Fotis Kalpidhis i vrarë nga shqiptarët ortodoksë të Korçës

Mitropolitin Fotis, nuk e vranë shqiptarët mysliman, nuk e vranë as komitët bullgarë dhe rumunë, atë e vranë ortodoksit shqiptar të Korçës për veprimtarinë antishqiptare që bënte ky klerik i ardhur nga Azia e Vogël.
Pra , dënimi i tradhtisë nuk njeh fe . Po, pse u vra kjo shëmbëlltyrë e së keqes ?
Korçaret e vranë për greqizmin e shqiptarëve duke përhapur gjuhën greke dhe mallkuar gjuhën shqipe. Por Patriarkana e Stambolli nuk hoqi dorë lehtë për të dërguar misionarët e saj për përhapjen e greqizmit tek shqiptarët. Në vend të Foti Kallpidhis, ajo dërgoj Mitropolitin Gjervasio, i cili edhe ky ishte pondios, pra sllavë nga Azia e Vogël.

Mbani në mend : “ Në vend të Foti Kallpidhis, ajo dërgoj Mitropolitin Gjervasio, i cili edhe ky ishte pondios, pra sllavë nga Azia e Vogël “ ! E shihni , gjithnjë kundër shqiptarisë për një qellim të mjerë : greqizimin e shqiptarëve. Poshtërsia e Kishes Greke nuk kishte kufij .

Nuk e di se si ndodhë, sikur tek serbët ashtu edhe tek grekët , antishqiptarët të shpallen heronj ;
“Mitropoliti i Korçës Foti Kallpidhis renditet në historiografinë greke tek Heronjtë e luftës për Maqedoninë greke e cila u zhvillua nga viti 1904-1908. Ai renditet si martiri i parë me rrobën e një kleriku fetar i kësaj lufte. Fjala është për atë Maqedoni që pretendonin grekët nga Manastiri, Ohri, Prespën, Korça, Pogradec “. Si ta quajmë ndryshe këtë lakmi të fqinjit tonë të jugut , të cilin ne ekrijuam shtet. Ah , Perandoria Osmane qoftë mallkuar !


Në çdo kohë kishte Avni Rrustema ,ose më mirë të themi që çdo kohë e shqiptarisë kishte familje të Jovan Kosturit : “Familja e Jovan Kosturit ka qenë njëra nga mbështetësit kryesor të Komitetit të Fshehtë të Manastirit, vetë Jovan Kosturi ka qenë anëtarë i degës së Korçës të këtij Komiteti. Ka të dhëna se kryetar i vërtet i Komitetit të Fshehtë të Manastirit ishte Jovan Kosturi, por kjo gjë mbahej shumë e fshehtë. Në të vërtetë Komiteti i Fshehtë i Manastirit është projekt i familjes Kosturi sepse ata ishin drejtuesit kryesorë dhe financuesit e saj.”

Shqiptarët e mjerë “Studiuesi Xhevat Lluri shkrun se më 1914, në Prongji të Gjirokastrës vijnë 200 ushtarë grekë dhe gjënë e parë që bënë arrestuan Bajramin Ligun i njohur për atentatin që kishte kryer me Hito Lekdushin mbi Bimbashin e Gjirokastrës, Mars 1908.
Nga torturat në burg grekët i thyen disa brinjë dhe i prenë njërin vesh pasi e akuzonin për vrasjen e Mitropolitit të Korçës, Fotis Kallpidhis. Fshati Prongji mblodhi monedha floriri dhe ia dërguan komandës greke me anë të Majko Llurit për lirimin e tij. Pasi u pranua shuma e florinjve komandanti grek dha urdhër që Bajrami i sakatuar të lirohet. Por nuk u mësua nëse Bajrami kishte qëlluar vërtetë mbi Mitropolitin grek.

Pse historianët e jugut nuk e zbardhin mirë këtë ngjarje : “Një ngjarje ende e pa zbardhur mirë nga historianët shqiptar është vrasja e Mitropolitit të Korçës, Fotis i cili nën rrobën e udhëheqësit shpirtëror të ortodoksëve bënte punën për greqizmin e shqiptarëve në zonën e Voskopojës, Korçës e deri në Përmet.”
Vetëm ta mbani në mend: “Më 1902, në 16 Maj zgjidhet Mitropolit i Voskopojës, Korçës dhe Përmetit.”
Ishte ende koha e turkut , ende ishim të robëruar dhe turku na donte shumë sa që i lejonte grekët të na greqizojnë ,të na humbasin farën tonë . Ç`farë dashurie osmane ?

Lajmi i vdekjes së tij tronditi panhelenizmin dhe shpërndahu dhimbje dhe urrejtje në shpirtrat e helenëve të Korçës. Klithma urrejtjeje u dëgjuan dhe betime tek më i Larti për hakmarrje…

Panhelenizmi ,pansllavizmi , panislamizmi kundër shqiptarëve.

Shqiptarët duhen të kthjellen dhe të krijojnë panshqiptarizmin e tyre , po or me kë ?

Fahri Xharra,29.01.18
Gjakovë

Shperndaje ne
Updated: 29 Janar, 2018 — 21:21

The Author

Fahri Xharra

1 Comment

Add a Comment
  1. www.mentealternativa1.blogspot.com dhe www.whale.to

    Keto gjera duhen perhapur sepse shqiptaret nuk merren me keto gjera te rendesishem.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.