferoi me avion në SHBA dhe sapo arritëm atje, ia nisëm përgatitjeve për të ushtruar terrorizëm ndaj atyre që na çliruan nga Serbia. Për fat të mirë, ata u arrestuan para se ta kryenin veprën. Kjo ngjarje tronditi skenën politike perëndimore. Ata menduan se ishte një rast i izoluar dhe e kapërdinë këtë realitet të hidhur.

Sidoqoftë, ata konstatuan se me popullin e Nënë Terezës dhe Rugovës, nuk ishte diçka në rregull apo se ky popull, paska edhe një fytyrë tjetër: njërën ku i ka punët pisk dhe tjetrën në paqe. Aq sa më shumë largoheshim nga lufta, aq më shumë faktorizohej radikalizmi fetar. (http://letersi-perkthime-artikuj.blogspot.com/2011/07/pse-po-na-braktise-perendimi-shekulli.html )”

Edhe kjo nga i njëjti shkrim i Lis Bukurocës: Në gazetat perëndimore si dhe televizion, herë pas here shfaqen fotografi nga Kosova duke u falur në rrugë apo duke demonstruar për shami. Si pasojë, çdo qytetar në Perëndim, pyet veten: ku i kemi dërguar djemtë dhe pse? Pastaj doli imami i Prishtinës dhe tha: “Nënë Tereza gjendet në xhehenem, sepse nuk ka besuar Allahun…”. Kur dëgjuan këtë deklaratë perëndimorët, e përkthyen ashtu siç kishte dashur ta thotë imami: “ “Nënë Tereza është ne ferr, por edhe ushtarët krishterë që na mbrojnë, vendin e keni atje. Të gjithë krishterët e kanë vendin atje.” 

Shkas  i këti shkrimi është  “Fillova te shkruaje si shkas i nje emisioni ne Top Channel “Exclusive”me titull “Hoxha Kuq e Zi”!! Ahmet Kalaja nga Merita Demiri

Tentativa e marketingut për “hoxhën engjëll” kuq e zi për te gjithë ata qe marrin fryme shqip ishte një cinizëm dhe nje tentative për te na shitur “djallit për engjëll” !   Titullin “kuq e zi ” na e paska marre si kontribut per indoktrinimin fetar te futbolliste Shqiptar! Cfar merite!!!! Lexova pak për ketë matrapaz te radhës apo siç i quaj unë argat te dreqit , gazeta Panorama thoshte se hoxhë Kalaja kishte bërë haptas thirrje për xhihad dhe luftë te SHENJET ne Siri , ku edhe ishte shkolluar! Cfar kërkon ky matrapaz tek kombëtarja!! apo aty i është dhëne detyra nga urdhër dhënësit te indoktrinojë sa me shume futbollist qe kombëtares t`ia heq shkëlqimin te cilin ja dha gjithë kombit kuq e zi . Ngjyrat kuq e zi nuk durojnë asnjë Fe , ato janë ngjyra Kombëtare dhe nuk durojnë as hoxhe as prift ! Sidomos ne kohen kur bota është duke u tmerruar nga aktet e dhunshme! ( nga Merita Demiri )

Shikoni, bota shqiptare ngritët në këmbë në mbrojtje të Liderit Ramush Haredinaj , e në të njejtën kohë stërmadhohet “ Hoxha Kuq e Zi “ në Top-Channel . Miku i madh i çështjes aktuale shqiptare , Lis Bukuroca  pyet me plotë arsye : Pse po na braktisë Perëndimi?

Religjioni është e drejtë bazë e çdo njeriu, por ata që shndërrojnë religjion në ideologji politike, luftarake, nuk kanë vendin as në gazeta, as televizor e as në rrugë.

Si do të përfundojmë?  Po shihet  dal`ngadal` !

09.01.17 Gjakovë

Shperndaje ne
Updated: 9 Janar, 2017 — 05:07

The Author

Fahri Xharra

1 Comment

Add a Comment
  1. Ju lumte prof. Xharra!
    Ju aq sa po gjurmoni gjumreve shqiptare sa nen toke aq edhe mbi toke, ju njeherish po i qitni edhe te palarat e atyre qe po perpiqen me cdo kusht ta njollosin Kombin tone!
    Eshte e vertet per fat te kq ajo qe ju e thoni se disa pas ardhjes kendej ne Amerike akoma pa u sistemuar mire filluan t’i bashkangjiten terrorizmit dhe siq thuht nje fjale “ta permbysin kupen” qe na e mbushen me buk dhe ne dhane strehe vendi mikprits qe na strehoi si te ishim femijet e tij Amerika! Dhe sikur te mos mjaftonte kjo por kishte edhe individe qe u versulen diskove e lokaleve te ndryshme ku e shfrytezuan rastin dhe nen ndikimin e alkoholit dhunaun femra te cilat ishin edhe te mitura! Por, kishin harruar te gjoret se ky vendi demokrat dhe mikprites din te jete edhe hakmarres dhe siq thuhet nje fjale “U koqit sharra ne gozhde” dhe ketu nuk kishte si te korruptohej asnje gjyqtar dhe e morren denimin e merituar mirepo tabela qendronte para banesva te tyre ku banonin me mbishkrimin” Eshte dhunues” qe ta kuptoje e gjithe lagjja se afer e kan nje prson qe ka kryer dhunim!
    Ne vertete para luftes i kishim pa shkolle disa hoxhallar por ishin atdhetare, ndersa pas luftes hoxhallaret me shkoll po i kemi ne por po duan te na lene pa Komb dhe Atdhe!
    Ne shqiptareve na ka hyre ne koke kjo dreq pune e religjionit dhe na preokupon ndersa edhe 100 vite te jetosh ne Amerike apo kudo ne Europe nuk te pyet kush se cilit religjion i takon, kuptoht nese ti nuk e bjen punen qe ata te kene arsye ta cekun religjionin tende!
    Serish ju pergezoj per punen qe po e beni dhe dhashte Zoti e pena juaj troket n ndergjegjet e fjetura te atyre qe i ka zene gjumi apo e kan devijuar rrugn!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.