KUSh PO VJELl VRER KUNDRA NEVE

PSEUDOHISTORIANË DhE PSEUDOKLERIKË TË LAJThITUR
(që po vjellin të pavërteta kundra figurave kombëtare shqiptare)

Këta nuk janë veç halabakë por dhe mediokër të llojit të vet..! Nëse edhe ky far biçim historiani po thot të pavërteta kundra Gjergj Kastriotit sikurse edhe do klerikë shqipfolës trularë e shpirtshitur, që janë veçse argatë të armiqve shekullorë të shqiptarëve dhe s’prajnë duke e çjerrur gurmazin në uluritjet e tyre animale esull nëpër mediumet vizuale kundra historisë, kulturës dhe personaliteteve shqiptare.

Pra edhe ky palaço politikani me ndërgjegje të grisur, ky shqipfolës që i futi hundët gjithkund falë butakizmit të tij dhe pakurrizllëkut të vet finok prej servili të rëndomtë që po na e rrëfeka historinë e shpifur pikërisht tani! Vallë nuk ditka ta dallojë kombin nga feja ky pseudointelektual, ky tregtar bizantin i vlerave kombëtare?! Le të pëlcasin nga marazi këta por Kombi Shqiptar është një dhe Heroi Kombëtar Shqiptar, më i madhi nga të mëdhenjtë është padyshim Gjergj Kastrioti-Skënderbeu.

U munduan serbët ta bënin serb(sllav), por nuk ia dolën, nuk u besoi askush përveç do resulave e kapllano-viçave të pasndjekur nga paskalos milosat. U munduan edhe grekët ta bënin të vetin por nuk u shkoi për dore, ”i huaji kurrë s’bëhet i joti” thot populli i jonë hyjnor. U munduan edhe turqit ta kthenin kah perandoria e tyre sikurse që i kthyen do renegatë alla ballaban-hajvan por më kot! Ju mos pritni!

Por shkoni e pyetni turqit se ata ju tregojnë troç, pa mëdyshje, se kush ishte e çka ishte Skënderbeu? Fundja ç’rëndësi paska përkatësia konfesionale e tij. Me rëndësi është se ai si askush tjetër e luftoi zaptuesin e Tokave të Arbrit njësoj si dhe me të njëjtin mllef e goditi në ballë qoftë atë të gjysëmhënës që i vinte nga lindja, qoftë atë të kryqit që i vinte herë nga jugu e herë nga veriu! Gjergj Kastrioti-Skënderbeu i respektoi të gjitha fetë e asaj kohe bashkë me konfesionet e tyre; krishtërimin me dy ritet e tij, atë katolik dhe orthodoks, muslimanizmin me dy ritet e tij atë sunit dhe shiit(bektashian). Ai i respektoi njësoj vëllezërit e vet prej babe e nëne; të madhin Stanishin katolik, të dytin Kostandinin dhëndër të Sulltanit,të tretin Reposhin murg orthodoks në Manastirin e Hilandarit, kurse ai vetë qëndroi si unit sepse, vetëm me unitizmin e tij të pashoq ai do të mundte ta mbante të bashkuar popullin shqiptar edhe pas vdekjes së tij.

Pra unitizmi i tij ishte ShQIPTARIA! Edhe pasadhësit e tij të denjë,sot e mot, nëpër damarët e të cilëve rrjedh gjaku i arbrit dhe mendja e shëndoshë e të cilëve nuk do të lajthitet kurrë sepse ajo gjithnjë do të mendojë, prodhojë dhe frymojë shqip dhe vetëm shqip! Shqiptarët e patën, e kanë dhe do ta kenë gjithmonë në shpirtin e tyre të stërvuajtur ShQIPTARINË dhe ShQIPTARIZMIN edhe Atdhe edhe fe! Tani shtrohet pyetja përse janë çuar lugetërit e po ia trazojnë eshtrat Gjergjit aty ku i pushojnë në trollin e Mëmëdheut si dhe po ia mërzisin shpirtin atje lart në amshim e qetë, ku fluturoi përjetësisht si Heroi Legjendar Shqiptar – Mbret i Epirit dhe Maqedonisë.

Po, ai mori lëvdata dhe tituj ushtarakë edhe kur ishte në ushtrinë e sulltani si IsSkënder emër i dhënë ky për nder të Aleksandrit të Madh, edhe kur ishte në mbrojtje të qytetërimit evropian-perëndimor si Atlet i Krishtit!Ai tamam sikurse shqiponja dykrenare që me njërën kokë vështron lindjen e me tjetrën kokë vështron perëndimin por trupin e kanë të përbashkët, e kanë një, dhe u qëndron aty në mes, në Tokën e Arbrit, në Shqiptari!

© Kasam ShAQIRVELA

Shperndaje ne
Updated: 28 Qershor, 2018 — 03:29

The Author

Kasam SHAQIRVELA

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.