Sa jemi gati për UNESCO ?

Vitim e kaluar ,ne shtator në Qendrën Kulturore të Serbisë në Paris ka qenë e hapur ekspozita : „Косово и Метохија – 10 корака“  – “ Kosova dhe Metohija – 10 hapa  “. Pra ekspozita me një emër simbolik . që Kosmeti është larg Europës vetëm 10 hapa . Një pyetje  para se të kaloj në  trajtimin e asaj që dua ta them:  “A ka Kosova qendër kulturore dikund në  Paris ? “

Pra , përgatitjet serbe për pengimin e hyrjes se Kosovës në UNESCO kanë rifilluar . Po na ku jemi , sa jemi gati ? E dini që na pret një ballafaqim i vështirë ?  Kosova ka njerëz të cilët dinë ta mbrojnë trashëgimin shqiptare të saj . Le ti mbledhim , ata le të flasin .
 

Ekspozita për Kosovën në prizmin serb ishte hapur nga Gjuriqi  i Zyrës së Kosovës në Beograd, Darko Tanskoviqi ( poliglot) , Ambasador i Serbisë në Unesco , drejtori i qendrës kulturore serbe  në Paris  Slavica Petroviq, ambasadori i Serbisë në Francë Rajko Ristiqi si dhe një numër i madh ambasadorësh  të shteteve tjera pranë UNESCO-s.|

Ekspozita kishte  “ për qëllim që vizitorit modern t`ia afron çështjen serbe të Kosovës në mënyrë sa më mbresëlënëse , duke i përdorur metodat teknike -artistike  më modern për paraqitjen e zhvillimit të kulturës serbe në Kosovë  nga antika  e deri në shekullin 20 -të “

Miq të nderuar , Franca dhe Parisi janë qendra botërore të kulturës dhe artit ; prandaj aty duhet të ndihet zëri ynë , aty duhet të ndihet e vërteta e jonë historike. Parisi ka emër të forte ; Parisi është me ne. Parisin e kemi një orë fluturim aeroplani nga Kosova – kështu thoshte Presidenti  Zhak Shirak  në prag të bombardimeve të Jugosllavisë . Edhe ata ishin me civilizimin botëror kundër një të keqeje ballkanike.

A kemi fakte për ndonjë ekspozitë të “ngutshme  “në Paris ? Po ., bile shumë !
Por , besoj që kësaj rradhe nuk do të na mungojë  energjia pozitive  kombëtare dhe shtetërore që me njerëz të besuar , të kualifikuar dhe dashamirë të të vërtetës të Kosovës për organizmin  sa më me vlerë , sa më bindës kampanjën tonë për hyrjen e Kosovës në Unesco .Serbia e di mirë se ku i dhemb Europës dhe ajo ndër të tjera i ekspozoi edhe këto eksponate.

Fahri Xharra. 12.01.17
Gjakovë

Shperndaje ne
Updated: 13 Janar, 2017 — 16:56

The Author

Fahri Xharra

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.