Letërsi Shqiptare: “VËSHTROJ” -Poezi nga Ardian Haziri

Autor: Ardian Haziri

Vështroj oxhaqe që bëjnë garë
Me tym mbi çati
Garë, që sfidon të ftohtin
Lisa të ngarkuar me bardhësi
Një rreze janari plot shpresë
Copëza kristali që shkëlqejnë
Në këtë peizazh të bardhë
Shikimin ma rrëmbejnë

PËRQAFIM QIELLIT

Kaloj drejt rrugëve hijerënda
Në këtë qytet plot heshtje
Lart më ik shikimi
Jam i tëri me kurreshtje
Ty, qiell i artë të vështroj
Muzgu të dha një përqafim
Dhe me vete mendoj
Këtë ndjenjë se ke në agim

RRUGË ANTIKE

Rrugicave me gurë
Vazhdoj qetësisht, shëtitjen
Një e lehur plot inat
Thyen heshtjen mes mureve
Por unë eci, eci
Gjerësa në kështjellë arrijë
Shoh hapësirë gjigante
Përplot histori
Ah, mrekulli
Është një pasuri

FJALA

Eh, ç’të them unë
E gjitha u tha
Me një vrull idiotizmash
Po po, pranohet
Çdo gjë që thua
Mjafton ta ket’ kollaren
Ai që flet
Medet, medet…

Shperndaje ne
Updated: 13 Janar, 2017 — 10:28

The Author

Adrian Haziri

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.