Letërsi Kombëtare: PËR TY, MOTËR MËRGIMTARE(Poezi)

PËR TY, MOTËR MËRGIMTARE

Për ty, motër Mërgimtare
Kaptoj dete e kaptoj male
E shëtis të tërin globin
Vij tek Ty të ta fshij lotin

Ah, kurbeti, i ziu kurbet
Gjakun tim kudo ke tretë
Larg ma solle Mërgimtaren
Sa ka mall për ABETAREN!

Sikur plumb po t’vritka malli
Në krah’ror zemrën ç’ma kalli
Gjaku gjakun e kërkon
Mërgimtaren-motrën tonë

Saherë shqipen shoh n’flamur
Mendja m’shkon kudo n’Evropë
Atje kam gjakun tim unë
Mërgimtaren dhe shumë shokë

Atje kam dhe Militantin
Çirimtaren e Çirimin,
Çajupin dhe Atdhetaren
Kam dhe Ditën me Agimin

Dhe në t’largtën Amerikë
Kemi shokë e kemi miq
Dila Gecajn- poeteshë
Zemrat tona ç’na i çon peshë

T’gjithëve juve, o shqiptarë
Ju përqaf me t’zjarrtin mall
Me dorë n’zemër, ju them shqim
Se ju jeni gjaku im!

Poezi: Zymer Mehani

Shperndaje ne
Updated: 15 Shkurt, 2017 — 12:12

The Author

Prof. Zymer Mehani

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.